ARKIVI:
20 Shtator 2024

Mulla Adem Pakashtica, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit për Alfabetin e Gjuhës Shqipe

Shkrime relevante

Disa syre të Kuranit bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuten laike

Ne gazeten „IslamNews“ (http://islamnw.wordpress.com ) “Le Kazakhstan interdit des sourates du Coran “ –“Kazakistani ndalon...

Serbia, po i “mjel” ShBA-në dhe vendet e BE-së, e Kosova kërkon heqjen e sanksioneve!?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Shqiptarët, në mungesë të trashëgimisë...

Kosovë-Presidentja Osmani  në New York, Kryeministri Kurti në Bruksel  

Nga Behlul Jashari-PRISHTINË, 19 Shtator 2024/ ___ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

  • Me rastin e 115-vjtorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 1908 – 2023

Jo të gjithë njerëzit, edhe po të duan, mund të qëllojnë në kohë e vende ku merren vendime historike. Kjo u takon vetëm atyre që në një mënyrë ia bëjnë vendin, edhe kur duan, po edhe kur nuk duan ata. 

Kjo kishte ndodhur edhe me Mulla Adem Hoxhën – Pakashtica. Adem Hoxha, një nxënës i shkelqyeshëm e Medresës në Selanik, kishte pasur fatin të jetë pjesëmarrës, ani pse vetëm si dëgjues e shikues, në Kongresin e Manastirit, aty dhe atë ditë kur u themelua Alfabeti i sotëm e Gjuhës shqipe. Delegatët e këtij Kongresi kishin parë të arsyeshme që si pjesëmarrës të Kongresit të merrnin pjesë nxënësit e shkelqyeshëm medresantë për ta bërë sa më madhështo. Këtë fat e kishte pasur edhe Adem Hoxha, nga fshati Pakashticë e Poshtme aso kohe, më vonë i njohur me Mulla Adem Pakashtica. 

Mulla Ademi Pakashtica

Adem Hoxha i Pakashticës së Podujevës, si nxënës i shkëlqyeshëm, bashkë me nxënës të tjerë dhe drejtorin e Medresës së Selanikut në vitin 1908, ishin pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit me rastin e themelimit të Alfabetit të Gjuhës shqipe, të mbajtur prej 14 deri më 22 Nëntor 1908. 

Ndërtesa ku u mbajt Kongresi i Manastirit për Alfabetin e Gjuhës Shqipe më 1908.  

Mulla Adem Pakashtica vetëm zyrtarisht është njohur si Adem Hoxha. Kjo për arsye se njihej si Mulla Adem Pakashtica.
Mulla-i m. (ar. Mawla – zotëri; tur. mevla) titull fetar mysliman që i jepet hoxhës; hoxhë i shkolluar1, dhe i tillë ishte ai për kohën. Të tillët ishin shumë pak.
Mulla Ademi, si medresant e si hoxhë, ishte përparimtar. Ai e shkolloi birin e tij e biri i tij shkolloi edhe dy vajzat, nga pesë sa i kishte.  

Mulla Adem Pakashtica për femrën dhe moralin e saj, thoshte: 

– Femna duhet me kanë rraspi veç për burrë të vet!  

Mulla Adem Pakashtica ka lindur në vitin 1892 në fshatin Pakashticë të Poshtme. Aty i mori njohuritë e para mbi fenë, me gjasë tek axha i tij Mulla Hyseni i Dytë dhe tek kushëriri Mulla Bekteshi. Shkollën e Mesme Teologjike – Medresenë, e ka  

Kur Mulla Hamit Sejdiu kishte rënë në kundërshtim me pushtuesit serbë për çështje politike si imam në xhami, Mulla Dema vendoset për imam në këtë xhami, diku në vitet 1914-1915, për plot 27 vjet, deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. 

Ishte imam shtetëror, para të cilit kanë dhënë betimin ushtarët e besimit islam. Mulla Ademi, ishte në kohën e lules së rinisë së tij, ishte vetëm 20 vjeçar kur Kosova pushtohet nga Serbia. Me gjasë, ai aso kohe ende nuk ishte bërë imam i Xhamisë në Pakashticën e Poshtme. Mirëpo, kur iu desh të largoheshin nga Pakashtica e Poshtme, ku kishte lindur dhe kishte bërë një moshë tani veç 30 vjeçare, i ndjekur prej kolonistëve serbë, ai me gjithë familjen e tij, një kohë kishin qëndruar në Zhiti të Llapit çipçi, e më vonë vendosen në Pakashticën e Epërme, mbasi kishin arritur të blenin një copë tokë bashkë me truallin, nga një kushëri tjetër, që kishte shkuar për në Turqi. 

Pakashticasit kishin një traditë në arsimimin e të rinjve, anI pse jo në gjuhë amtare, pse kjo, siç dihet, ishte e ndaluar nën Perandorinë Otomane tek shqiiptarët. 

Ky arsimim kishte gati 300 vite deri atëherë që po zhvillohej. Mirëpo, pse vetë nuk kishin mundur të shkolloheshin në gjuhën amtare, vetë Mulla Adem Pakashtica, si pjesëmarrës i themeëlimit të Alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit, po përpiqej t’ua mësonte nxënësve të mejtepit edhe alfabetin e shqipes. 

Më tej, për pjesëmarrjen në arsimimin e të rinjve shqip, si komandant I kufirit dhe në politikë kanë shkruar edhe Dr. Abdullah Vokrri e Dr. Fehmi Pushkolli,me sa vijon: 

Punohej me ngulm që të gjitha këto shkolla të shndërroheshin në punkte ku do të mësohej shkrimi dhe leximi shqip. Në këtë drejtim lipset  

veçuar mejtepin  e Pakashticës me mësuesit e saj: Mulla Zekën, Mulla Hamitin, Mulla Demën1. 

Në Pakashticë për arsimin kombëtar  dhe fetar ndihmuan: Mulla Hyseni I, Mulla Sylejmani, Mulla Hyseni II, Mulla bekteshi (në pakashticë dhe në Xhaminë e Madhe në Prishtnë), Mulla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Hyseni III e të tjerë2 

  Pos Mulla Bekteshit, i cili shkollimin e kishte mbaruar në Stamboll dhe i cili shquhej me një kulturë mjaft të gjërë, në këtë mjedis veproi një plejadë e tërë shkollarësh, siç ishin: Mlla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Hyseni etj3. 

Organet e pushtetit të Mbretërisë së Jugosllavisë me masa të ndryshme pengonin punën politike të Shaqir Halilit, Sali Hoxhës, Bajram Ajvazit dhe të tjerëve. Në këtë kohë dyshohej se Bajram Ajvazi ishte duke punuar kundër Jugosllavisë dhe ndihmohej nga Bislim Batllava, Halit Duli, Niman Bajraktari, Mulla Demë Pakashtica, Mulla Hamit Sjdiu, Adem Gashi 

i Dobërdolit. 

Meto Bajraktari u mbyll në tëbanishten e Adem Hoxhës në Bjeshkët e Pakashticës, ku u takua me Ali Shukriun. Në këtë tëbanishte Meto Bajraktari mbeti më shumë se një muaj. 

Nga 25 tetori 1944 në rajonin Përpellac-Merdar-Podujevë-Orllan-Lluzhan ishin dy regjimente gjermane me tanksa, të cilat mbronin kufirin me Serbinë. Bashkë me gjermanë luftonin edhe forcat vullnetare shqiptare me rreth 5000 luftëtarë. Komandnt i tyre ishte Jahë Fusha, por u dalluan si komandantë edhe Musli  Dumoshi, Mulla Demë Pakashtica, Ukë Mavriqi e të tjerë. Luftëra të përgjakshme u zhvilluan gjatë tërë kufirit, por sidomos në Peci, ku sulmonte Brigada XIII dhe Brigada XI e UNÇJ-së. Aty pati shumë të vrarë nga të dy palët, kurse nga ana shqiptare mbetën të vrarë: Salih Alija – Gashi, Zenun Dobrartini, Hajzer Sylevica, Rexhep Sadiku, Jusuf Tihovci dhe disa të tjerë6. Në këtë luftë pati edhe të plagosur. Komandant në këtë zonë ishte Mulla Demë Pakashtica. 

…Kuvendi i Vidishiqit u mbjt më 22 janar 1944 dhe në të u vendos të sulmohen dhe të çlirohen Mitrovica dhe Vushtrria. Adem Voca e kishte formuar Brigadën, sipas shembullit të partizanëve. Shtabi i brigadës ishte në këtë përbërja: Adem Voca – komandant, Mulla Hamit Sejdiu nga Pakashtica – komisar, Muharrem Hoxha nga Pakashtica – sekretar dhe Mulla Demë Pakashtica , Ukë Mavriqi, Ahmet Selaci, Abdyl Lahu dhe Faik Boletini- anëtarë të Shtabit. 

Islihati për pajtimin e gjaqeve u formua në Podujevë në dimër të vitit 1941, ndërsa punën Pleqësia filloi në fillim të vitit 1942. Rregullorja u pranua në mbledhjen e përgjithshme të Pleqësisë. Kryetar i Pleqësisë në rajonin e Llapit u zgjodh  Salih Hoxha, ndërsa Islihati kishte 17 anëtarë: Hoxhë Visoka (Shaqir Halili) nga Balloci, Hysen Statovci, gjykatës i sheriatit dhe sekretar i Islihatit, Bislim Batllava,  nga Batllava, Mulla Bajram Dumnica, Adem Hoxha nga Pakashtica, Mulla Amet Çunaku nga Lluzhani, Sherif Kunushefci nga Lluzhani, Shaban Uka (Bulliqi) nga Lluzhani, Zeqir Raskova, Ali Peniha nga Penuha, Ajet Dyzi (Ruhani),  Lutë Sinani nga Braina, Halit Duli nga Shtedimi, Sinan Dema nga Mavriqi, Ali Fusha nga Podujeva dhe Arif Merovci nga Sfeçla. 

Kolonizimi i vndit me serbë nga vise të tjera jashtë Kosovës, ndjekja e shqiptarëve për në Turqi, presionet, torturat, vrasjet e shtypja në forma të ndryshme dhe ekonomike e atyre shqiptarëve që po përpiqeshin të mos shpërnguleshin ose që ishte ndërprerë me ndërhyrjen e Europës, e kishin vështirësuar jetën në trojet e tyre të shqiptarëve. Shih nga kjo, është i arsyeshëm gëzimi i pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania, sepse e dinin se nuk do të mund të ishte një armik më gjakpirës se serbët ndaj shqiptarëve, prandaj edhe Mulla Ademi e kishte mirëpritur atë. 

Ndoshta për dikë mund të tingëllojë keq kjo, pse e kanë mirëpritur, por kjo është një logjikë e robit, sepse pret diçka më mirë. 

Tani, duke qenë në një moshë të pjekur, Mulla Ademi inkuadrohet edhe në politikë, duke bashkëpunuar me gjermanët për gjithë kohën sa ata kishin qenë në Llap dhe kishte hequr dorë nga të qenët imam, në vendin e të cilit kishte ardhur Mulla Hyseni i tretë, edhe ky një kushëri i afërm i Mulla Ademit. 

Në saje të njohjes dhe dijes ushtarake dhe të qëndrimeve të tij patriotike e trimërisë, Mulla Ademi ishte emëruar komandant i kufirit Kosovë – Serbi në rrethin e Llapit, nga se ai kishte gradën ushtarake Kapiten i klasit të parë, çka do të thotë se ka pasur njohuri ushtarake, strategji, e teknikë luftarake. 

Mulla Ademi, edhe pse po punonte me gjermanët, ai ishte i lidhur edhe me partizanët. Ai ishte vizionar, i shihte gjërat larg, sikur e dinte se edhe gjermanët nuk do të mund të qëndronin gjatë, prandaj ishte lidhur edhe me luftën e partizanëve në mënyrë të fshehur. 

Deri sa vet ishte lidhur me gjermanët, edhe i biri i tij ishte lidhur me Jahja Fushën, duke u bërë sekretar i tij, por që të dy, po bashkëpunonin me partizanët. Këta po u jepnin krahun edhe partizanëve, ani pse këta po e luftonin gjermanin, kishin mbajtur ilegalisht tre muaj Meto Bajraktarin bashkë me Ali Shukriun në Çenogë, lokalitet malor në veriperëndim të Pakashticës, pse ata po ndiqeshin nga gjermanët. 

Mulla Adem Pakashtica ishte i ditur, krentar, një filozof, në realitet ishte edhe i drejtë, dhe gjatë kohës së okupimit gjerman, ka qenë anëtar i Islihatit për pajtimin e gjaqeve në trevën e Llapit gjatë gjithë kohës së pushtimi gjerman. 

Bashkë me të birin, Muharremin, kanë marrë pjesë në Marrëveshjen e Trepçës më l944, por nuk kishin mundur të pajtojnë me kushtet e ofruara nga serbët dhe kishte pasuar një luftë e ashpër mes shqiptarëve dhe serbëve. 

Siç dihet, forcat serboçetnike kishin marrë sërish Kosovën mbas kapitullimit të Gjermanisë. Në Serbi ishin të organizuar dhe të armatosur mirë. Ata, nën emrin e Partisë Komuniste, po bënin mizerje nëpër Kosovë. Edhe në Llap po vrisnin e po prenin, duke i quajtur bashkëpunëtorë të fashizmit edhe ata që nuk kishin qenë fare. Mulla Ademi mbetet në male, por problemin e kishte tek Muharremi, djali i vetëm i tij, i cili kishte qenë edhe sekretar i Jahja Fushës në Podujevë. 

Pas LDB-së, për një kohë të dy këta, babë e bir, Mulla Ademi me Muharremin, kishin jetuar në male, pa guxuar të binin në dorë, sepse po ndiqeshin nga serbët. Kjo ilustrohet edhe me një anekdotë vërtet të hidhur. 

Ishte vera e viti 1946. Edhe duke qëndruar në mal, këta të dy, gjatë natës shkojnë për të ujitur arën. Një Sallah Revuçi e dinte se këta ishin të ndjekur. Dhe, për ta ujitur ai arën e tij në Valavica, po bisedonte në gjuhë serbe vetmevete, por sikur ishte edhe me dikë tjetër, duke e përmendur Hoxhën dhe të birin Muharremin, se duhet zënë ata. 

Kur Mulla Ademi e dëgjon, por nuk shihej, e merr Muharremin e marrin arratinë, duke e lënë të ujiturit. Sallahu, tani shkon e merr ujin dhe e ujit arën e tij gjithë natën, se nuk kishte ujë të mjaftueshëm për të ujitur të dy palët. 

Mulla Adem Pakashtica, disi bie në dorë përmes njerëzve dhe pas Luftës së Dytë Botërore është marrë vetëm me pleqni në Llap dhe në mbarë Kosovën, që i kishte mbetur veprimtaria e vetme humane deri në vdekje, duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë lami. Kur dikush nga Llapi pyeste për çkado qoftë ndonjërin nga krentarët tjerë të Kosovës, për probleme të ndryshme, ata u përgjigjeshin llapjanëve: ”Ju të Llapit e kini Mulla Ademin. Nuk kini nevojë të harxhoheni e të vini te na. Shkoni tek Mulla Ademi! Ai di ma shumë se na! – tregonte Jahir Potoku, krentar, i cili ka ndejtur e ka pleqnuar kohë të gjatë me Mulla Ademin. 

Mulla Ademi është shquar edhe si shumë humorist, krijues i shumë anekdotave. Mulla Ademi pati fatin të jetojë gjatë – deri në moshë të thyer, po mendjen e kishte të mprehtë gjithherë. Për të flasin me admirimin më të madh të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin, prandaj nuk është për t`u çuditur se pse ai është fytyrë e shquar e Pakashticës gjatë gjithë shekullit njëzet edhe në jetën politike, shoqërore, edukuese dhe të pleqnive brenda e jashtë trevës së Llapit. Ishte orator dhe shumë i gjindshëm sipas rasteve. 

Në vitin 1968 qe shpërngulur në Podujevë, duke blerë tokën e një serbi prej më shumë se dy hektarësh vend. Aty sot jetojnë nipat e stërnipat e tij.
Vdiq më 7.VII.1979, në moshën 87 vjeçare, në Podujevë. U varros në Pakashticë, në varrezat te Xhamia. 

Shtëpia – Kullë e Mulla Ademit, në Pakashticën e Epërme 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu