ARKIVI:
20 Shtator 2024

Hoxha Zekeria Idrizi dhe mendimet e tij domethënëse për Islamin dhe Kuranin

Shkrime relevante

Disa syre të Kuranit bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuten laike

Ne gazeten „IslamNews“ (http://islamnw.wordpress.com ) “Le Kazakhstan interdit des sourates du Coran “ –“Kazakistani ndalon...

Serbia, po i “mjel” ShBA-në dhe vendet e BE-së, e Kosova kërkon heqjen e sanksioneve!?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Shqiptarët, në mungesë të trashëgimisë...

Kosovë-Presidentja Osmani  në New York, Kryeministri Kurti në Bruksel  

Nga Behlul Jashari-PRISHTINË, 19 Shtator 2024/ ___ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Shpërndaj

Zekerija Idrizi, imam
___
* Mëdyshjet e mija rreth religjionit Islam 
___
Ka disa çështje që edhe pas 4 dekadash studimi e meditimi nuk mund t’i kuptoj e as t’i pranoj nga feja islame:
– Lejimi i martesës me kusherirat: vajzat e dajës, të hallës, të tezes dhe gjithë kusherirat në farefisin e afërm,
– Profeti Muhammed fejon Aishen në moshë 6 vjeçare, e marton në moshë 9 vjeçare. Kjo në Perëndim dhe në traditën e zakonet tona shqiptare është incest dhe konsiderohet pedofili,
– Profeti Muhammed kishte gjithsej 13 gra, plus dhe gra skllave,
– Profeti Muhammed dashurohet në vajzën e hallës së tij Zejnepen, e cila ishte grua e djalit të tij të adoptuar, Zejdit, dhe përfunfifmisht e marton atë pas ndarjes nga ai, gjë që, shih ironinë dhe absurdin, profeti e marton me sugjerim të Allahut, për ç’gjë edhe flet vet Kur’ani,
– Në Islam, sipas Kur’anit, lejohet dhe favorizohet seksi me robëreshat e luftës, çka është dhunë, paradoks dhe absurd për mua,
– Islami ndalon prostitucionin ndërkohë që legalizon atë me lejimin e poligamisë dhe seksin me gratë skllave pa kurrfarë kufizimi,
– Mbytjen në mënyrë mizore me ligj sheriatik të atyre që braktisin islamin, gjë që ndalon lirinë e bindjes dhe mendimit të lirë,
– Mbytjen në mënyrë barbare me gurëzim në tokë deri në fyt për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë kurorëshkelje – prostitucion,
– Mbytjen në mënyrë mizore të homoseksualëve dhe transvestitëve,
– Shfarosjen e hebrenjëve dhe paganëve nëse nuk islamizohen, si dhe mallkimin e tyre si komb,
– Luftimin e gjithë kufarëve (të pafeve) derisa të islamizohen dhe në tokë të dominojë ligji dhe feja e Allahut – Sheriati,
– Mallkimin dhe ndëshkimin e ateistëve dhe agnostikëve,
– Koncepcioni islamik në parim njeh vetëm vëllazërinë dhe nacionin islamik të quajtur Ummet islam dhe kalifatin gjegjësisht shtetin, kulturën dhe civilizimin islamik, gjë që nuk njeh fare kombet, kulturat, qytetërimet dhe shtetet nacionale….
Ka edhe shumë fenomene e ngjarje të tjera, por këto ishin nga më kryesoret që tek unë kanë shkaktuar dyshim të thellë dhe pezm e indinjatë njëkohësisht…….
P.S.
Jam thellësisht i bindur që shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë kanë njohuri shumë sipërfaqësore, për t’mos thënë fare, për fenë islame dhe këtë fé e trashëgojnë vetëm verbërisht e dogmatikisht nga prindërit dhe gjyshërit e tyre. Shumica e tyre, madje, nuk kanë njohuri fare për çështjet që i ceka më sipër, dhe se fenë islame e praktikojnë pjesërisht, përciptazi dhe shumë prej tyre fare hiç. Së këndejmi, mendimi se shqiptarët statistikisht janë shumicë myslimane në trojet shqiptare është i pabazë, i pathemeltë.

K O M E N T E

12 KOMENTE

  1. Më vjen keq që më fshive komentin në faqen tënde në Facebook dhe më bllokove. Por do ta provoj këtu.

    A keni dyshime në Kuran? A besoni se ky libër është një shpallje nga Zoti nga fillimi deri në fund? Po pyes, sepse më duket e çuditshme të dëgjoj gjëra të tilla nga një hoxhë.

    Unë jam i bindur plotësisht se shumica e pikave të përmendura mund të shpjegohen mjaft mirë. Dhe disa nga këto pika më befasuan më parë. Por ndërsa e studiova më gjerësisht dhe në gjuhë të ndryshme, i kuptova. Por edhe nëse nuk kuptoj gjithçka, i besoj të Gjithëditurit se Ai ka urtësi të përsosur.

    Ibnul Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

    “Nuk ka gjykim në legjislacionin (islam), përveç se në të ka urtësi, edhe nëse shumë prej njerëzve apo (madje) shumica e tyre nuk e kuptojnë atë.”

    Allahu thotë në Kur’an: Elif, Lam, Mim
    Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. [2:1-2]

      • Pikat e përmendura janë jo pak. Dhe nuk mendoj se ky është vendi i duhur për të diskutuar këto pika me ju, edhe pse unë do të doja. Unë mund t’ju këshilloj të kërkoni përgjigje në internet ose në YouTube në gjuhë të ndryshme si anglishtja.
        Nëse unë kam gjetur përgjigje për këtë, atëherë do ta gjeni edhe ju. Pyetja e vetme është nëse ekziston vullneti për të gjetur përgjigje.
        Ndoshta keni një imam të ditur aty pranë, mund të flisni me të për këtë. Por nuk kam kohë të filloj një diskutim këtu në internet dhe nuk çon në asgjë, më vjen keq.

        • Tek une gjithmonë ka ekzistuar vullneti per te gjetur pergjigje ne keto pyetje per te cilat flet z.Idrizi. Kam kerkuar shumë, kam lexuar shumë. As mendimtaret e islamit dhe as interneti nuk munden te me bëjnë qe une te besoj ne aresyet qe i dhanë ata. Cfarë arësye mund te japin ata p.sh. per martesen e Muhamedit a.s. me nje femijë nëntë vjecare. Qëllimi i marteses me Ajshen per ty dhe simendimtaret e tu mund te jete i aresyeshem , por per tere kohen sa do te ekzistojë Bota, Muhamedi a.s. (me te drejte) do te konsiderohet pedofil. Prandaj, te lutem, ndaj 4-5 minuta dhe mundohu te na japesh nje pergjigje. Ku ta di, ndoshta do te me bindesh ti me shume se sa te tjeret.

          • Nuk është e mundur të trajtohen të gjitha këto pika në detaje këtu në komente. E pamundur. 4-5 minuta nuk mjaftojnë. Por ju më dhatë një ide. Në javët e ardhshme do të ulem dhe do të përkthej një broshurë dhe do ta publikoj në një PDF, që ka të bëjë me martesën me Aishen. Nëse dëshironi, mund të më dërgoni emailin tuaj dhe unë do t’ju dërgoj PDF-në email. Sepse shoh që ka një mungesë të madhe në rajonin shqipfolës që merren me këto tema. Përveç shqipes, lexoj shumë në anglisht dhe gjermanisht dhe aktualisht po mësoj gjuhën arabe, vetëm për informim. Dhe ne këto gjuhë ka më shumë literaturë që lidhet me këto tema, edhe sepse Islami po sulmohet më shumë në Perëndim. Por tani është bërë e ngjashme edhe tek vendet tona.

    • Bujar, nfa je aq i sigurtë që ka allah? A e ke pa ndonjëherë? Ti po e përshkruan allahun si i gjithëdishmi e i plotëmëshirëshmi. Atëherë, pse i frikësoheni dënimeve aq të pamëshirshme të allahut në botën e amshimit? A ke ndonjë shpjegim për këtë?

  2. Adhurimi ndaj Zotit bazohet jo vetëm në frikë, por edhe në dashuri dhe shpresë. Pyetja nëse Zoti ekziston apo jo është një pyetje e madhe. A e kam parë ndonjëherë? Jo sigurisht qe jo. Por ka shumë gjëra që nuk i kam parë kurrë, por i besoj. Jo çdo gjë që ne nuk shohim nuk ekziston. Gjithsesi komenti im shkoi për Imamin e nderuar që beson në Zot. Unë nuk do të filloj një diskutim me ju në komente për t’ju vërtetuar se Zoti ekziston. Unë do t’ju kërkoja të informoheni sepse kjo nuk është platforma e duhur dhe nuk do të çojë në asgjë.

    • Bujar, ky hoxha nuk ven ne diksutim “a ka Allah apo nuk ka Allah”. Mos i ngatrro gjanat.
      Fjala e Allahut nuk asht thane ne HAVA’, por asht thane per tu zbatu ne jete nga ata qe besojne.
      Tashti ti, qe e njeh mire besimin islam, na difto veçmas per seicilen pike te ketij shkrimi te hoxhes, se si i kupton ti dhe si i zbaton ti ne jete.
      Po na i spjegove keto pika se si duhen zbatu, ti i ke ba nji sherbim te madh besimtarve dhe te gjithe lexuesve.
      Mbes ne pritje te spjegimeve tua. Kalosh mire.

  3. Po si eshte e mundur qe Zoti foli vetem me shpellaret beduine mbi deve dhe ra ne heshtje pergjithmone? Te gjitha Pallavra beduinesh!

    Me bahet zemra mal kur shohe qe populli im me ne fund eshte vetedisuar. Kam menduar qe shqiptaret nuk jane te afte dhe nuk kane fuqi ta thene te verteten per ate qe mbollen Otomanet ne trurin e te pareve tane.
    Kete Imam e pergezoje per shkrimin e tij dhe trimerin e tij. Mjafte me me prralla shpellaresh, prostitute, pedofili myslimane/islame.

  4. Me bahet zemra mal kur shohe qe populli im me ne fund eshte vetedisuar. Kam menduar qe shqiptaret nuk jane te afte dhe nuk kane fuqi ta thene te verteten per ate qe mbollen Otomanet ne trurin e te pareve tane.
    Kete Imam e pergezoje per shkrimin e tij dhe trimerin e tij. Mjafte me me prralla shpellaresh, pro stitute, pe dofili myslimane/islame.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu