ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

“Après moi, le déluge” 

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Kjo shprehje është përdorur gjatë rrëmujave të `97 thuhet se  nga ish-Presidenti i atëhershëm shqiptar në një çast dëshpërimi , në kohën kur për një periudhë të shkurtër shteti shqiptar nuk egzistoi, dhe u desh ndihma e të huajve që Shqipëria të stabilizohej  nga papërgjegjshmëria e qeveritarëve të atëhershëm, shprehje e cila është moto e shumicës drejtuese  dhe opozitare në vëndin tonë, e një shumice e cila është pa identitet, militant, nuk përbën elitën shqiptare, e ardhur nga dosjet e përgatitura në labirinthet e diktaturës, dhe nga miqtë, e farefisi i tyre, gjë që ka penguar dhe vonuar tranzicionin shqiptar Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE. 

Sidoqoftë edhe sot pas 26 vitesh, motoja e shumë opozitarëve të sotëm të korruptuar madje edhe e shumë `VIP`-ave  të Maxhorancës së sotme është e njëjtë: të kapim çtë kapim e të pasurohemi, pa Shqipëria sipas idesë së tyre do mbetet si në frazën e famshme të perandorisë osmane për Arnautistanin e aatëhershëm: ` `Selanik e tatëpjetë siç ka qënë ashtu do të jetë`…. 

Kjo shprehje e përkthyer shqip -‘Pas meje, përmbytja’ – është një shprehje franceze që i atribuohet mbretit Louis XV të Francës, te zonja de Pompadour, e preferuara e tij. Vetë fraza i referohet përmbytjes biblike,  dhe besohet se daton pas Betejës së Rossbach të vitit 1757, e cila ishte katastrofike për francezët 

Në përgjithësi konsiderohet si një shprehje nihiliste e indiferencës ndaj çdo gjëje që ndodh pasi dikush është larguar, edhe pse mund të shprehë gjithashtu një parashikim më fjalë për fjalë të shkatërrimit. Kuptimi i tij është përkthyer nga Brever në format “Kur unë jam i vdekur, përmbytja mund të vijë për atë që më intereson”, dhe “Shkatërrim, nëse doni, kur ne jemi të vdekur dhe të ikur”. 

Këtë shprehje e kanë përdorur edhe Marks në Das Capital ku kapitali prandaj është i pamëshirshëm ndaj shëndetit ose jetëgjatësisë së punëtorit, përveç rasteve kur është i detyruar nga shoqëria.   

Është përdorur edhe nga Dostojevski tek `Vëllezërit Karamazov ` ku Prokuroria përdor shprehjen për të përshkruar qëndrimin e babait të pandehur të sprovuar dhe për të ankuar për përkeqësimin e vlerave ruse në përgjithësi (Après moi, le déluge – Ëikipedia). 

Në demokracinë e sotme në Shqipëri ku shumë nga  deputetët e parlamentit janë përzgjedhur nga drejtuesit e partive më të mëdha politike shqiptare dhe jo nga aftësitë profesionale dhe të meritokracisë, (ashtu si dhe ata vetë  u emëruan si drejtues të partive të para pas demokracisë nga ish Presidenti Alia i cili i emëroi gjithashtu sipas bëmave në dosjet e sigurimit të shtetit), vazhdojnë të keqpërdorin elementët e demokracisë edhe në Parlamentin shqiptar duke penguar funksionimin normal të saj, e duke vepruar njëlloj si lëvizja çartiste. 

Kështu që demokracia në Shqipëri lindi dhe po jeton pa esencën e vërtetë  demokratike që kanë vëndet perëndimore sepse këtë esencë, sistemi ynë demokratik e ka deformuar si pasojë e vendimarrjeve jo të rregullta, shkeljeve të ligjit të pa dënuara, korrupsioni masiv dhe mitmarrjet massive, Vendosja në drejtim të militantëve, jo-profesionistëve, ish bashkëpuntorëve të rregjimit dhe miqve të tyre. 

Veçoritë e demokracisë në BE, SHBA, Angli, Kanada, Australi, etj, shpesh përfshijnë: 

-lirinë e tubimit dhe shoqërimin- POR tek ne tubimet janë totalisht politike dhe te dhunshme, 

-pronën personale- POR tek ne pronat personale tek ne akoma nuk janë kthyer tek pronari, madje pronari i vërtetë quhët `ish pronari`, dhe ligji famëkeq 7501 mezi është rregulluar pjesërisht, dhe një pjesë e madhe e pronarëve të vërtetë nuk e kanë marrë ende  pronën ,  

-lirinë e Fesë -POR tek ne pjesërisht është e plotësuar, por njëri nga komunitetet më të mëdha të krishtera drejtohen nga të huajt, duke shpresuar në të ardhmen të drejtohet nga shqiptarë, 

-liria e fjalës- POR tek ne është kthyer nëabuzimin me  lirinë apo me lirinë e shpifjes në mediat elektronike, madje dhe në  Tv dhe Gazeta pronë të tyre, jepen informacione të pa-faktuara sipas interesit të medias përkatëse në disa raste, 

-shtetësinë -POR tek ne shtetet fqinjë bëjnë presison të vendosen elemente që BE dhe vetë shteti fqinjë i interesuar nuk i vendos vetë si p.sh., `etnia`, por bëjnë  presion për të krijuar dhe shtuar në numur `minoritete` duke paguar individë të veçantë, ose duke u dhënë pashaporta me qëllim që Shqipëria të dalë sa më e copëtuar, 

-pëlqimin e të qeverisurve, të drejtat e votes- POR tek ne sa herë humb njëra pale, gjithmonë e hedh fajin tek pala tjetër, dhe asnjëhere nga vetja e saj e cila në të vërtetë është fajtore për mos seleksionimin e individëve dhe mos realizimin e Programeve elektorale serioze, duke u ankuar dhe sharë vëndin e tyre pikërisht edhe në BE e kudo, 

-të drejtat e pakicave -e vetmja gjë që në Shqipëri pakicat nuk qahen, sepse  jetojnë më mirë se vëndasit, qoftë me punën jashtë shtetit, qoftë me të ardhurat që u vinë nga emigrantët, qoftë me pasaportat që u japin fqinjët, madje me këtë veprim të egzagjeruar, janë duke nxitur me qëllim emigrimin jashtë vendit madje edhe konvertimin artificial që me pretekstin e `lirisë së ndërgjegjes se çfare etnije je`, kërkohet djallëzisht pakësimin e popullsisë shqiptare dhe rritjen e popullsisë  `minoritare`. 

Tipari thelbësore i një qeverisjeje demokratike është: Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin qeverinë e tyre përmes zgjedhjeve. Qeveria është përgjegjëse para popullit të saj si një Eksluzivitet universal për të rriturit. 

Çfarë po ndodh në Shqipëri? 

 Shkurtimisht, një nga ish drejtuesit e opozitës me disa foltoristë , të rrezikuar të dalin përpara ligjit shqiptar po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, duke mos u ndalur para asgjëje, madje dhe në parlamentduke penguar punimet e tij me justifikime nga më banalet dhe më absurdet. Por populli po e kupton se asnjëherë drejtues dhe ish-drejtues që bërtasin ulurasin, kërcënojnë institucionet- mund të kenë të drejtë. Ata duhet të dalin para ligjit e të japin llogari dhe, jo të përpiqen të krijojnë anarki. Detyra e ligjit është të mbrojë popullin nga shkelësit e ligjit, dhe se të gjithë janë të barabrtë përpara ligjit dhe jo mbi të. 

Mesa duket këta individë përherë e më të vetmuar përpara popullit shqiptar, po mendojnë po atë frazë që Luigji i XV shprehu pas Betejës së Rossbach të vitit 1757, e cila ishte katastrofike për francezët: “ Après moi, le déluge “… pra le të bëhet qameti, vetëm ne të shpëtojmë!!!!!?? POR…nuk ka për të qënë kështu. 

 Shteti ligjor demokratik nëpërmjet drejtësisë, sado me vonesë, do të kërkojë llogari për vjedhjet, korrupsionin, shkeljet e ligjit, vrasjet, arratisjet jashtë shtetit etj. 

 Në fund të fundit lufta midis Të vërtetës dhe Gënjeshtrës, Faktit dhe Trillimit, Lirisë dhe Abuzimit me Lirinë, do të ballafaqohen në Sistemin e Drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare. 

priftipirro2017@gmail.com         

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu