ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Feja islame është shtrirë me dhunë nga Perandoria Osmane dhe, sot, shpërfaqet përsëri dhunshëm si Islam Politik

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Mustafë Xhemaili, aktivist i njohur i çështjes kombëtare, Ferizaj
____
PËRZGJEDHJE ME NJË HYRJE KUNDËR ISLAMIT POLITIK NË KOSOVË
____
Një debat i gjerë është hapur në Republikën e Kosovës! Veprimi aktiv i islamit politik! Kjo tashmë është bërë shqetësuese. Mendoj se ka ardhur koha që nuk duhet të heshtet më, por, të ngritet zëri më fuqishëm, kundër këtij fenomeni kaq negativ dhe rrënues i qenies sonë kombëtare.
Islami, njëra ndër fetë më të mëdha në botë, e cila në shumë vende (shtete) arabe dhe të Lindjes së Mesme është “kushtetutë” për qeverisje dhe sundim përmes librit të shenjtë Kur’ani-t. Në Gadishullin Ilirik (që sot zyrtarisht i thonë Ballkan!), ka ardhur me dhunë përmes sundimit prej disa shekujsh nga Perandoria Osmane, e cila perandori u zhbë vetëm në fillim të shekullit 20.
Në Gadishullin Ilirik, feja islame është shtrirë me dhunë nga kjo perandori dhe, sot, shpërfaqet përsëri dhunshëm si ISLAM POLITIK në mesin e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Serbinë Jugore.
Natyrisht, se qëllimi është i qartë: islami politik aty ku do ta gjejë hapësirën dhe trollin e përshtatshëm edhe do të krijoj parti politike dhe do të hyj në garën politike zgjedhore për të pasur ulëse në parlamentin e akcilit shtet që përmenda, e, në mënyrë të specifikuar, në Parlamentin e Kosovës. Kjo dihet! Nuk do të jetë hera e parë që do të ndodhë! Një parti e tillë, me thelb të islamit politik, ishte e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës, por nga rrethanat dhe kushtet që ishin jo të favorshme, për kohën, ajo u zvogëlua dhe doli nga parlamenti! Kjo do të ishte një temë tjetër për shqyrtim. Këtu mund të përmendet edhe veprimin i disa delegatëve në parlementet e kaluara dhe të sotmin, që kanë bërë dhe bëjnë kërkesa që dalin nga programi neootoman i Turqisë dhe presidentit Erdogan si “përfaqësues” dhe “mbrojtës” i fesë islame!
Shteti laik, siç jemi ne, mbrone qytetaret nga religjioni e ndersa shteti sekular i mbronë të drejtat dhe liritë fetare në kuadër të të drejtave të njeriut
Pra dallimi është i madh dhe përmbajtësor.
Sot jemi dëshmitarë se Kushtetuta jonë që është e shtetit të Kosovës, shtetit sekular, shkilet rëndë për çdo ditë! Në radhë të parë delegatë të Kuvendit, madje edhe nga kuvendi (duke ndërprerë punën e seancës parlamentare për shkak të ezanit!!); institucione qeveritare (duke nxjerrë vendime të çoroditura antiinstitucionale gjatë ramazanit etj.); partitë tona politike të cilat shkojnë dhe përulen para klerikëve në festat e tyre fetare, dhe nuk lënë varrim e “të pame” pa shkuar për t’i dëgjuar kokëulur hoxhollarët për të vdekurin i cili ka lindur shqiptar, është rritur shqiptar, ka vdekur shqiptar dhe në fund mbi kufomën e tij bie një flamur i huaj dhe përralliset arabisht); klerikë të lartë e hoxhollarë të ndryshëm dhe të shumtë në krye më BIK-un dhe udhëqësin e saj, i cili krenohet se ka ndërtuar mbi 800 xhami në Kosovë, “për 95 përqind musliman të popullatës” së shtetit të Kosovës!! Ndërsa në zemër të Prishtinës po ndërtohet xhamia gjigante e periudhës së sulltanatit të shekullit 16-të. Kështu ai del të jetë zbatuesi më i përpiktë i platformave antishqiptare që i ka krijuar Serbia, me theks të veçantë për islamizimin sa më të gjerë të shqiptarëve, si dhe agjendave aktuale qeveritare të politikës erdoganiste mbi Kosovën.
Po të vepronte si duhet dhe sa duhet, prokuroria e shtetit, për çdo ditë do të kishte arrestime për fyerje, shkelje të të drejtave të njeriut (veçanërisht të gjinisë femrore), përbaltje të simboleve shtetërore dhe kombëtare, sharje dhe kërcënime të personaliteve të përveçëm dhe të qytetarëve të rëndomtë.
Shqiptarët në Republikën e Kosovës nuk janë kundër kundër asnjë religjioni që praktikohet në mesin e tyre. Por ai, në radhë të parë, është kundër islamizimit dhe të xhamizimit (që të dyja me qëllime politike) të Kosovës.
Në Kosovë kanë filluar të ngrisin zërin, qoftë me inisiativa individuale e grupore siç është ajo e Deçanit, për braktisjen e islamit, të islamit politik si dhe kundër xhamizimit të shtetit tonë. Në anë tjetër hoxhallarë që njohin mirë fenë islame po përpiqen që të shpjegonë bazat e islamit dhe qëllimet e saj, veçanërisht në Kosovë.
Në vazhdim po sjellë disa shpjegime themelore të fesë islame nga njohësi i shkelqyer dhe studiusi i zellshëm i këtij religjioni, teologu Zekirja Idrizi, që i ka të vendosura në murin e tij Facebook-ut.
***
DILEMAT E MIA RRETH RELIGJIONIT ISLAM
Ka disa çështje që edhe pas 4 dekadash studimi e meditimi nuk mund t’i kuptoj e as t’i pranoj nga feja islame:
– Lejimi i martesës me kusherirat: vajzat e dajës, të hallës, të tezes dhe gjithë kusherirat në farefisin e afërm,
– Profeti Muhammed fejon Aishen në moshë 6 vjeçare, e marton në moshë 9 vjeçare. Kjo në Perëndim dhe në traditën e zakonet tona shqiptare është incest dhe konsiderohet pedofili,
– Profeti Muhammed kishte gjithsej 13 gra, plus dhe gra skllave,
– Profeti Muhammed dashurohet në vajzën e hallës së tij Zejnepen, e cila ishte grua e djalit të tij të adoptuar, Zejdit, dhe përfundimisht e marton atë pas ndarjes nga ai, gjë që, shih ironinë dhe absurdin, profeti e marton me sugjerim të Allahut, për ç’gjë edhe flet vet Kur’ani,
– Në Islam, sipas Kur’anit, lejohet dhe favorizohet seksi me robëreshat e luftës, çka është dhunë, paradoks dhe absurd për mua. Së këndejmi dhe jeta seksuale pa kufizim me hyritë në parajsë (xhennet) për myslimanët, sipas thënjeve profetike,
– Islami ndalon prostitucionin ndërkohë që legalizon atë me lejimin e poligamisë dhe seksin me gratë skllave pa kurrfarë kufizimi,
– Mbytjen në mënyrë mizore me ligj sheriatik të atyre që braktisin islamin, gjë që ndalon lirinë e bindjes dhe mendimit të lirë,
– Mbytjen në mënyrë barbare me gurëzim në tokë deri në fyt për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë kurorëshkelje – prostitucion,
– Mbytjen në mënyrë mizore të homoseksualëve dhe transvestitëve (gurëzimin, hedhjen nga shkëmbinjt ose hedhjen në turmë zjarri),
– Shfarosjen e hebrenjëve dhe paganëve nëse nuk islamizohen, si dhe mallkimin e tyre si komb,
– Luftimin e gjithë kufarëve (të pafeve) derisa të islamizohen dhe në tokë të dominojë ligji dhe feja e Allahut – Sheriati,
– Mallkimin dhe ndëshkimin e ateistëve dhe agnostikëve,
– Koncepcioni islamik në parim njeh vetëm vëllazërinë dhe nacionin islamik të quajtur Ummet islam dhe kalifatin gjegjësisht shtetin, kulturën dhe civilizimin islamik, gjë që nuk njeh fare kombet, kulturat, qytetërimet dhe shtetet nacionale….
Ka edhe shumë fenomene e ngjarje të tjera, por këto ishin nga më kryesoret që tek unë kanë shkaktuar dyshim të thellë dhe pezm e indinjatë njëkohësisht…….
P.S.
Jam thellësisht i bindur që shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë kanë njohuri shumë sipërfaqësore, për t’mos thënë fare, për fenë islame dhe këtë fé e trashëgojnë vetëm verbërisht e dogmatikisht nga prindërit dhe gjyshërit e tyre. Shumica e tyre, madje, nuk kanë njohuri fare për çështjet që i ceka më sipër, dhe se fenë islame e praktikojnë pjesërisht, përciptazi dhe shumë prej tyre fare hiç. Së këndejmi, mendimi se shqiptarët statistikisht janë shumicë myslimane në trojet shqiptare është i pabazë, i pathemeltë.
Zekerija Idrizi – Teolog
Berlin/Shkup
https:/www.facebook.com/zekerija.idrizi.31
***
FOTO: Projekti i arkitektes me famë botërore Zaha Hadidit, fituese e Çmimi Pritzker që cilësohet si Nobeli i Arkitekturës, për Xhaminë e Madhe në Prishtinë, i cili nuk u pranua për realizim nga BIK-u dhe politika neootomane e Erdoganit, njëri ndër projejktet më moderne të kohës për përdorim por edhe si atraksion turistik.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu