– Burra po u flas me zemër në dorë se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.
– Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…
– Aferim! Padre Gjergj!… Aferim të kjoftë, . bërtiti më të madhë një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e e erdh drejt te un, e më puthi në ballë e më tha: – Kështu flet shqiptari që e di që asht shqiptar!…
Ulnju burra, – u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pater Gjergj Fishten e vetëm komisioni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot për të mirën e popullit shqiptar neser…
Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje e më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të isjte tregue toleranca e eme që të pranojshm dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.
Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shtrejt në jetë sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue e kur u ktheva më tha: Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë! …
Por Shqypnija nuk mund të bahej ndrysh…”
Nga: At’ Gjergj Fishta
Kryesorte ne kete Kongres ishim priftent katolik shqiptar.
Ky fakt lehet ne heshtje padrejtesisht per shkak te ANTIKATOLICIZMIT.
Pothuajse gjate gjith historise kur ne kishim te benim me vendime shume te rendesishme per te ardhmen tone,ishim ne zgrip te humneres. Vetem duke ju falenderue disa atdhetareve te vertete shpetuam. Ne kete rast kemi dy atdhetare qe shpetuan Kongresin, Gjergj Fishten dhe hoxhen, emri i te cilit nuk behet i ditur.