Nga Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike e ushtarake, SHBA Aeroplani po bie. Ka katër pasagjerë në të, por vetëm tre parashutë. Pasagjeri i parë thotë:
• Unë jam Muhammad Ali, boksieri më i mirë i
të gjithë kohërave. Miliona tifozë kanë nevojë për mua, nuk mund të vdes. Ai mori paketën e parë dhe u hodh nga avioni.
Një pasagjer tjetër thotë:
• Unë jam Hashim Thaçi, djali “shumarit”, presidenti më i zgjuar në historinë botërore sepse askush tjetër nuk e shet vendin e tij, tifozët e mi nuk duan që unë të vdes. Ai mori një pako tjetër dhe u hodh nga avioni.
Një pasagjer i tretë, Papa i Vatikanit, i thotë udhëtarit të katërt, një djaloshit 10-vjeçar:
• Bir, unë jam plakur dhe nuk kam shumë vite përpara, ndërkaq ty jeta të pret, kështu që unë do të sakrifikohem dhe do të të lë parashutën e fundit.
• Është në rregull, thotë djali, ka një parashutë edhe për ty, presidenti më i zgjuar në histori ma mori çantën e shkollës, ai mendoi se ishte parashutë.