Rrahim Sadiku, shkrimtar, Ferizaj
___
Mbreti Zog ishte monarku i parë dhe i vetëm evropian, që dilte nga një familje muslimane dhe i cili kurrë nuk i përfilli dhe nuk i zbatoi, në qeverisjen e tij, ligjet muslimane, po as të feve të tjera!
•
Neni 4 i Statutit të Mbretërsisë Shqiptare, i vitit 1922, theksonte se shteti shqiptar e pranonte lirinë fetare, por nuk kishte asnjë fe zyrtare!
•
Më 9 janar 1930 Parlamenti i Shqipërisë aprovon dekretligjin prej 34 nenesh, në të cilin, në mes tjerash theksohej se klerikët nuk kishin të drejtë të ndiqnin qëllime politike, as tërthorazi e as drejtpërdrejt e as të ushtronin drejtësi në çëshjte juridike, në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment.
•
Në mars të vitit 1923 në Tiranë u organizua Kongresi i parë Muhamedan që hodhi hapat e parë drejt shqiptarizimit të besimit islam, për shqiptarët.
•
Nisur dhe përkrahur me të gjitha mjetet e mundshme, në gusht të vitit 1929 në Tiranë u mbajt Kongresi i Sunitëve Shqiptarë, i cili mori disa vendime jetike. Vendimi i parë ishte shkëputja nga nga Kalifati dhe i ndarjes përfundimtare nga autoriteti hierarkik i Stambollit dhe u jepej fund lidhjeve me Sheik ul-Islamin. Vendimi vijues ishte që gjuha shqipe të ishte që do të për dordorej ekskluzivisht gjatë lutjeve dhe predikimit. Gjithashtu do të bëhej unifikikimi i medreseve dhe seminareve islamike në një institucion të vetëm dhe do të mbylleshin shumica e xhamive, duke mbajtur të hapura vetëm nga dy a nga tri prej tyre, në secilin qytet.
•
Mbreti Zog punoi shumë dhe pa kursim për ndarjen zyrtare e të pranueshme botërisht, të Kishës Ortodokse Shqiptare nga ajo greke. Vazhdoi nismat e Fan S. Nolit dhe i vazhdoi e thelloi ato, duke organizuar mbajtjen e Kongresit të Beratit, më 1922, i cili njohu autoqefalinë e kësaj kishe, të shpallur në Boston, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe i cili kërkoi kërkoi nga Patrikana e Stambollit njohjen zyrtare të Kishëns Autoqefale Shqiptare, por Patrikana nuk pranoi, sepse ishte tërësisht vegël e politiks greke. Pas mbajtjes së këtij Kongresi, më 1923, Noli u shpall peshkop, por pa u njohur nga autoritetet relevante të Kishës Ortodokse.
•
Më 1927 Zogu bëri marrëveshje me Vatikanin, në bazë të së cilës i njihej asaj liria e plotë e veprimit, por vetëm në cilësinë e personit juridik dhe më 1933, kur Qeveria vendosi mbylljen e shkollave të huaja dhe shtetëzimin e tyre, në Parlament u zhvillua polemikë e ashpër, sidomos rreth Kodit Civil që ua heqte feve të drejtën e juridikcionit mbi familjen dhe rreth ligjit për komunitetet fetare, që ishte aprovuar më 1929, i cili ua pranonte feve të gjitha të drejta e kësaj sfere, por ua ndalonte ndërhyrjen në sferat shtetërore dhe të jetës së gjithëmbarshme publike.
•
Më 1929 Zogu nisi iniciativën organizimit të një sinodi shqiptar, për çka mori shumë kërcënime nga Kisha Autoqefale Greke dhe nga Qeveria e Greqisë. Kundër kësaj nisme kishte edhe reagime të disa shteteve të tjera, por Zogu nuk u spraps dhe Sinodi u mbajt, por zyrtarizimi i vendimeve të tij hasi në shumë pengesa.
•
Më 1936 Zogu e aktivizoi fuqimisht problemin e pranimit zyrtar të Kishës Autoqefale Shqiptare dhe angazhoi në këtë aspekt të gjithë potenecialin politik e diplomatik të vendit dhe të miqëve të Shqipërisë. Përkundër reagimeve të ashpra të Qeverisë dhe Kishës Greke, angazhimi për auteqefainën e Kishës Shqiptare nuk u ndal dhe në fund të vitit 1937 Partikana e Stambollit njohur zyrtarisht Kishën Autoqefale Shqiptare dhe shkëputjen e saj të plotë nga ekomenike.
•
Mbreti Zog kishte urdhëruar që për muslimanët e Shqipërisë të hartohej një kod i lutjeve, që ata të kishin veçoritë e tyre, si besimtarë shqiptarë të kësaj feje dhe të mos përuleshin deri në puthje të tokës e të mos e ngrisnin ekstremitetet e prapme thik drejt qiellit, e cila nuk arriti të realizohej si ide e të zbatohej, pasi ndodhi pushtimi italian, në prill 1939.
Mbreti Ahmet Zogu
Ahmet Zogu mbyll gjimnazin françeskan. Gjykata e Hages e rihape.
Ne kohen e mbretnise se Ahmet Zogut, në 24 prill 1933, përmes një urdhëri të Ministris s’Arsimit Nr. 115 të datës 23 prill 1933, botuar në Fletoren zyrtare të datës 22 prill të atij viti, mbyllen shkollat private, kryesisht ato katolike, vendim që hyri në fuqi 3 ditë më pas më 25 prill 1933.
Antiklerikalizmi u përfaqësua çuditërisht përmes dy ministrave të arsimit: Hile Mosi dhe Marash Ivanaj, të cilët ishin katolikë. Ka ngelur proverbiale thënia e Fishtës në prani të nxënësve në oborrin e gjimnazit françeskan “Rrnoftë Shqipnia pa ne (këtu françeskanët)”.
Gjimnazi françeskan “ILLYRICUM” u mbyll më 25 prill 1933, pas 12 vitesh si gjimnaz dhe 72 vitesh si shkollë fillore. Në shtator të vitit 1936, përmes një urdhëri të Ministrit të Arsimit Nush Bushatit, rihapen shkollat katolike, të cilat ishin mbyllur, kjo mbasi çështja i ishte bërë e ditur Lidhjes së Kombeve nga ana e Provincës Françeskane, e cila e kishte hedhur Shtetin shqiptar në Gjygjin e Hagës, gjyq i cili mori vendim në favor të shkollave katolike.
Mbyllja e shkollave private, ishte vetëm një pretekst “administrativ”, por që në fakt kishte qëllimin krejt të qartë për mbylljen e shkollave katolike, të cilat përbënin gati 70 % të këtyre shkollave.
Në memorandumin drejtuar Qeverisë Mbretërore Shqiptare të datës 30 prill 1933. Imzot Lazër Mjeda, Argjipeshkëv i Shkodrës, Imzot Pjetër Gjura Argjipeshkëv i Durrësit, Imzot Bernardin Shllaku Ipeshkëv i Pultit, Imzot Luigj Bumçi Ipeshkëv i Lezhës, Imzot Zef Gjonali Ipeshkëv i Sapës, dhe Imzot Frano Gjini, Ipeshkëv i Mirditës, shkruajnë tekstualisht këtë sentencë proverbiale identitare
“NE JEMI KËTU NË SHQIPËRI PREJ DYMIJË VJETËSH: KATOLIKË ATËHERË, KATOLIKË SOT, SHQIPTARË ATËHERË, SHQIPTARË SOT E PËRGJITHMONË”.
Nga Kastriot Marku
https://albemigrant2011.wordpress.com/2014/11/23/ahmet-zogu-mbyll-gjimnazin-franceskan-gjykata-e-hages-e-rihape/