Mailinda Zeneli, Fier
____
[Përsiatje gjatë një debati politik mes tri politologëve shqiptarë dhe Prof. Ramabajës nga Prishtina].
Etika e utilitarizmit (pragmatizmi ekstrem apo “oportunizmi i paskrupullt”-sipas fjalorit të oxfordit) përplaset në këtë debat politik me etikën deontologjike të moderuar, fleksible, me qasje strategjike, por luajale me parimet dhe moralin politik.
Prof. Ramabaja: “Unë nuk flas si zëdhënës i qeverisë, flas si studiues i gjeopolitikës dhe bëj diferencimin mes një studiuesi dhe një politikani aktiv. Habitem, jo vetëm me kolegët e mi nëpër studiot tona, por edhe me gazetarë kur marrin rolin e diplomatëve ose të funksionarit të shtetit. Gjuha jonë duhet të jetë e drejtpërdrejtë dhe nuk kemi të bëjmë këtu me nacionalizëm shqiptar. … Artikulimi i studiuesve, të jetë konform realitetit dhe asaj që afron deklarata e Stanos dhe jo ne të bëjmë nëpër studio diplomaci. Le t’ua lëmë diplomatëve atë çështje. … Ndërkaq, vazhdimisht, kur bëhet fjalë për trajtimin në rrafshin historik të çështjes së Kosovës, ka një këndvështrim specifik, edhe në Beograd, edhe në qendra të tjera, që e akuzojnë pastaj orientimin intelektual kosovar si të ngarkuar me nacionalizëm. Po, t’ia heqësh Kosovës të drejtën e mendimit historik, do të thotë ta lësh pa mundësinë e të ardhmes së saj.”
Shpend Gashi: “Nuk duhet të kalojmë në akuza, edhe pse ka shumë të vërteta në to, pasi nuk i vërtetojmë dot akuzat dhe sepse po krijojmë një lloj armiku tjetër.”
Prof. Ramabaja: “Do të ishte e dobishme, që artikulimi i studiuesve të jetë konform realitetit dhe asaj që afron deklarata e Stanos dhe jo ne të bëjmë nëpër studio diplomaci. Le t’ia lëmë diplomatëve atë çështje.”
Indrit Vokshi: “Na interesion që shteti i Kosovës dhe qeveria e Kosovës të kenë një qasje profesionale, politike dhe në shërbim të interesave të shtetit të Kosovës. Duhet të përgatisim dhe të edukojmë opinionin publik, duke mos i dhënë pikëpamje, të cilave iu ka kaluar koha, të cilat janë të papërshtatshme e të paleverdisshme. Nuk ka asnjë nevojë Kosova që të futet edhe njëherë në një vorbull të nacionalizmit folklorik.”
Prof. Ramabaja: “Çfarë thoni ju është oportunizëm politik!”
Indrit Vokshi: “Sigurisht që është oportunizëm! Qeveritë janë të detyruara të jenë oportuniste!”
Shpend Gashi: “Shkolla angleze e pragmatizmit, profesor! Ju e dini.”
Prof. Ramabaja: “Shkolla e pragmatizmit nënkupton vlerësimin e shtetit. Vlerësimi i shtetit nuk toleron, që një shtet tjetër të mbajë zgjedhje, kur të don dhe si të don në një shtet tjetër. Çfarëdo qëndrimi tjetër nën emër të modernitetit dhe një pragmatizmi luajal ndaj BE-së, kërkesave të tyre e të tjerëve,do të thotë rrëshqitje në oportunizëm, që dëmton substancën e shtetit dhe këtë studiuesit duhet ta theksojnë.”
Indrit Vokshi: “Unë mendoj se këto janë terma të marksizëm-leninizmit! Shteti vetë është krijesë e oportunizmit të një populli!”
Utilitarizmi oportunist, ku qëllimi justifikon mjetin, është filozofia së cilës i është dorëzuar e gjithë shoqëria shqiptare, në ballë të së cilës është e gjithë politika, në bllok. Një politikë e pamoralshme, prej kohësh e kriminalizuar.
Pak info rreth produktit politik dhe shtetar që ka sjellë oportunizmi politik në Shqipëri.
Oportunizmi politik, bashkëpunon në luajalitet të plotë, tashmë prej dekadash, me mafjen ndërkombëtare dhe vendase, në shndërrimin e Shqipërisë në Afganistanin e Europës. Prej tri dekadash e gjysmë e mban vendin të “gjelbëruar” me kanabis, ndërsa portet, me urdhër të Elitës (që kontrollon gjithçka), janë shndërruar në rrugë kalimi të sigurt për trafikun ndërkombëtar të drograve të rënda.
Marrëveshja “konstruktive”, në bllok, e 2008-ës, për ekzekutimin e demokracisë dhe ndaljen e zgjedhjeve të lira, është konsoliduar duke forcuar themelet e një autoritarizmi të pastër diktatorial. Oportunizmi politik e shndërroi veten në oligarki offshore-sh.
Shqipëria, Dubai i Europës, parajsa e pastrimit të parave të krimit e prostitucionit masiv, veçanërisht në administratë dhe e qindra fëmijve të zhdukur, veçanërisht në dekadën e pushtetit të kryeministrit okultist, Ramës. Vetëm për 2022, shkruan“Daily Mail” dhe “Telegraph”, numri i fëmijve refugjat të zhdukur nga Shqipëria kalon shifrën e 700 fëmijëve. Ndërkohë, shteti, posaçërisht, Ministria e Jashtme, jo aq rastësisht, e kanë interesimin, zero.
Vendi ku globalizmi eksperimenton shpopullimin, zhdukjen reale të shtresës së mesme, me të edhe eliminimin e ndërgjegjes sociale.
Kryeglobalisti i shqiptarve, marioneta e shoqërive okulte, Rama, për gjatë gjithë pushtetit të vet ka treguar vullnet pasionant prej mercenari për dorëzimin te Elita Globaliste të gjithçkaje. Borxhi kombëtar, sot, administrohet drejtpërdrejt nga Elita Globaliste. Oportunizmi kriminal i politikës ka dorëzuar te shteti i Izraelit gjithë sektorin e sigurisë kibernetike. Aseti ynë arkeologjik më përfaqësues, Butrinti, iu bë dhuratë njërit prej pinjollëve të Rothçildëve.
Kosova e deontologjisë së moderuar e ka bërë funksionale demokracinë, antikorrupsionin, shtetin e së drejtës, po shtrin integritetin territorial dhe po forcon sovranitetin, ndërkohë që armatoset si ushtri dhe popull.
Gjithë këto arritje madhore edhe pse burokracia e BE-së, nën influencën korruptive të lobizmit ruso-serb dhe jo vetëm, e mban qeverinë e Kosovës në një bllokadë të ashpër ekonomike dhe presion të pandalur politik, në mbrojtje të hapur të interesave të Serbisë.
Në këtë përballje kaq poshtëruese (për ne shqiptarët e Shqipërisë) dështimesh dhe arritjesh mes Shqipërisë dhe Kosovës, arroganca didaktike e “elitaristëve” të Shqipërisë në debatin politik, ndaj publikut, por vecanërisht ndaj Prof. Ramabajës, përballet në pavetëdije të plotë, megallomane, me urtësinë dhe sigurinë deontologjike të Profesorit nga Prishtina, që diskursin e vet politik e ngre në parim, larg makiavelizmit utilitarist.