Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë
Trocki, dikur shoku i ngushtë i Leninit, thuhet se ka thënë: “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju”.
Kjo është gjendja në Europën Juglindore të cilën Perednimi e kishte neglizhuar për kohë të gjatë, duke toleruar Serbinë që të thurrë iluzione për mundësitë që do t’i ketë të rikthejë pozicionin që kishte dikur në kuadër të ish Jugosllavisë, duke u shndërruar në një mënyrë a tjetër sërish në xhandar të këtij rajoni.
Sentenca e Trockit vlernë sot para së gjithash për kokat drejtuese të BE-së dhe politikën e tyre ndaj Serbisë dhe Rusisë për kohë të gjatë. Tashmë ndodhemi para rrezikut që do ta sfidojë para së gjithash vetë Serbinë.
Brukseli kishte investuar kohë të gjatë në strategjinë gjithëpërfshirëse të vendeve të Europës Juglindore në BE. Ndërkaq me integrimin e Europës Qendrore e asaj Lindore në NATO, duke përfshi në këtë kuadër edhe Rumanin e Bullgarinë, gjykohej se po kryhej një “rrethim demoratik” i Serbisë, që do të pamundësojë impenjimin e Rusisë në shkallën që do të rrezikoj sigurinë në rajon. Të tjerë gjykonin se, sidomos me ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë të presidentit Joe Biden, falë eksperiencës dhe dijes së tij edhe në raport me Rusinë dhe Serbinë, do të mund të kishim një ndryshim pozitiv më të përshpejtuar, duke i hapur rrugë ngushtimit të perimetrit të “rrethimit demokratik” të Serbisë edhe me pranimin në procedura të përshpejtuara të Kosovës në NATO, ashtu si po veprohej me Finladën dhe Suedinë.
Tani, në vend që të kemi një prosperim në këtë plan, ndodhë e kundërta. Rusia përmes Serbisë penetron më thellë në Malin e Zi, duke e shndërruar atë de fakto në një Republikë Serbe në Adriatik, ndërkaq paralajmron edhe rikthimin ushtarak në Kosovë dhe fare hapur flet për “Anshlusin” e pritshëm të Republikës Serbe të Bosnjës.
Në 24 nëntor 2023 ministri i mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës dhe zëvendëskryeministër i saj, Zukan Helez, bëri ët ditur se se Rusia ka ngritur në territorin e “Serpska Republikës” kampe ushtarake, ku stërviten forca speciale vendase(serbe) dhe ruse. Pas paralajmrimit të presidentit ukrainas, ky kumt I ministrit boshnjak, sikur e verifikoi tezën se Serbia është shndërruar tashmë jo në vasale të Rusisë, por në pengun e saj real.
Disa vëzhgues flasin për një përplasje shtesë midis Perëndimit dhe Rusisë në këtë front të ri, pas atij të Ukrainës. A mund të ketë të drejtë Trocki? Imponimi i Planit franko-gjerman, si fazë ndërmjetësuese drejt njohjes reciproke, që de fakto rezulton të jetë insistim më i theksuar i Francës për të shmangur këtë përplasje të mundshme, ka gjasa reale të dështojë keq ose të përfundojë në një “konflikt të ngrirë”, si do ta ëdshironte edhe një pjesë e mirë e strategëve serb.
Nëse ka diplomatë perednimor që ende besojnë se Putini nuk ishte dhe nuk është i interesuar për për zgjerim territoresh [eurasiareview.com: 30112023 ], por më shumë mbetet i përqëndruar që të sigurojë perimetrin e sigurisë nacionale, që d.t.th të pengojë aderimin e Ukrainës në NATO, Vuçiqi nuk e fsheh fare pretendimin e tij për aneksimin e Kosovës ose së paku të veriut të saj, duke deklaruar se nuk e njeh integritetin territorial të Koosovës, madje edhe pas agresionit që kreu më 24 shttaor në Banjë të Albanikut [Leposaviqit].
Atëherë çfarë kuptimi kanë katër pikat e para të Marrëveshjes bazike franko-gjermane?! Prej nga ky guxim i Vuçiqit që të vazhdojë kështu të tallet me Brukselin?!
Si Rusia edhe Serbia nuk i trembet zgjerimit të BE-së; përkundrazi, e parapëlqenë atë, madje e inkurajojnë një zgjerim të tillë. Por, kur është në pyetje zgjerimi i NATO-s, respektivisht përmbyllja e këtij procesi me treshen e shteteve të rajonit [Kosova, Bosnja dhe Serbia], ndryshon puna.
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ribashkimit të Gjermanisë, qe folur shumë madje edhe për aderimin e vetë Rusisë në NATO, duke kaluar përmes një filtri të ri që po shestohej të vihej në jetë. Ai “filtër politik – “Shtëpia Evropiane”, siç e kishte quajtur Gorbaçovi. Ky karrem për Gjermaninë dhe Francën ishte përdorë me idenë se përmes një “Bashkimi të Rusisë me Europën” do të rritej pesha e “Shtëpisë Europiane” brenda NATO-s, duke e bërë atë strukturë defunksionale, policentrike, disi ngjashëm me OSBE-në.
Për të siguruar krahun juglindor të Europës, gjatë këtyre dy dekadave që lamë pas, sidomos pas shkërmoçjes ës Jugosllavisë, NATO, sigurisht se nuk kishte nevoja immediate të dislokonte raketat që i dislokoi në Poloni e gjetkë në Europën Juglindore. Sidoqoftë, me aderimin e Shqipërisë, Malit të Zi. Maqedonisë dhe Kroacisë NATO do të fitonte peshën e vet specifike, duke mëtuar kontrollin e plotë të rajonit.
Nës enë Europën Lindore NATO veproi taktikisht mirë duke zëvendësuar raketat interceptuese me rreze të gjatë veprimi me ato të mesme. Në Ballkan ajo u vonua duke investuar së tepërmi tek Serbia. Zgjedhjet e 17 dhjetorit shih për këtë, do të trajtohen si referendum i lloit të vetë. Fitorja e krahut rus, duke ia imponuar Vuçiqit heqjen e gëzofit të liderit properendimor që e kishte veshur gjatë kohë, e rikthen Serbinë jo në vasale të Rusisë, por në pengun e saj real. Serbia nuk do të ketë fuqi politike më as të kundërshtojë urdhërat që do t’i vinë nga Kremlini.
Sjellja e një lagjeje diplomatësh perendimor me Vuçiqin, është disi e ngjashme me atë që ata kishin bërë me properendimorët real në Ukrainë. Kjo sjellje vetëm pro forma e Vuçiqit si properendimor, kishte përfunduar me tolerimin e militantëve fashist rreth tij, si puna e Vulinit, Daçiqit, Radojçiqit etj. që do të kurorëzohej me koalicionin parazgjedhor pikërisht me atin e tij ideologjik, kriminelin Vojisllav Sheshel.
A ka gjasa që në këtë mezokohë, në javët në vijim, Perednimi të bëjë gjënë e duhur dhe të riparojë dëmin përmes një ndërhyrje të ashpër, duke provuar në terren se, Trotsky e kishte gabim? Duke gjykuar nga politikat e tanishme – tutje përmes zëdhënëst të tij Komisioni Euuropian i sugjeron Kosovës që t’jua mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje! – kam të drejtë legjitime të dyshoj në vulllnetin e kësaj lagjeje diplomatësh, që aktualisht ushtrojnë kaq ndikim të madhë brenda strukturave të BE-së. Ky fakt bashkë me përpjekjen këmbëngulëse për të rkthyer çështjen e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe si prioritetin nr. 1 të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e përligjj përdhunshëm të ashtuquajturën të “drejtë” të Serbisë mbi Kosovën!
Prandaj Serbia ka gjasa të hedhë një hap tjetër drejt diçkaje më të keqe dhe më gjithëpërfshirëse. Shih për këtë, agresioni serb ndaj Kosovës më 24 shtator i pandëshkuar, më rikthen në vëmendje “të shtënën e parë të Luftës së Madhe”, siç e kishte cilësuar historiani i famshëm A.J.P Tejlor në librin e tij “Lufta e Parë Botërore: Një histori e ilustruar” (1963), atentatin në Sarajevë nga njëri prej anëtrëve të organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë”, Gavrilo Princip, në Sarajevë më 28 qershor 1914.
Atëbotë “viktimat e para” të atyre të shtënave, ishin Arkiduka Franc Ferdinand, trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë dhe gruaja e tij, dukesha e Hohenbergut, ndërkaq më 24 shtator viktima e parë ishte rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Ai sot është heroi i Republikës. Heronjtë në Ballkan, të shumtën e rasteve, janë ata që i japin rrjedhë historisë më shumë se diplomatët.
Serbia këtë logjikë të rrjedhës së historisë e njeh mirë. Prandaj ajo, sërish po shndërrohet në endësen e kurthit të madh për kombet perendimore, duke mos përjashtuar mundësinë që e para do të bie vet në këtë kuth.
Më 28 nëntor, në në takimin dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s vend qendror kishte edhe gjendja në Ballkan. Mesazhi ishte I qartë: NATO do ët bëjë gjithçka për të parandaluar shpërthimin e një lufte të re në Europën Juglindore, e cila do të ishte rrjedhimisht edhe kërcënim i dretpërdrejtë i sigurisë për Evropën.
Masat për parandalimin e rrëshqitjes drejt një lufte të re në Europë janë gjithësesi të përmasave urgjente.
Pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s premtoi se aleanca ushtarake perëndimore do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por mesazhi i tij, megjithatë, nuk kaloi simetrin tipike të diplomatëve të BE-së!
“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, ka theksuar sekretari Stoltenberg.
“Ne ftojmë Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen në dialogun, e mbështetur nga BE-ja, në mirëbesim, dhe gjithashtu besojmë se propozimi i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm për dialogun dhe që ky proces të jetë më konstruktiv”, theksoi ai.
Me këtë stil e këtë gjuhë, çështja e Kosovës vazhdon të shihet tutje si çështje humanitare, e zhveshur krejtësisht nga çështja shqiptare dhe e drejta e saj për vetëvendosje dhe bashkim me trungun e saj – Shqipërinë.
Republika funksionale e Kosovës me demokraci të prosperuar dhe ekonomi të zhvilluar , gjithësesi e lidhur fort edhe me historinë e Kombit të cilit I përket, do ët jetë gjithnjë e më larg apetiteve agresive serbe.
Kosova do të jetë shpejt pjeës e Federtës Shqiptare duke ruajtur një lloj sovraniteti të brendshëm siç ënë edhe Llandet gjermane, vetëm duke e trajtuar ashtu si është pjesë e Kombit shqiptar.
Deklarata e Stanos për zgjedhjet serbe në Koosëv, sikur ushqen iluzionin se duke shpërblyer Serinë, siç u veprua në Dejton me ngritjen në këmbë të një shteti serb brenda shtetit boshnjak [Republika Serbe], tutje të mbahen në jetë gjasat për shkëputjen graduale të Serbisë nga ndikimi rus. Premtimi i Vuçiqit për pjesëmarrje të ushtrisë serbe me trupat e NATO-s në ushtrime të përbashkëta, është vetëm edhe një sprovë për të ushqyer iluzionet e kësaj natyre, pavarësisht se një ditë më pas, ministri i tij i mbrojtjes vete në takim tek ambasadori rus për të raportuar dhe marrë udhëzimet e duhura!
Ndërkaq Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Bruksel ka deklaruar se në takimin e minsitrave të Jashtëm të NATO-s është diskutuar edhe se si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.
“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Blinken në platformën X.
Të theksojmë edhe faktin se para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”.
Ky impenjim e diplomacisë perednimore dëshmon se tashmë ata e kanë të qartë se në Ballkan “paqja shpesh varet në fije të perit”, siç pohoi kryediplomatja gjermane Annalena Bearbock. Shih për këtë, shkëputja nga “logjika e Mynihut” e pragluftës së Dytë Botërore është sine qua non për kohën që po kalojmë.
Megjithkëtë, është e rëndësishme të theksohet se këto qëllime politike i paraprijnë ndryshimeve të mundshme varsisht nga rrethanat kohore dhe zhvillimet aktuale.
Periudha deri në zgjedhje, shih për këtë, mund të cilësohet si qetësi para stuhisë së re. Ajo nuk paraqet asgjë të jashtëzakonshme, nëse marrim në konsideratë natyrën ciklike të hegjemonizmit serb.
Tashmë është e qartë për të gjithë: “çmendurisë hegjemone” të Serbisë duhet t’i kundërvihemi pa ekuivok.