ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Rreth testit “PISA” dhe …, a e mbani në mend marshimin “S’po shkohet në shkollë”?!

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

RRETH TESTIT PISA 

Për mua asgjë e papritur! Do i bie shkurt dhe thjesht se përse është pritur ky test jo i mirë: 

  1. E mbani mend kur Këshilli i nxënësve  marshon me moton :”S’po shkohen n’shkollë”?! 

Nuk ishte një grup nxënësish ky, ishte “Këshilli i nxënësve” dhe i qe dhënë piublicitet në formë përkrahjeje, jo në qortim apo vërejtje se janë gabim, se duhet të shkohet në shkollë dhe të mësohet. Ishte kjo, nëse nuk e kam harruar, më 19 prill 2022. Madje, ishin për bisedë nga ky Këshill edhe në RTK, nga ora 8:50 në mëngjes deri në orën 9:00. 

S'po shkohet në shkollë', nxënësit ia m - Syri Kosova ...

  1. Mbani mend pas grevave të mësimdhënësve në ahtator të vitit 2022, kur Ministria e Arsimit pati përpiluar orarin e mësimeve gjatë të shtunave. U çuan prindërit bashkë me SBASHK-un e ndërhynë, se po u merret e drejta e pushimit, e drejta e vikendit, madje lidhej edhe me ndërhyrje në të drejtat e njeriut! Prindërit nuk i dërguan fëmijët e tyre në mësimin plotësues për grevën e mbajtur nga mësimdhënësit, se duhej të pushonin!  

Po ne që kemi shkuar në shkollë edhe ditën e shtunë rregullisht nga klasae aprë deri kemi kryer shkollimin e mesëm, kurrë nuk n aka shkuar mendja për t’u ankaur, as si nxënës e as si prindër. 

Plus Televizion - “S'po shkohet në shkollë”, sot protestojnë ...

  1. Gjithashtu, edhe SBASHK-u pati kundërshtuar vijimin e mësmit të shtunave, për çka, unë në vitet e mia si punëtor arsimi, nuk mbaj mend se Sindikata, po edhe prindërtit, kanë ndërhyrë në orarin mësimor të nxënësve në shkollë. Orari vazhdimisht ka qenë nga shkolla, por për ditë mësimi kur të mbahet ai e kur jo, ka ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit.  
  1. Sot më shumë ka të drejtë nxënësi në shkollë se sa mësimdhënësi. Nuk jam kundër, por cili është më i vetëdijshëm dhe cili për cilin shkon këtu në shkollë? A shkon nxënësi për të dëgjuar mësimdhënësin e për të mësuar, apo mësimdhënësi shkauka për të dëgjuar nxënësin? 
    Nuk ka në klasë dhe në shkollë të bëjë nxënësi si të dojë. Në çdo grup, në shoqëri me këdo, diçka duhet të sakrifikohet nga vetja, nga dëshirat, nga ato që ne do donim të bënim, ndoshta. Ka rregulla kudo, pra edhe në shkollë. 
  1. Si është e mudur të marrë notë pozitive në shkollë ai që nuk di të lexojë, pa marrë parasysh klasën në të cilën është? Nëse u dashka të përcillet nxënësi nga klasa në klasë, le të përcillet me nota negative, me sa e meriton, por jo me nota positive kur nuk e meriton. Por pengesat do duhej t’i paraqiten atij nxënësi më vonë, kur të vijë rreshtimi në regjistrimin e shkollimit të mesëm. Ai nxënës, do duhej të marrë vetëm ndonjë zeje, jo në arsim, pse nuk di të lexojë.                                                                                Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, persona duke studiuar, lodra fëmijësh dhe teksti Edhe BIK-u tashmë po ndërhyn në shkolla, duke filluar prej mësimit parashkollor, ku qysh shihet në këtë foto, tenton t’i islamizoj fëmijët në fazat më të hershme të jetës së tyre fëmijënore…
  1. Edhe një here po kthehem tek prindërit. Ata, me përjashtim të ndonjërit, nuk shkojnë në shkollë gjatë gjithë vitit të interesohen për suksesin, besa edhe për sjelljet e fëmijës së tij deri në fund të vitit shkollor. Edhe atëherë, ai shkon për të intervenuar që fëmijës së tij, t’i jipen notat kaluese (pozitive) e disa kërkojnë edhenota sa më të mira, se po ia humb perspektivën për të ardhmen, pa menduar se atë perspektivë, nëse nuk ka mësuar, ia ka humbur vetvetes nxënësi. 
  1. Këtu, ka diçka edhe tek motivi për mësim. Kur nxënësi (edhe prindi) sheh një motiv për mësim? Vetëm atëherë kur çmohet e vlerësohet i dituri, që sot tek ne, është e kundërta. I dituri nuk vlerësohet, nuk zgjedhet askund, sepse ai është vetvetja e tjerët duhet ta zgjedhin, por që nuk e zgjedhin se ia rrezikojnë vendin atij në krye, I dituri bëhet edhe i padëgjueshëm ndaj liderit partiak e të tjerëve, prandaj mbetet jashtë lojës. Duke mbetur jashtë lojës, ai është shkelur, po edhe pagën do ta ketë më të vogël.  Po i jipet hapësirë të dobëtit e jo të mirit, pse i dobëti edhe vetë të imponohet, të mirin duhet ta lypësh, t’i shkojë vetë televizioni atje ku është. Ai vetëm punon. 
  1. Kam bindjen se ka diçka edhe nga disa mësimdhënësit që nuk e marrin punën në arsim me vullnet të mjaftueshëm, nuk punojnë sa duhet, nuk angazhohen mjaft, orën e kalojnë me disa nxënës më të mire, tjerët mbesin. E, angazhimi duhet të bëhet që nga klasa e parë.                                                                                                                Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe persona duke studiuarJa pra, edhe kështu duket provokimi antishqiptar-islamik nëpër shkollat tona, të shndërruara në xhami, ku nxënësit e pa edukatë gjoja e falin “namazin” hipur mbi bangat e klasës…                                                                             Prandaj, krejt kjo për mua ishte e pritur, dhe deri sa të shkojë kështu, pritet edhe në të ardhmen, fatkeqësisht. 

(4) Video | Facebook

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nuk kemi çfare te komentojmë,për rezultatet në shkollë,meqë në proqesin arsimor nderhyjnë lloj lloj,mileti e naleti duke filluar nga ‘ baca ‘ Jashar i
    ZBASHKU-tE gjerë ke BIKU-at,e nasha braqa;KAR-IQ,VUÇIQ, RAMIQ iz pleme Janatullaha,Ajetullaha e gjerë ke dreqi i mallkuar,
    që kesaj here nuk po mé kujtohet emri.
    Fuknksionin e minor strës së Arsimit e kanë krye parti konspirative qoft Qeveria nën hije apo ajo e
    Kokrrës së diellit duku u rrezitur ne bregdetin e bukur Adriatik i cili 90% është privatizuar,madje kemi filluar edhe me populluat me ndihmen e Zonjës së nderuar Pjepri,pardon Meloni i brendit “*Canelop*,pardon
    *Ananas*.
    Tani neve pensionista po na këshillojnë te e perjellum TV programet e komplekseve te reja seme pensionet tona,nuk mund te shkoni.te rreziteni as ne Rrasat e Rahoveci e le ma ne bregdet te Ramës,Saliut ,Netes e te tjerëve…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu