Afrim Caka, Gjakovë
___
EH MALLKU QOFTË KUSH SHPIKU ME COPTUE VETEN TRI HERË
___
Nuk e di nëse duhet t’ju flas për mendimet e mia të para, sepse ato janë aq domethënëse dhe aq pak të zakonshme, saqë mbase nuk do të jenë të përshtatshme për shijen e të gjithëve.
Sido që të jetë, me qëllim që të gjykohet nëse mendimet që kam zgjedhur janë mjaftë të qëndrueshme, detyrohem në njëfarë mënyre të flasë për to. Por, meqenëse atëherë doja të merrëm vetë me hulumtimin e së vërtetës, mendoja se duhet të bëja pikërisht të kundërtën dhe të hidhja në letër e cila ka rëndësi të veçantë nga shkrimet e të tjerëve.
Një rrugëtim fatal.
Dhe të gjithë thonin: – “Erdhi fundi dhe djajt kafshuan çdo gjë!”
Coptuesit me tru të mullixhiut e me përbërje shumë të keqe politike, qytete e fshatra i pushtuan, u përmbaheshin gjithmonë kësaj: Themelonin komuna me nga dy tri shtëpi, merrnin në shërbim zotërinjtë të pabesë edhe servilë e më pak të fuqishëm duke ua hequr maskat, i dobësonin shqiptarët. I lejonin të hynin të huajt të pa shquar nga jashtë. Askush të mos mungojë në këtë orgji mashtruesish.
Më pyesin se çfarë mendimi keni për “coptimin e Mitrovicës”!.
Unë i përgjigjem:
“Jetojmë në një epokë ku morali struket vrimash dhe politika është fitimi, pushtet me një mangësi e përbuzje ndaj çdo vlere kombëtare dhe jo detyrë, por shërbim për të tjerët. Ku në këtë epokë qytetarët flasin për legjendat dhe paturpësia është e shtrenjtë dhe dashuria ndajë atdheut është shumë e lirë. Ku oligarku zgërdhihet me ideotësira. Ku anlfabeti dhe i paafti kronik bëhet i famshëm!”
Legjendat e dinë këta nga kishin ardhë në pushtet për t’i filluar tragjeditë, si ngatrestar, dallaveraxhi, shpifës, të paaftë e me moral e karakter të dobët. Vinin nga “lashtësitë” plot me varfëri ekstreme pas luftës. Këto mënyra janë kur ndokush bëhet zullumçar ose mënyrat janë kur ndokush bëhet shkaktarë ose nëpërmjet tradhëtisë e veprash të turpëshme, ose kur qytetari ose fshatari i rëndomtë, me ndihmën e hipokritëve hedhë ballo maskash, bëhet sundimtari i “kryetradhëtisë” i atdheut të tij. Eh mallku qoftë kush shpiku me coptue veten tri herë. Për t’u bërë presidentë, kryeministër e ministër pse jo edhe deputet, që s’njohën as ligj as Shtet!!!
Këta fajin e kishin në shpirtë. Një kombë në vetmi sikur na kishte marrë lumi… Krejtë djallëzishtë! Përspektiva ishte e zymte dhe legjendat zgërdhihen me idotësira dhe analistët aksidental shesin përralla! Kushtrim që Dardania të ngrihet në këmbë e të lirohet nga trupa e aktorëve dhe nga të huajt. Kjo nekrofili nuk mund të perceptohet pa piromaninë dhe serinë e manive tjera të makinerisë së legjendave, të cilët po bënte përpjekjet e fundit për të zhdukur nga faqja e dheut biofilinë shqiptare. Në dardani, veç tjerash, në këtë mjedis të ashpër korruptivw, legjendave iu shtua edhe doza e “mizorive” si dhe një mbishtresë islamike.
Kjo bandë legjendash duhet shenjuar në librat e historisë si zullumçarë, në vazhdimësi goditën, zhvatën shtetin dhe pasurinë e popullit. Në vështrimë të parë, të gjitha goditjet e zhvatjet bëheshin me anë të dështimeve të politikes së tyre të përbashkët, apo qoftë inisiativave personale të oligarkëve mafijoz. Ata në asnjë momentë nuk e kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre korruptive kundër shtetit dhe everteta të gruposet sa me thellë dhe të mos zbulohen kurrë.
Për më tepër shkaqet dhe motivet në shumicën e tyre janë emetuar në publik dhe në media, në bazë të interesitë të kohës dhe farefisnorë dhe jo në bazë të së vërtetës. Duke na mbrritur në bazë disa dekadash të shkuara të mjegullta e të tjetërsuara. Që të gjithë pjestar të komunitetit Shqiptar në Dardani. Rezulltojë edhe një herë mjaftë qartë se coptuesitë dhe hajdutët e trojeve shqiptare dhe shërbëtorët e tyre të verbër, servil e pa kurriz, kanë qenë dhe mbetën “armik të Kombit Shqiptar”.
Kushtet në ato kohe kanë qenë shumë të vështira. Shpresa pothuajse ishte vrarë. Besimi kishte humbur dhe vendi kishte kaluar tronditje tepër të mëdha pas përmbysjes sistemit për ato 20 vite. Na ra si mjegulla acide dhe na kishte marrë gojen dhe nuk flisnim fare. Disa nga frika e disa nga ligësia… Fabrikat janë plaçkitur e djegur dhe fund u shitën për skarap. Përsa u takonë problemeve që dalin sot, përgjigja u jepet në situaten e sotme të jenë më të plota dhe nuk e kemi të vështirë.
Ndërsa problemet e dalura në kohën kur coptuesitë, legjendat ishin në pushtet janë të gjitha të njohura.