ARKIVI:
2 Nëntor 2024

Ne lejuam që hoxhallarët të jenë kreatorë të “sukseseve” tona, nuk na ka faj askush !

Shkrime relevante

Një tjetër udhëheqës i Hamasit, Izz al-Din Kassab, u vra, pretendon IDF

zz al-Din Kassab ishte një nga pak udhëheqësit e mbetur të...

Partneritet i fuqishëm ndërshtetëror – Ministrja Gërvalla takon homologen kanadeze, Mélanie Joly

Montreal, Kanada — Në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor...

A po “vdesin” kultura dhe sporti në Drenas?!

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në periudhën e demokracisë dhe të lirisë, kur i...

Shpërndaj

Rrahim Sadiku, shkrimtar, Ferizaj
____
Nuk po duam ta pranojmë se Kosova e pasluftës, nga dita në ditë, po okupohet nga fanatizmi i skajshëm fetar e po shndërrohet, në liri, si vend ku luftohet e sulmohet qenia kombëtare shqiptare. Edhe pse jemi të deklaruar edhe me Kushtetutën e Kosovës si shtet laik, ne funksionojmë si oazë e ngulitjeve më ekstreme islame, si rrallë ndonjë shtet, në mbarë rruzullin. E them këtë sepse ngulitje të skajshme islame ke nëpër familje, në shkolla, në institucione dhe në organet qeveritare. Laicizmi i shtetit tonë ka ngelur vetëm një dekor i panevojshëm.
Ne e lejuam provokimin e tillë …
*
Derisa jemi kështu e derisa thellohemi në ato që po na i shesin e ngulisin shërbimet e huaja dhe të shiturit tanë, nuk e di pse merremi gjithnjë kot dhe vrullshëm me gjërat dhe dukuritë që janë jetike por sot e për të ardhmen?! Flasim për barazinë gjinore, demokracinë, të drejtat e grave e për shumë gjëra të tjera, pa menduar që për t’i arritur këto duhet të ndryshojmë shumë, shumë. Si mund të flitet për barazi gjinore, ku pa u ndalur flitet se femra është skllave, se duhet të jetë e nënshtruar ndaj burrit, se në publik nuk guxon të dalë e zbuluar, se burri ka të drejtë ta maltretojë gruan, madje maltretimi me shuplaka e me thupër quhet edhe i arsyeshëm… Këto i thonë dhe kërkojnë hoxhallarët disa herë në ditë nëpër xhami, i kërkojnë dhe arsyetojnë përditë dhe pothuaj në të gjitha televizionet kosovare e më gjërë dhe ballafaqohen me plot shembuj konkret, nga shtetet muslimane, ku maltretimi dhe keqtajtimi i femrën nuk është vepër e dënueshme.
Që të fillojmë të krijiojmë shoqëri demoktratike e me të drejta të barabarta për të gjithë, duhet të veprojë shteti, me ligje e me drejtësi, duke ndaluar fyerjen publike të femrave dhe duke e marrë në mbrojte dinjitetin e tyre.
Edhe këtë ndërhyrje anmiqësore tek fëmijët e shkollave e kemi lejuar ne…
*
Pa ndodhur ky ndryshim, nuk mund të kemi as arsimim të nivelit të duhur. Sepse fëmija rritet në familje ku dhuna është përditshmëri e ku etja për dituri as kultivohet e as çmohet. Me popullatë që ka trufshirje masovike, nuk ka ndryshime e nuk ka përparim. Sepse është nëna, është familja dhe është rrethi ai që ndërton botën mendore dhe fizike të fëmijës.
Kemi lejuar që hoxhallarët, me kulturë azatike e pa ndjenjë kombëtare, të na bëhen shembull intelektuali e edukuesi, kështu që nuk mund të presim ndryshime e suksese, derisa ecim kështu. Sepse hoxha mund të jetë i duhuri në xhami, ku e ka vendin e për çka është shkolluar, por jo në jetën e përditshme, në ecuritë e shtetit e të vendit dhe në ngulitjen e mentalitetit të popullatës.
Këtë religjiozizim të jetës nuk e ka lejuar askush tjetër, por nesh …
*
Kudo në Kosovë mësuesi dhe mësimdhënia janë degraduar, kurse feja dhe hoxhallarët kanë marrë në duar drejtimin e gjithë shoqërisë. Pa u ndërruar radikalisht ky raport, me kot dalim në protesat, kot e dënojmë dhunën në familje, kot flasim për ngecjet në edukim, të cilat mossuksesi në PISA vetëm sa i ka prekur!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu