ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Prishtina zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Sot, Kryetari i Kryeqytetit pranoi zyrtarisht përzgjedhjen e Kryeqytetit tonë si “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024. Kjo do ta bëjë Prishtinë tonë të dashur destinacion dhe qendër të shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjithë vitin 2024.Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, u shpreh i lumtur me arritjen e këtij suksesi të madh për Prishtinën.“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallë Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024! Ky titull është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon jetën e shëndetshme, gjithëpërfshirjen dhe mikpritjen. Na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive, angazhim të komunitetit dhe investime në infrastrukturën sportive”.Mes tjerash kryetari Rama tha se ky titull është katalizator i cili i nevojitet Prishtinës për të kthyer fokusin tek rëndësia e sportit në shoqëri për një të ardhme më të ndritshme, të shëndetshm e më gjithëpërfshirëse për kryeqytetin.Bashkë me Kryetarin ishin te pranishëm edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitaren e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu