ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Reflektime rreth së keqës …!

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes çame
___

REFLEKTIM NDAJ MENDIMIT SE E KEQJA NA QENKA PJELLË E SHOQËRISË!’

___

Nuk mendoj se çdo e keqe, apo pengesë vjen si produkt i gjithë shoqërisë.
Arësyeja: I ndjek portalet e pas nëntëdhjetës, mundohem të ndikoj me komente aty ku shoh se ka çalime. Lexoj artikujt dhe pastaj komentet e ndryshme. I dalloj shumë shpejt autorët e shkrimeve (artikujve) dhe të komenteve. Kam bërë një analizë për të dy rastet. Kam dalluar se artikujt seriozë dhe me botkuptim real, kohor dhe të përgjegjshëm, përballen me dy lloj komentuesish. Edhe me ata seriozë, të cilët jo vetëm mbështesin mendimet e autorit, por japin dhe mendime shtesë dhe të vlefshme; ndryshe komentuesit e tjerë, me komentet e tyre tregojnë mos njohje të jetës që i duhet shoqërisë dhe kapërcejnë degë-më degë. Në shumë raste as që lidhen me temën që shtron artikulli. E njëjtë dhe me artikujt jo seriozë, jashtë realitetit.
Në këtë analizë, u arrit të kuptohen pa vështirësi, si artikujt dhe komentet e niveleve të larta kulturore dhe arsimore të  autorëve të përgaditur në shkollat e para nëntëdhjetave, ashtu dhe autorët e artikujve e komenteve të niveleve të ulta (pa taban) të shkollave të pas viteve të nëntëdhjetës. Dallimi ësht tepër i dukshëm, jo vetëm në këtë sektor të arësimimit, por kudo, tepër i theksuar qëndron tek politikanët. Krijimi i partive politike me organizatorë të dalë nga një shoqëri e detyruar për tu përfshirë në “luftën e klasave”, mbarti tek ata urrejtjen, hakmarrjen ndaj gjithçkaje, pa përjashtim, të arritjeve në të shkuarën. Kjo po ndodh dhe për ata të shkolluar në vitet e para të tranzicionit.  Nuk harrohen recetat: terapia e shokut; ta nësim gjithçka nga zerro; çeku i bardhë; etj. Nuk u arrit të kuptohej (ose nuk donin të kuptonin) se arritjet në të gjithë sektorët jetikë, kishin djersën, punën dhe dijet e popullit, të bijëve e bijave të tij të devotshëm. Nuk u arrit të ndahej nga e kaluara ideologjia partiake nga djersa e bujkut, nga rropatja e punëtorit që punonin me tërë forcat fizike e mendore për të siguruar jetën e familjeve dhe dobinë për zhvillimin e vendit. Pasojat, ishin katastrofike, gjithçka u dogj, u shkatërrua, vërtet shkuam tek zeroja. Veprime që jo vetëm nuk u korigjuan por vazhdojnë dhe sot të ndikojnë rëndshëm në jetën e të gjithë shoqërisë. Fryma partiake e krijuar vetëm mbi urrejtjen e së shkuarës, pa u seleksionuar, e njëjtë si nga të djathtët dhe të majtët, është në veprim edhe sot e 33 vjet me radhë, si në arsim, drejtësi, ekonomi, në fushat sociale, etj. që të gjitha sëbashku krijuan, forcuan dhe kurorëzuan “Mbretërinë e korrupsionit”.
Ç’fardo ndryshime të sjellin vitet, epokat, në këndvështrimin tim, duhet të mos guxohet të preken konceptet e ruajtjes së familjes dhe të arsimimit nëpër shkolla.
Familja dhe shkolla kanë qenë dhe mbeten shtyllat e ndërtimit dhe zhvillimit të çdo shoqërie njerëzore.
Më 08 dhjetor 2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu