Afrim Caka, Gjakovë
___
“Atdheu sikur u trembë” kur e kuptojë se nuk shpëtonte dot ndaloj, duke e pritur fatin e tij. Disa politikanë ishin grabitçarë dhe nuk e trajtuan atdheun si nënën e tyre. Vepruan ndryshe. Edhe pse nuk ishinë të “egjër” me sa duket nuk kanë zemër e nuk kanë gjak. Nuk e trajtuan si një qenie që duhet mbrojtur. Grabitçarët e trajtuan shtetin si të ishte plaçkë tregu. Sa të pashpirtë ishinë, përpara instikteve kozmike, ishinë më pak se hiqi.
Paranoja e tyre ishte bërë ekstreme. Ishin bërë paranojakë dhe shumë veta qëndronin rrethë tyre. Fëmijët e tyre trajtosheshin sikur rridhnin nga familjetë mbretërore. Por pavarësishtë kësaj paralize politike – shumë qytetarë e fshatarë shqiptarë do të mbetëshin të përkushtuar akoma sot ndaj udhëheqësve të tyre. Pushteti i tyre kishte prodhuar pa fund një llojë propaganda që i protetizonin vetën si heronjë pse jo edhe figura “baballarë të kombit”. Kjo propagantë ishte tepër shumë efektëshme!
Kush ishin këta në të vërtetë që lanë gjurmë të thella?
Këta e kishinë ndierë erën e pulës e plaoncave të pjekur! Ishin figurat me ndikim në politikë. Që synonin të përmbysnin çdo iniciativë ndryshe. U ngritën nga fillimet modeste të pas luftës. Këta nuk kishin frikë për askë dhe përasgjë që të sakrifikonin pushtetin për një karrige lëkure. Shumë shpejtë do të shfaqninë interesa për politikën. Me kalimin e ditëve, muajve dhe viteve u bërë të njohur për metodat e pamëshirshme për shkatërrimin e arsimit, ekonominë e duke prodhuar varfërinë e skajshme dhe analfabetë funksional e kronik.
Pavarëshitë moshës së re që kishin do të përshkruhen si të “egjër dhe hakmarrës” ndajë kulturës, historisë dhe ekonomisë. Por ata i kishin rënë tavolinës me gjitë forcën dhe fytyrat e tyre ishin bërë si përbindësha. Shpejtë u bënë si liderët bolshevikë në Rusi. Bashkë me ta vdiqën ndjenjat e dashurisë ndajë kombit shqiptar…
Zhvillimi objektiv i shoqërisë i cili dikton transformimet dhe kontradiktatë që kërkojnë zgjidhje. Dardanisë i kishte rënë një hije e zezë dhe plotë të prapritura po ndodhnin. Po fillonte një vuajtje e re, dhimbjet më të ndryshmet deri sa e shihnin skenën e paradoksitë “makabër”. Populli ishte i kapitulluar, para se të futeshin në xhepat e popullit i rrënuan ekonomikishtë dhe këta të shkretë po e provoninë.
Ata ardhën dhe vepruan përshembull në kundërshtim me ligjet dhe zakonet të shkruara e të pashkruara të shoqërisë. Sepse ndokujtë i shkrepet në mendje për të plaçkitë atë do ta bëjë shpejtë dhe me humbje për disa dhjetavjeçar. Nuk mund ta duashë kombin pa fund, të lejosh duke u hipur dhunshëm mbi xhepat e popullit! Askush se besoj se do të ndodhte vërtetë, pavarësishtë seriozitetit të politikanëve shqiptar! Për letrat me vulë nuk pyetë më njëri… ndajë oligarkët grisën shumë premtime pas zgjedhjeve.
Nisën operacionet “barbarosa” duke shkallmuar themelet e shtetit Dardanë me luftën rrufe. Në mbrendësinë e tyre rezhimi korruptiv vahdonte të ishte i egër dhe i dhunshëm. Janë disa politikanë këto raste konkrete duan t’i lanë pezull nga e kaluara e tyre e “lavdishme”. Prandaj rroftë korrupsioni…
Tani më lufta korruptive ishte ndezur dhe makineria ishte vënë në punë, “drejtësia” deri në ndalimin e saj duhet shumë mundë. Ne e ndjejmë se në shoqërinë tonë diçka që nuk ecën, ka rënë në mulli dhe është e tëra pëngës për shoqërinë. Ndoshta nuk e kuptojnë, e ndoshta nuk duanë ta kuptojnë. Prandaj ka ardhur koha të bëjmë një ndryshime në drejtësi. Por jeta nuk ecën përpara…. Unë mendoj as mos ti falim dhe mos t’i fshehim gabimet e pabesitë. Po, me veç kalimin e ditëve e muajve dhe viteve, koha do t’i gjykojë mbrapështitë e tyre dhe në menyrë të pa/mistershmë do të shuhen të gjithë ata që bënë zullume…
Apo çfarë duhet të jetë fryma kritike?
Të ndërrojnë raportet në mes votuesve dhe grabitçarëve. Na çmendën rubrikat për korrupsionin e krimin politikë dhe si e kujtojnë veten ata ekonomistë, politikanë, analistë, sociolog, filozof – bile edhe një çik moderatorësh në studio…
Shkruajnë plotë “specialistë të partive politike” të cilët asnjëri nga ta nuk dinë t’i ngrehë problemet në artë. Dikush mund të pyetë, e ç’na duhet arti në politikë në përmbysjetë e mëdha. E pastaj i është hapur oreksi dhe marrin guximin për të ngrehë problemët politike e ekonomike!? Sepse çdo shkrim duhet të reflektoj me atdhetarizëm e kulturë.
Nuk duhet shkruar artikujtë apo reportazhet shkencore çdo netë e ditë! Ka kohë që një mik i mi i fëmijërisë, boton ca gjëra, dhe mua nga ai mik më ka mbetur “Morbus scritorium” sëmundja e të shkruarit” nga pikpamja e formës siç thoshte miku im.