Pamje: Nektari i xhenetit…!
Hoxhë Zekeria Idrizi
____
Myslimanët, bashk me klerin e tyre (hoxhallarët, imamët, shehlerët, bektashinjtë, dërvishët, shiitët), pretendojnë që vetëm ata do të hyjnë në xhenet !!!. Të krishterët: katolikët, ortodoksët, protestantët, dëshmitarët e Jehovait, adventistët, baptistët etj, bashk me priftërit, pastorët, peshkopët, kardinalët, dhaskalët, famullitarët, murgjërit etj., pretendojnë që vetëm ata do të futen në parajsë !!! Po kështu edhe hebrenjtë (cionistët, çifutët, judenjtë), bashk me rabinët e tyre, pretendojnë që vetëm ata meritojnë parajsën !!! Madje, çuditërisht, edhe satanistët dhe sektet hedoniste propagojnë të njëjtën idé për grixhën e tyre !!!
Do të thotë të gjitha këto grupime religjioze vëndojnë monopol mbi parajsën dhe e uzurpojnë për grixhat/tifozët e tyre, duke propaguar që vetëm ata posedojnë “të vërtetën absolute”, se janë popull qiellor dhe se Zoti u përket vetëm atyre! Zatën, po të mos dominonin këto bindje absurde nuk do të ekzistonin religjionet dhe, për pasojë, kleri do ngelte pa bukë dhe tempujt e faltoret do zbrazeshin…
Një këso bindjeje paradoksale më ngjallë një imagjinatë të përçudnuar karikaturale:
“Të gjitha grupimet religjioze, të gjitha sektet fetare në amshim do të grinden e kacafyten mes vete kush do të sigurojë parajsën. Do të pasojë rrëmujë e tollovi aq e madhe sa do të mbyten mes vete dhe rrjedhimisht askush nuk do të hyjë në parajsë!”
Dorën në zemër, konsideroj që në parajsë nuk do të hyjnë fundamentalistët, fanatikët, dekadentët dhe anti-krishtët djaj (demonë). Në parajsë do të hyjnë vetëm shpitgjerët, universalët, individualistët dhe humanistët.
Rrëmujën dhe katrahurën e religjiozëve sado-mazohistë do ta shfrytëzojnë mjeshtërisht ateistët, agnostikët, panteistët dhe natyralistët dhe këta do të përfundojnë në parajsë.
P.S.
Shpirtngushtit dhe religjiozët konzervativë të të gjitha religjioneve dhe sekteve pseudo-fetare do të katandisen keqas në zjarrin e ferrit, në rrethin më të ulët skëterror të Dantes. Kjo për arsye se, në fakt, me mendësinë infantile të tyre janë anti-Zot; bindje kjo që shpërfill universalitetin dhe dashurinë e hyjnore, degradon religjionet në pseudo-religjione, shpërfytyron religjiozët në shkallë retrograde sataniste dhe prodhon mizantropinë, homofobinë dhe shumë fenomene të tjera anormale dhe çnjerëzore ….
TË LUMËT ATA/ATO QË KANË ZEMRËN DHE SHPIRTIN E BARDHË DHE PUNOJNË MIRË PËR TË MIRËN E VETVETES, FAMILJES, FAREFISIT, KOMBIT DHE SHOQËRISË NË MESIN KU JETON DHE NË BOTË!
(Pjesëz nga përsiatjet e mia te dorëshkrimi im “Monolog”)