ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Kur vrasësit dekorohen e atdhetarët harrohen!

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Nga: Ilir Canhasi
___
Kur lexon historinë e popullit shqiptarë, kupton që nuk ka libër që nuk përmendet Marrëveshja e Mukjes dhe prishja e saj nga krimineli Enver Hoxha, si një nga gabimet më fatale në historinë e kombit shqiptarë.
Prishja e kësaj marrëveshje, popullit shqiptarë i kushtoi me dhjetëra mijëra vrasje, qindra mijëra deportimesh, përndjekjesh, burgosjeve, torturave dhe dhunimeve të drejtave të popullit shqiptarë në tërë gadishullin Ilirik.
Prishja e marrëveshjes, bëri që të filloi edhe vëllavrasja mes popullit shqiptarë, tmerr ky që filloi me 1943 e që përfundoi me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe sulmin e Nato-s ndaj forcave serbe.
Ti kthehemi kolosit të luftës çlirimtare për bashkim të trungut gjithshqiptar, Halim Spahia.
Libri i botuar më 2012 nga prof.dr Nuri Bashota me titull, ”Halim Spahia – Personalitet i ndritur i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar”, është një libër që me fakte të sakta përmbledh tërë jetën dhe veprimtarinë e heroit kombëtar që nga lindja e deri te pushkatimi i tij.
Për ju lexues të dashur, e posaqërisht juve që e pëlqeni historinë, e që nuk keni pasur shumë njohuri rreth këtij personaliteti ju rekomandoj fuqishëm ta lexoni këtë libër.
Disa fjalë për librin.
Ajo që gjithnjë mua më ka bërë kurreshtar e që kurrë nuk e kam gjetur nëpër libra, ishte se kush ishin ata njerëz që ndihmonin ekonomikisht gjithë luftën, nga shekulli i kaluar e gjerë më ditët e sotme.
Ne aq pak kemi njohuri për këta financues të mbledhjeve të ndryshme shqiptare, financues të çetave, brigadave e deri te ushtria me ushqim, armë, veshmbathje dhe logjistikë.
Kurreshtjen time e zbuloi ky libër, heroi i këtij libri; intelektuali,patrioti, afaristi,humanisti Halim Spahia.
Është me rëndësi të theksohet se kjo familje e vjetër gjakovare me ndikim të madh në Gjakovë dhe Malësinë e Gjakovës, Has dhe Lumë, paraardhësit e tyre kishin mbiemrin Vlanja, nga Vlanja e Hasit. ( Spahi – titull feudal turk)
Halim Spahia, ky filantrop dhe humanist i shquar shqiptar lindi në Gjakovë me 1897.
I martuar me Qamile Këpuska-Spahiu kishte pesë fëmijë, katër vajza dhe një djal që nuk pati fatin ta shihte, kishte lindur kur Spahiu gjendej në burgun e OZN-së në Prishtinë.
Halim Spahia, së bashku me Dr.Selman Rizën, Ejup Binakun, Sokol Dobroshin, Prof. Ymer Berishën, Shaban Polluzhën, Rifat Krasniqin, Rexhep Kabashin, Tahir Dedën, Marije Shllakun, Xhon Serreqin, Halim Oranën, dhe patriot të tjerë themeloi dhe udhëhoqi Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare.
Dëshmori i kombit, Halim Spahiu ishte deputet i Krumes në parlamentin e Mbretërisë Shqiptare, delegat i Gjakovës në Kuvendin themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, bashkëthemelues i Lëvizjes Antifashiste, kryetar i KQ të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, kryetar i parë i Këshillit Popullor të rrethit të Prizrenit.
Ky humanitar së bashku me vëllezërit e tij përmes firmës së vet ”Vllaznia Spahia” ndihmoi kudo që kishte nevojë populli, e sidomos në viset më të prapambetura të veriut, Lumës, Hasit, Malësisë së Gjakovës. Ngriti blegtorinë, komunikacionin ajror duke ndihmuar në ndërtimin e aeroportit të Kukësit, dhe ndihmoi në komunikacionin automobilistik në veri.
Ndërtoi fabrikën e përpunimit të leshit në Bicaj, kaqkavallit në Krumë, që shitej në tërë Ballkanin.
Fabrikën e përpunimit të drurit në Kukës. Ngriti mullinj që ju bëri punën me të lehtë fshatarëve.
Hapi furra buke, për furnizim të administrates, ushtrisë dhe popullsise të anëve të prapambetura. Merrej me shitblerje si në Kukës, Shkodër, Tiranë, Durrës, Berat dhe gjitha qytetet e Kosovës.
Ndihmoi në krijimin e qendrave mjekësore dhe të shkollave në veri, krahas përkrahjes së shtetit shqiptar kishte ngritur godinën e shkollës në Krumë bashkë me internatin që e financonte vetë Halim Spahia, ku vinte të shkollohej rinia shqiptare nga Kosova për të mësuar në gjuhën amtare. Në konviktin ”Kosova” shpenzimet e shkollimit të rinisë shqiptare që vinin nga tërë qytetet shqiptare e sidomos Gjakova, Peja dhe Prizreni i mbulonte të gjitha vetë.
Me materialin nga fabrika e tullave në Landovicë që ishte pronë e tij ngriti shkollën Normale të Gjakovës me arkitekt italianë dhe inxhinierë nga Tirana. Me pajisje dhe inventarë i ndihmon mësuesi gjakovar Haki Taha, i cili mblodhi ndihma nga tregtarët e Gjakovës.
Pagën e deputetit që i paguhej në napolona ari, rregullisht ja dhuronte Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gjatë krizës së madhe ekonomike të viteve 29/33 e njohur si ”Kriza e bukës” ai hapi depot e veta që kishte në Has, Lumë, Mirditë etj. që popullsia të furnizohej me drithë, miell, kripë e gaz falas.
”Mbjellën të tjerët për të jetuar ne, tani duhet të mbjellim ne, që të jetojnë ata që vijnë pas nesh, por jo kurrsesi të presish që sot të mbjellish një pemë dhe në mbamje t’ia marrish kokrrat” ishte parimi i tij human e njerëzor.
Këtë parim të humanizmit njerëzor e kombëtar Halimi me admirim fliste dhe e çmonte lart Hasan Prishtinën nga Vushtrria, i cili jo vetëm që tërë jetën ja kushtoi çlirimit të Kosovës dhe bashkimit të trevave shqiptare në një Shqipëri etnike, por me mjetet e veta inicioi dhe financoi hapjen e shkollave shqipe dhe ngritjen e atyre të mesme, si në Shkup dhe dërgimin e nxënësve shqiptarë të Kosovës në Normalen e Elbasanit.
Ai merrte shembull edhe nga qytetarët e njohur të Gjakovës, ku ndërtonin urat, çezmet, shkollën e parë ( mejtepin) etj. me mjete të tyre.
Pas shpartallimit tëJugosllavisë së Versajit më 1941, në Shkup paraqitet një burrë elegant i veshur bukur, i cili kishte ardhur apostafat për ti shpëtuar nxënësit nga Kosova që mësonin në medresen e madhe ”A. Karaxhorgjeviq” nga deportimi bullgar. Ky burrë ishte Halim Spahia.
Në Tiranë, gjatë demonstratave të nxënësve të Shkollës Teknike të Tiranës kundër pushtuesit italian, një numër i tyre i burgosur pritej të internoheshin në Itali. Shefi i burgut erdhi na tha: të gjithë kosovarët dilni jasht në oborr, që nga sot jeni të lirë, pasi që për ju ka paguar para të mëdha një burrë kosovar. Ky ishte Halim Spahia.
Përveç që kishte shpirt humanitari ai ishte i lindur edhe për të bërë politikë, unë do t’ju tregoj një rast kur ai duke parë se forcat fashiste gjermane po e humbin luftën ai u takua me njërin nga komandantët gjerman Lotar Rendulic në shtëpinë e oficierëve në Prizren. Në këtë takim Halim Spahia kishte arritur një marrëveshje për tërheqjen e tyre graduale nga Kosova në një anë dhe marshimit gradual të luftëtarëve të LNDSH-së, të UNÇ-së të Shqipërisë dhe aradhave partizane të Kosovës, duke mundësuar çlirimin e vendit pa gjakderdhje mes tyre. Ide kjo e guximshme dhe largpamëse e tij, duke mundësuar që forcat shqiptare ti merrnin qytetet para se të arrinin brigadat serbo-malazeze dhe bullgare.
Libri që ka rreth 500 faqe tregon edhe për shumë vepra humane të këtij patrioti, por në pamundësi ti përmend të gjitha unë duhet patjetër të përmendi edhe shpëtimin e hebrenjëve nga holokausti nazist.
”Për tre popuj në botë historia është treguar ‘njerkë’ dhe e padrejtë: për shqiptarët, hebraitet (jevrejët) dhe kurdët” e theksonte Halim Spahia.
Ai kishte shpëtuar me qindra familje hebre nga vdekja përmes firmës së vet ”Vllaznia Spahia” të cilët i transportonte nga zonat okupuese gjermane për në Shqipëri dhe shtetet e lira perëndimore dhe ato të lindjes së afërt.
Një nga këta hebre të qujtur Haime Adizhes
ish- kryetar i komunës hebraike në Prishtinë kthehet pas luftës dhe kërkon Halim Spahin.
U pikëllua pa masë kur kuptoi se shpëtimtari i tyre z. Halim Spahia, ishte burgosur nga OZN-a në vitin 1945 dhe më pas pushkatuar në vitin 1946 në Tokbahçe, nën varrezat e hebrenjëve në Prishtinë.
Kur jemi te shpëtimi i hebrenjëve po shfrytëzoi rastin të përmendi edhe një moment tjetër kur Halim Spahia kishte nevojë për ndihmën e tyre se si ta shpëtonte kapitalin e tij dhe të tjerëve në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Oda Tregtare Shqiptare kërkoi nga Halim Spahia
një këshillë se çfarë të bënin me kapitalin qe posedonin kapitalistët e mëdhenj shqiptarë, e që mos t’u ndodhte atyre po ajo fatkeqësi e madhe që u kishte ndodhur pas Luftës së Parë Boterore, kur Austro-Hungaria ua grabiti shqiptarëve tërë arin, drithërat dhe gjërat e tjera të vlefshme, duke u lënë shqiptarëve në duar kartëmonedha të panumërta, pa kurrfarë vlere faktike që i shtypnin rrugeve.
Dhe pasoi menjëherë përgjigjja e tyre:
”Meqë po mbaron lufta, ju nuk guxoni të mbani në duar kartëmonedha dhe as bankënota të cilit do shtet. Së pari me këto kartëmonedha të blini ar në bankën gjermane dhe bankat tjera. Së dyti, blini pëlhyra, stofa dhe penj të pambukut dhe të leshit. Këshilla e tyre ju ndihmoi shumë tregtarëve duke i mbushur depot kudo në Shqipëri. Por ky mund i tyre mjerisht shkon posht kur me dhunë mallin e tyre të grumbulluar në depot e marrin komunistët shqiptarë duke ju falur jugosllavëve që i merrnin me anije dhe avion.
Ti kthehemi veprimtarisë së tij politike dhe arsyet që e quan deri te pushkatimi i tij.
Arsyet që e shpijnë deri te burgosja dhe pushkatimi i tij ishin;
Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, Halim Spahia si kryetsr i LNDSH-së, në Konferencen e Këshillave Popullore të rretheve të Kosovë e Metohisë, të mbajtur më 19-24 mars 1945 në sallën e Gjimnazit ”Sami Frashëri” në Prishtinë, me pjesmarrjen e 400 delegatëve parashtroi kërkesën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në bazë të drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve autokton të Kosovës që ishte arritur në bazë të luftës kundër okupatorit nazifashist dhe të garantusr edhe me rezolutën e Bujanit.
Konferencën që e kryesonte Mehmet Hoxha dhe Xhavit Nimani, kuvend historik ku merrnin pjesë edhe Fadil Hoxha, Ali Shukria, Elhami Nimani, Dushan Mugosha etj. Halim Spahia kundërshtoi edhe kthimin e kolonistëve serbo- malazezë.
I shpejtë ishte përgjigjja nga Xhavit Nimani se ”ishte marrë vesh Titoja me Enver Hoxhën që për dy vjet të lihet Kosova në Jugosllavinë e Re, për shkak se në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë është i fuqishëm nacionalizmi shqiptar, ashtu që po t’i bashkohet Kosova Shqipërisë, atëherë do të dështojë sistemi komunist në Shqipëri ”.
Në këtë konferencë u pajtuan që një delegacion prej 25 shqiptarëve të Kosovës të vizitonte J. B. Titon në Beograd. Në krye të delegacionit ishte Mehmet Hoxha, me pjesmarrësit Qamil Luzha, Halim Spahia, Vesel Rexhepi etj.
Mehmet Hoxha u mundua ta ndryshoi rrjedhën e takimit me Titon duke nxerrë nga xhepi një deklaratë të gatshme të shkruar nga Dushan Mugosha, por Halim Spahia iu kundërvu deklaratës së lexuar nga ai dhe mu në zemër të Serbisë, në praninë e J.B.Titos kërkoi njohjen e së drejtës së vendvendosjes deri në shkëputje të shqiptarëve të mbetur në Jugosllavi. Kërkoi që në bazë të një referendumi të shqiptarëve t’u mundësohet bashkimi me Shqipërinë si dhe ndalimin e kolonistëve serbi-malazezë në tokat që ua kishin grabitur shqiptarëve.
Tito theksoi: ”Se ishin marrë vesh me Enver Hoxhën, që për shkak të rrezikut nga forcat nacionaliste, rrezikohet pushteti i tij, të mbetet Kosova edhe për një kohë në Jugosllavinë e Re”.
Pastaj, Halimi parashtroi kërkesën tjetër për një republik të krijuar nga shqiptarët në Jugosllavi.
I shpejtë ishte reagimi i Aleksandër Rankoviqit, duke e refuzuar me faktin se ju jeni pakicë në Jugosllavi.
Pas këtij takimi, Halim Spahia së bashku me Qamil Luzhën vizituan ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku edhe aty nuk gjenë asnjë përkrahje, përkundrazi ambasadori Hysni Kapo i tha ; ”Halim, pse kërkoni të bashkoheni me ne, kur Shqipëria së shpejti po hynë në përbërje të Jugosllavisë së Re si Republikë e shtatë”.
Halimi i reagoi shpejtë dhe ashpër: ”Shiqo Hysni Kapo, së pari të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një Shqipëri unike, dhe pastaj të shkojmë ku të shkojmë bashkarisht dhe jo kurrsesi kështu të ndarë e të coptuar”.
Me rëndësi të ceku se ky trim mu në zemër të Beogradit i shtroi këto kërkesa vetëm disa muaj pas vrasjes së patriotit të madh Shaban Polluzhës.
Pas Beogradit, Halimi udhëton për Tiranë ku me 28 prill 1945 takohet me Enver Hoxhën në praninë edhe të sllavomaqedonit Koqi Xoxe, por edhe këtu nuk gjenë fare mirëkuptim e as mbështetje për ardhmërinë e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Tiranë kërkoi edhe ndihmën e diplomatëve dhe ushtarakëve perëndimorë – angloamerikan për ta shpëtuar popullsinë shqiptare nga terrori sllavokomunist në Kosovë.
Pas qëndrimit disa javësh, të tij në shtëpinë e vet në Kukës, arrestohet nga dy oficerë të sigurimit Jugosllav (OZN), Nazmi Kursani dhe Çedo Mijoviqi duke e dërguar në burgun e Prizrenit.
Urdhër ky me kod sekret që Enver Hoxha i dërgoi shefit të Seksionit të Mbrojtjes së Popullit (SEMP) në Kukës, Zylfi Sali Lami, ku ky i fundit kishte bërë rezistencë dhe i kishte treguar më herët Halim Spahisë që të arratiset.
Plot 56 ditë tortura në trupin e tij deri te sjellja e tij para gjyqit ushtarak të Jugosllavisë së bashku me 24 patriotë të tjerë anëtarë të LNDSH-së.
Në këtë gjyq ushtarak, nën drejtimin e Hivzi Sulejmanit alias Hivzo Sulejmanoviq (dhëndërr serb) të ngritur nga prokurori publik i Kosovës, krimineli dhe antishqiptari Ali Shukria (dhëndërr malazez), dhe të gjyqtarëve Kolë Shiroka (dhëndërr serb), Qamil Brovina (kolonel i APJ-së) dënohet me pushkatim Halim Spahia (Gjakovë), Rexhep Kabashi ( Prizren), Tahir Deda ( Gjakovë), Sefedin Ahmeti (Prizren), Kajtaz Ramadani (Drenicë), dhe Rifat Krasniqi (Rahovec). Ndërsa të tjerët u dënuan me dënime drakoniane, ku shumica as që patën fatin të kthehen gjallë pranë familjeve të tyre.
U akuzuan se ishin agjentë (spiun) të vendeve perëndimore, se luftonin kundër komunistëve etj.
Në të vërtetë Halim Spahia u dënua me vdekje sepse ky ju tha qartazi si në Prishtinë, Beograd e Tiranë se luftonte për bashkimin e gjithë shqiptarëve në një shtet dhe kundër kolonizimit të Kosovës me serb e malazez.
Më 16 shkurt 1946 në Tokbahçe të Prishtinës, u pushkatuan nga eskadroni partizano-çetnik.
Kufomat e këtyre martirëve, jo vetëm që nuk ju dorëzuan familjeve të tyre, por qëllimisht iu humbi çdo gjurmë.
Vlen të theksohet se të gjithë u ekzekutuan para se të shqyrtohen ankesat e tyre nga shkalla e Dytë në Beograd, sipas të drejtave që i garantonte ligji i atëhershëm i RPFJ-së.
Poashtu, amnestia që u bë pas përfundimit të luftës për çetnikët dhe të tjerët në Jugosllavi nuk vlente edhe për shqiptarët.
Në gjyqin e ngritur ndaj Halim Spahisë vlen të theksohet se i ftuar si dëshmitarë ishte edhe Fadil Hoxha, por ky nuk e hapi gojën asnjëherë ta shpëtoj me një fjalë te vetme nga pushkatimi.
Ai doli nga gjykata në heshtje.
20 ditë para pushkatimit, Halimit i lind djali i vetëm, që nuk e pa kurrë, por përmes një kartoline kishte arritur t’ia dërgonte bashkëshortes Qamile, ia uron lindjen e djalit në Tiranë, duke e pagëzuar me emrin Sali.
Sali Spahiu, arkitekt në pension, sot jeton në Prishtinë.
Fund
Kisha dëgjuar më herët për këtë patriot, por jo kurrsesi në këtë mënyrë kaq të detaljuar siç e përshkruan Prof.dr Nuri Bashota, ku mua vetëm pas dhjetëra faqesh leximi më befasoi veprimtaria e madhe e këtij kolosi dhe isha kurioz të di se a kishte ndonjë institucion emrin e tij, ndonjë pllakë përkujtimore apo ndonjë lapidar, kërkesa ime në Google ishte zero.
Më besoni u trondita kur nuk gjeta as edhe një emër të ndonjë institucioni në Kosovë dhe Shqipëri (përveç një rruge me emrin e tij në Ferizaj), por zemërimi im u ngrit edhe më tepër kur në Google gjeta me dhjetëra biblioteka dhe shkolla të quajtura ”Hivzi Sulejmani”, dhe deri vonë kuptova se Lidhja Shkrimtarëve të Kosovës jipte ”Shpërblime për letërsi” për nder të tij.
Sikur nuk mjaftonte me kaq, idiotësia më e madhe ishte kur disa historianë të mpirë nga ideologjia komuniste ne vitin 1994 i thurrin lavdata këtij vasali të Serbisë, ku pas kësaj lavdate qëndronin emrat e Kryesisë së Historianëve Shqiptarë të Kosovës.
I vetmi historian që pati guximin ti kundërshtonte këta historianë komunistë ishte Dr.Hakif Bajrami.
Përmes këtij libri u vërtetua edhe njëherë se mëkatari më i madh në historinë e shqiptarëve ishte krimineli Enver Hoxha kur prishi Marrëveshjen e Mukjes, me ndihmën e komunistëve serbë që atë ta vendosin në ballë të Shqipërisë.
Ky ishte, Halim Spahia, legjendë madhështore dhe shembull se si duhet luftuar per liri e bashkim kombëtar.
Faik Konica
”Ne shqiptarët gjithmonë vonohemi”.
Ismail Kadare
”Shqiptarët nuk kanë guxim të përballen me të kaluarën e tyre”.
Mund të jetë një imazh i 2 personaMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i 3 persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Prof. dr. NURI BASHO HALIM SPAHIA PERSONAL NDRITUR LUFTES PER ÇLIRIM DHE BASHKIM KOMBETAR"
Foto 1
Familja e ngushtë e Halim Spahisë
Foto 2
Halim Spahia dhe gjyshi im Fetah Canhasi
Foto 3
Enver Hoxha në Beograd
Foto 4
Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani në gosti te shtëpia e vrasësit më të madh të shqiptarëve, Aleksandër Rankoviq.
Foto 5
Të dënuarit me vdekje- pushkatim.
Foto 6
Hebrenjët që kishte shpëtuar nga gjermanët nazistë.
Foto të tjera!

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Popujt qe nuk mesojne nga e kaluara (historia e tyre) cdo here pesojne.
    Babai im Abedin Abrashi, ishte nip i Z.Halim Spahija, deri ne vdekjen e tij mburrej me vepren patriotike te dajes vet, dhe neve ne detale na percjellte
    Edhe tani po kalojme ne sfida serioze kombetare, por shpresojme se tani definitivisht jemi ne anen e drejt.

  2. kemi koncepte te gabuara per kush eshte hero dhe kush eshte tradhtar, kush eshte kriminel dhe kush eshte patriot.
    Se dyti ju nuk doni te kuptoni Historine askush as Mareveshja e Mukjes dhe as Keshilli i LNDSH- me te nderuarin kryetar Halim Spahia, madje as Tiot me Enver Hoxhen edhe sikur te deshen- nuk mund te bashkonte Shqiperine me Kosoven.
    Perse?
    Sepse Shqiperia dhe Kosova jane ndare me urdher te nderkombetareve dhe vetem nje vendim i nderkombetareve mund ti bashkoje perseri. Ede sot me 2023- Shqiperia dhe Kosova nuk mund te bashkohen pa then-PO` SHBA dhe BE.
    Prandaj mos fajeso njeri dhe as mos lavdero njeri per nje problem i cili nuk zgjidhet dot nga shqiptaret e te dy aneve.
    Tito i ka thene tekstualisht Enver Hoxhes; nuk mund te bashkoj Kosoven me Shqiperine se nuk duan nderkombetaret dhe serbet, por une-tha Tito- do tu jap autonomi Kosoves; dhe e realizoi.

    Respekte

    • Z.Prifti!
      Nese eshte e vertete qe Enveri nuk paska pase mundesine e bashkimit te Kosoves me Shqiperine, perse atehere te gjitha veprimet e tij, duke filluar nga prishja e Mukjes e deri te dergimi i brigadave shqiptare ne Kosove ishin kunder interesave te shqiptareve te Kosoves ? Nese nuk ka mundur qe te na ndihmoje, atehere biles te mos behej me partizanet e Titos dhe here pas here te na luftonte.

  3. Thenien e Titos per pamundësinë e bashkimit te Shqiperise me Kosoven e keni te faktuar me nje dokument zyrtar , komentues me emrin ‘ pirro ‘ ? Apo lëshoni nje fjali , me efekt te njejte me tymhellesat e te shkoje ku te shkoje ,te bindet kush te bindet. Qendrimi kontrovers nga ju eshte i ditur dhe pse ne një dore mbani shpaten e besimit fetar e ne tjetren veprat e largqoftit enferr .Tito mund te ishte nje udhëheqes qe dalloi nga krejt kampi i Varshaves ( ose komunist ) per liberalizem , zgjuarsi e dinakeri ,per humanizëm por ne te njejten kohe ai ishte dhe nje ushtarak ( Gjeneral apo Major ishte grada e tij ? ) qe ngjasonte me kolonizatoret ku synim te vetem kishin zmadhimin e tokave te zaptuara , te pushtuara. Kur Shqiperine e kishte siguruar me krijimin e republikës se 7 . Ne se harroni deklaratat , dashurine per popullin vella yugosllav me 1944 -1947 si dhe njehsimin e lekut tone shqiptar ne dinar , rilexuar shtypin e atyreve viteve sepse sot nuk i kemi te censuruar .Ai ( Tito ) me 1948 shfaq synimet e tij territoriale dhe ne Greqine e zhytur ne lufte civile 1945 – 1949 .Urdherit te Stalinit per te ndihmuar partizanet ,komunistet greke ai ju pergjigj se do te ndihmonte me kusht qe Maqedoninë e Greqisë t’ja bashkonte Maqedonisë sllave .Ky synim i Titos nuk u aprovua nga Stalini e filloi grindja e kriza e pare .E interesaxhiu gjirokastrit mbajti anën e Stalinit .Asnje trathti ndaj marks – leninz. sic e paraqet ne veprat e tij dallkauku jone .Jeta he vazhdim tregoi dhe politiken qe ndoqen shtetet e mesiperme. Ne se dy vende te nje populli duan ,bien ne ujdi te bashkohen nuk ka Amerike , BE ,fuqi ne bote qe t’i ndaloje .E koklavitur dhe me shume pengesa behet ndarja e nje populli ne dy shtete .Ne Azi kemi shembuj Ne europen e pas 1990 medalje nderimi shkon tek shteti i dikurshëm i Cekosllovakise ku u nda ne dy shtete me mirekuptim te plote . Ate pamvarsi qe dha Tito pas 3 dekadash ,nje vonese e pajustifikueshme ,nuk e shpalli nga deshira por nga lëvizja e heshtur e shqiptareve qe shfaqej ne flamurin shqiptar qe valëvitet ne festa kombëtare apo private . Perpara shpërthimit te vullkanit Tito dinak shpalli pamvarsine . I paska thene Hoxhes me 1945 ,46, se do te shpall pamvarsine e pret gati 3 dekada te shpalle pamvarsine . Hajde kete mashtrim besoje si te vertete !!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu