ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Pushtimet e huaja antike ndaj territorit izraelit të Palestinës 

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Gjergj – Skender Jashari 

Ka shumë ngjajshmëri mes neve Shqiptarëve dhe hebrenjëve, përfshirë edhe pushtimet e huaja. Këto pushtime kanë tjetërsuar, asimiluar, asgjësuar popullatën vendase. Prandaj edhe në këtë rast, popullata hebreje e territorit izraelit të Palestinës, është asimiluar, asgjësuar, shpërngulur përgjatë historisë. Fatmirësisht nga 1948, kanë shtetin e tyre, që kanë treguar që e meritojnë duke e bërë të vetmin shtet demokratik në Lindjen e Mesme. 

Pushtimi egjiptian 

Historia për territorin Izraaelit, fillon me Betejën e Megidos, e vitit 1469 para Krishtit, mes forcave Egjiptiane të komanduara nga Faraoni Thutmose III i cili shkatërroi koalicionin Kananit të komanduar nga mbreti i Kadeshit.1 

Derisa historianët e theksojnë, që Filistinët në territorin e Izraelit të sotëm kishin arritur në shekullin XII para Krishtit, e që kishin ardhur nga brigjet e Detit Egje, duke u përzier me popullatën lokale Kananite.2 Faraoni Ramzesi III i shkatërroi Pelestët(Filistinët), rreth shekullit XII para Krishtit, e që i zhvendosi në bregun jugor të braktisur të Kananit.3 Kampanja ushtarake Egjiptiane e komanduar nga Faraoni Shoshenq I i dinastisë së 22-të, kundër Mbretërisë Judease, përmendet edhe në Biblën Hebreje, në Librat 1 Mbretërit 14:25 dhe 2 Kronikat 12:1-12, e cila ndodhi rreth vitit 926 para Krishtit,4 e pasuar nga Beteja e Liqenit të Thartë, rreth vitit 925 para Krishtit.5 E që në këtë rast kishte pushtu edhe Negevin, por me gjasë edhe Filistinën.6  

Pushtimi babilonas dhe persian  

Nabukodonosori II e pushtoi Filistinën në vitin 604 para Krishtit, duke e djegur Ashkelonin,7 e që pas këtij viti Filistrina u zhduk nga historia.8 Për të pasuar pastaj me periudhën e pushtimit Persian në vitet 539-332 para Krishtit, e më pas të rënë nën pushtimin e Aleksandrit të Madh.9 Në periudhën e pushtimit Persian, Filistinët humbën identitetin e tyre dallues etnik, e që u zhdukën nga burimet historike dhe arkeologjike në fund të shekullit të V para Krishtit.10 

Pushtimi  helen 

Rreth vitin 200 apo 198 para Krishtit, Perandori Seleucid Antiochus III i Madh, e pushtoi Palestinën,11 poashtu edhe në fund të vitit 170 a fillim të vitit 169 para Krishtit, Antiochus( Antiochus IV Epiphanes) invadoi në Egjipt me gjasë shkaku i trazirave në Palestinë, e që triumfoi sërish.12 Edhe në pranverë të vitit 168 para Krishtit, invadoi në Egjipt, por u detyru të tërheqej nga forcat Romake.13  

Në vitin 103 para Krishtit, Alexander Jannaeus e shtriu mbretërinë  Hasmoneane të Judesë në qytetet bregdetare greke përgjatë territorit izraelit të Palestinës.14 

Pushtimi romak 

Perandoria Romake, në kohën e perandorit Pompeu e pushtoi Sirinë në vitin 64 para Krishtit, në luftën e III Mithridatike, pas disfatës së mbretit armen Tigranit të Madh,15 saktësisht  pushtoi Palestinën në vitin 66 para Krishtit,16 derisa trupat romake në vitin 63 para Krishtit e u vendosën në Palestinë.17  

Kurse në vitin 37 para Krishtit, Perandori Herodi i Madh, e fitoi luftën përfundimtare kundër mbretit të fundit Antigonus II Mattathias, Hasmonean të Judesë.18  

Në vitet 66-70 pas Krishtit, shpërtheu Revolta e I Hebreje, e cila u shtyp e që në vitin 67, me legjionet romake që pushtuan Palestinën,19 kurse më 69 Vespasiani pasi ishte deklaruar Perandor romak, kishte marr komandën e legjioneve romake dhe kishte hy në Palestinë,20 Jerusalemi ra në vitin 70 të Erës tonë dhe shkatërruan Tempullin e Dytë,21 i gjithë regjioni i Judesë, Samarisë dhe Galilesë u emëruan Palestinë(Palaestina).22 Për të vazhduar pastaj në vitin 106 pas Krishtit, me ankesimin e territoreve Nabateane, duke e njohur me emrin si province Arabe.23 

Perandori Hadrian e vizitoi Sirinë, Palestinën dhe Arabinë në vitin 129/130,24 pak pas thyerjes së revoltës Bar Kokhba, e vitit 132-135, perandori romak Hadriani, ia ndryshoi emrin provincës së Judes,25 duke e quajtur “Siria palestineze”26 dhe formoi Aelia Capitolina mbi rrënojat e Jerusalemit, e që kjo sipas shumicës së studiuesëve konkludohet si përpjekje për të zhdukur lidhjet e popullit hebre me regjionin.27 Edhe pse është e diskutueshme në lidhje me ndërrimin e emërtimit dhe arsyes.28 Në vitin 222 Cezarea bëhet selia metropolitan e Palestinës.29 Për një kohë të shkurtër u formu Perandoria Palmirene, por që në vitin 272 perandori romak Aureliani e rifitoi kontrollin ndaj Palmirës.30 Mbrete Zenobia Septimia, sundimtare e Perandorisë Palmirase, pushtoi pjesën më të madhe të lindjes të Perandorisë Romake, përfshirë edhe Palestinën,31 por kjo e fundit është ripushtu nga Perandoria Romake sërish më 272.32 

Pushtimi bizantin 

Krishterizmi praktikohej fshehtas dhe helenizimi i Palestinës kishte vazhduar edhe në periudhën e Septimius Severus, në vitet 193-211 pas Krishtit.33 Shumicën e popullsisë në Levantin jugor( që përfshinte territorin  modern të Izraelit, Palestinës, Jordanit dhe sipas disa burimeve të tjera përfshinte edhe Libanin jugor, Sirinë jugore dhe gadishullin e Sinait34), përbëhej nga hebrenjët,35 kurse pastaj në fillim të periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjët u bënë minoritet.36 Siria si tërësi, ishte hapësira më e helenizuar dhe kishte më së shumti armen dhe hebrej dhe pjesërisht në pjesën juglindore dhe lindore me arab. Armenët, grekët dhe hebrenjët ishin në këto territore prezent edhe para periudhës romake dhe se disa e kishin përqafuar krishterizmin që nga periudha e Konstantinit të I me rastin e legalizimit në shekullin e IV. Shkaku i tensioneve ndërfetare dhe konflikteve shumica e hebrenjëve migruan jashtë vendit në vendet jashtë kontrollit të Perandorisë Bizantine, e kjo sidomos në periudhën e perandorit Heraclius, e që në këtë periudhë u krishterizuan shumica.37  

Rreth vitit 300, “Sirisë palestineze”, i’u shtu edhe territori i Arabia Petrea, që përfshinte Negevin, pjesë të Sinait dhe Edom-in antik.38  Provinca romake, Siria palestineze, më pas u nda në Palestina Prima dhe Palestina Salutaris rreth vitit 357,39 derisa Palestina Prima u nda në krahinat Palestina Prima dhe Palestina Secunda, kurse më pas Palestina Salutaris u emërtu edhe si Palestina Tertia.40 Palestina Prima konsistonte në Judenë, Samarinë, Paralia dhe Peraea me guvernatorin në Cezare.41 Palestina secunda, përfshinte Transjordaninë veriore, Luginën e Jezreel-it( ndryshe e njohur edhe si Lugina e Megidos) të poshtëm, Galilenë dhe hapësirën e Golanit,42 e që ishte provincë e Bizantit nga viti 390, derisa hebrenjët në shekulli I dhe II u dëbuan prej Perandorisë Romake nga kjo provincë. Palestina Tertia, përfshinte Negevin, Transjordaninë jugore( jug-perëndimor), dhe pjesë të gadishullit të Sinait,43 etj, e që ishte pjesë e ndarë nga Arabia Petraea, gjatë reformave të Dioklecianit në vitin 300 të Erës tonë44 dhe ekzistoi deri në pushtimin e muslimanëve arab në shekullin e VII.45 Këto provinca formonin Dioqezën e Orientit.  

Periudha prej kur fillon pushtimi bizantin i territorit izraelit të Palestinës nuk dihet me saktësi, por në përgjithësi mendohet se ishte prej vitit 313, kur perandori Konstantini i Madh e deklaroi krishterizmin si fe zyrtare,46 e që përfundon me periudhën kur ky territor është pushtuar nga Perandoria Arabe në vitet 637-641. Konstantini i Madh e shkatërroi Perandorin Maksimilian që ishte cezar i Perandorisë Romake të Perëndimit në Betejën e Urës Milviane më 28 tetor 312,47 u bë sundimtar i vetëm i Bizantit, e që mbrete ishte Helena që ishte një grua e krishter, e që kishte filluar ndërtimin e kishave më 324. Në vitin 351/352,  ndodhi revolta hebreje me qendër rreth Sepphoris kundër perandorit të Bizantit Konstantin Gallus, e cila shpejt ishte shtypur nga gjenerali Ursicinus.48 Më 18 dhe 19 maj 363, ndodhi në tërmet në Galile, përfshirë edhe Palestinën,49 e që prezumohet të ketë qenë tepër shkatërrues,50 e që kjo u interpretu si dënim i zotit shkaku i ndërtimit të Tempuillit hebre. 

Pastaj revolta samaritane e vitit 484-573, që ishin seri kryengritjesh në provincën Palestina Prima, të Samaritanëve kundër Perandorisë Bizantinëe, e që kjo e fundit ndihmohej edhe nga Ghasanidët, e që shkaktoi reduktim maksimal të popullësisë samaritane.51 

Perandoria Sasaniane( persiane), më 613, pushtoi disa qytete bregdetare të Palestinës, kursëe në maj 614, gjeneralio Shahrbaraz, kapi dhe plaçkiti Jerusalemin, dëmtoi me zjarr Kishën e Ringjalljes dhe Kryqin e Vërtetë e konfiskoi.52 Në këtë rast edhe hebrenjët u revoltuan kundër sundimit Bizantin, me shpresën që të siguronin autonomi për Jerusalemin,53 e që në vitet pasuese forcat persiano-hebreje pushtuan Cezarenë dhe Jerusalemin dhe shkatërruan kishat dhe masakruan popullatën e krishtere, duke marr kryqin e Krishtit si trofe duke e dërguar në kryeqytetin Persian Ktesifon( Ctesiphon).54 Perandori romak Konstantini i Madh, e bëri Jerusalemin kryeqytet emblematik të krishterizmit dhe qendër simbolike të botës.55 Hebrenjët u bënë dominues në Jerusalem, mirëpo persianët kaluan në anën e të krishterëve që ishin shumicë duke i’a kthy qytetin atyre në vitin 617.56 Perandori romak Herakliu, filloi kundërofenzivë, rimori Jerusalemin dhe shkatërroi Perandorinë Sasanide në Betejën Nineveh më 627, duke e rikthy personalisht Kryqin e Vërtetë,57në mars 629,58 derisa hebrenjëve i kishte premtu falje për revoltën e tyre, por më pas këtë premtin nuk e mbajti duke masakruar mijëra hebrenj dhe duke i dëbuar nga Jerusalemi.59 Këto bënë që hebrenjët dhe samaritanët të përndjekeshin shpesh nga Bizantinët, si shkak i numrit të revoltave të tyre, derisa propaganda religjioze bizantine zhvilloi elemente të forta anti-hebreje.60 Samaritanët humbën “religio licita”( të drejtën e religjionit apo “të drejtën e praktikimit të fesë”61) në Perandorinë Bizantine në vitin 529.62 Për ta rënduar edhe më shumë situatën në vitet 541/542, Palestinën e përfshiu mortaja Bubonike ose Justiniane.63 Për të vazhduar pastaj me rrebelimin e samaritanëve dhe hebrenjëve me qendër rreth Cezaresë në vitet 555/556.64  

Në kohën e Perandorisë Bizantine, popullata e territorit izraelit të Palestinës, arriti pikun e saj,65 krishterët grekofon dhe samaritanët e dominuan qendrën e regjionit të Palestinës Prima,  derisa në shekullin VI, sipas haxhiografisë “Jeta e Barsauma-s” murgu monofizit, deklaron që hebrenjët me paganët përbënin shumicën e Palestinës në shekullin V, mirëpo këtë e vënë në dyshim disa historian.66 Derisa të krishterët arab Gasanid( Ghassanid)67 dhe arabët Nabatan( Nabataean) e dominuan Palestinën Secunda rrespektivisht Palestinën Tertia. Samaritanët shkaku i revoltës së shekullit V dhe VI,68 shumica e komunitetit të tyre u konvertu në të krishter. Gjatë kësaj periudhe të sundimit Bizantin, Palestina Prima, gradualisht u bë qendër e krishterizmit, e që braktisën kultet paraprake romake dhe helene. Arianizmi dhe format tjera të krishterizmit, u gjendën në një rreth jomiqësor. 

***

Vazhdon pjesa tjetër! 

Më: 13.12.2023 

Gjergj –  Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu