ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Gazeta shqiptare “Pellasgu” në Kajro për xhonturqit (1907) : “Ju mbani lavdinë e virtyteve tona, ndërsa ne mbajmë turpin e gabimeve tuaja…”

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Dhjetor 2023

Gazeta algjeriane “Akhbar” ka botuar, të dielën e 1 dhjetorit 1907, në faqen n°4, reagimin e gazetës shqiptare “Pellasgu” në Kajro asokohe ndaj xhonturqve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët dhe policia individuale

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një gazetë dyjavore e botuar në arabisht, shqip dhe frëngjisht, Pellasgu, organ i komitetit qendror të Shqipërisë, del në Kajro dy herë në muaj. Kërkesat e shqiptarëve janë të parashtruara qartë në të. Ata aspirojnë të formojnë një atdhe më vete dhe kanë marrë si moto : “Shqipëria për shqiptarët”. 

Shqiptarët janë shumë të gudulisur. “Turqit e Rinj” i kishin kundërshtuar duke u thënë se kishin çdo interes që të mos ndaheshin nga Turqia, sepse atdheu i vogël që mund të krijonin nuk do të mbrohej dot. Për këtë, ata përgjigjen : 

Ju ndoshta e imagjinoni se jeni ju që i mbroni shqiptarët që nga vdekja e Skënderbeut ! Por, është pikërisht e kundërta që ndodh. Janë shqiptarët ata që mbrojnë turqit dhe ditën që të mos ketë më shqiptarë në ushtrinë turke, nuk do të vlejë më asgjë, ose të paktën shumë pak. Jemi ne që krijuam reputacionin ushtarak të turqve. Ju mbani lavdinë e virtyteve tona, ndërsa ne mbajmë turpin e gabimeve tuaja. Shkëmbim i mallkuar ! 

Të shtypësh një Shqipëri të organizuar dhe të vetëdijshme me forcën e armëve nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Do të kemi një luftë të re të Boerëve, më të keqe se e para, kësaj here pa minierat e arit dhe të diamantëve. Asnjë komb evropian nuk është aq i çmendur sa të tentojë një aventurë kaq të padrejtë. 

Është lojë foshnjore të duash të na trembësh me hijet, ne që nuk kemi pasur kurrë frikë nga realitetet. 

Ju patët dinakërinë të thoni se ne kurrë nuk do të mund të jetojmë në paqe dhe të shkojmë mirë me vëllezërit tanë të krishterët. Mirëpo, Shqipëria është i vetmi vend në Lindje, por edhe në Perëndim, ku çështjet fetare nuk kanë degjeneruar kurrë në grindje. Një luftë fetare mes shqiptarëve është një absurditet, si në sytë e myslimanëve, ashtu edhe në sytë e të krishterëve. Në vendin tonë të gjithë adhurojnë armët. Kjo është arsyeja pse ne në mënyrë spontane respektojmë çështjet e ndërgjegjes dhe bindjet intime të çdo personi. Jo të gjithë mund të thonë të njëjtën gjë. 

Këtu gjejmë formulën për policinë individuale : Të gjithë në vendin tonë adhurojnë armët, kjo është arsyeja pse ne respektojmë bindjet e të gjithëve. 

Morali i forcës nuk është shprehur kurrë më mirë. Dhe vini re se formula është e zbatueshme në Marok. 

Por sado kategorike të jetë, kjo polici individuale është edhe më e vështirë për t’u kontrolluar se tjetra dhe për më tepër nuk i përshtatet mirë kërkesave të organeve tatimore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu