Shkolla ”maqedone” me shkrim çirilik dhe prindërit maqedon, nuk i duan nxënësit shqiptar as brenda në klasë e as në oborr të shkollës.
Sinan Kastrati, Suedi
Ali Ahmetin dhe Nasim Haradinaj
Liria sot e ka emrin Nasim, e neser , Zoti e din
Ali Ahmeti, është një nga ish lpk-istët, nga Maqedonua. Ai paska shkua dje në Gllogjan me e takua Nasim Haradinajn.
”Liria sot e ka emrin Nasim, e neser Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë”
“U riktheva në Gllogjan për tu çmallur me shokun dhe bashkëluftëtarin e liruar nga Haga, Nasim Haradinajn. Padrejtësia ndaj luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejës për jetë, liri dhe demokraci të popullit të Kosovës po zgjat tashmë dy dekada e gjysëm si asnjë rast tjetër …”
O Ali zeza, liria që na sollët ju, ti e Nasimi, nuk është liri.
Alio, trego sa pasuri ke ti e Nasimi?
Jeni bërë milionerë.
Kësaj i thua ti Liri?
Prindërit maqedon, nuk i duan nxënësit shqiptar as brenda në klasë e as në oborr të shkollës
Sllavo maqedonët nuk i duan nxënëst shqiptarë e mësimin në gjuhën shqipe.
Ali, shikoj ti punët ku po han, ku shqiptarët nuk i kanë të drejtat e barabarta me maqedonasit. Ata nuk kanë të drejtë as që të shkollohen në gjuhën shqipe.
Nxënësit shqiptarë në Çashkë
Këshilltarët e shërbëtoret besnikë, AliKi te kanë lajmërua, kur e ke pirë kafenë e mëngjesit sikurse mbreti Dare i Persisë se çka po ndodh në Çashkë *), në vatanin tând?
”Sipas të dhënave të vitit 2021 nga gjithsejt 1174 nxënës, 852 apo mbi 72% janë shqiptarë, ndërsa 230 apo mbi 19 % janë maqedonas dhe 84 turq. Por, përkundër këtyre shifrave, nuk ka asnjë shkollë shqipe.
Nxënësit shqiptarë të një klase në Çashkë
Me regjistrimin e fundit, shqiptarët dolën 50.77% (nga 35% me regj. e 2002), ndërsa 38% janë maqedonas. Prindër maqedonas së fundi të ndikuar nga politika po bllokojnë hapjen e një paralele shqipe në këtë shkollë, përmes protestave dhe bllokimit të hyrjes së shkollës”
Ali, ju edhe fjalën ”liri” e fëlliqët, e qelbët*)
Po pse paska liria emër ”liria” dhe pse Nasimi paska emrin (vetëm dje) ”Liria”?
Kisha mendua, para disa vjetëve ta filloj një punë, për hartimin e një fjalorthi me emrat e komandantëve, edhe pse punë e rëndë dhe e vështirë.
E fillova me shkronjën ”A”, me Adem Damaçin, Azem Sylën … por kisha harrua që në fjalor ta fus edhe Agim Çekun e Ali Ahmetin, pa të cilët fjalori nuk do të ishte i plotë, do të ishte i mangët.
Me shkronjën “B”, (BUKËPËRMBYESIT E BASTARDËT E “LUFTËS” E TË “LIRISË” SË KOSOVËS”, i kisha futur Bujar Bukoshin, Bisalim Zyrapin, Bardhyl Mahmutin dhe Bediri Islamin (njërin nga Maqedonia Përendimore e tjetrin nga Shqipëria Veriore)
Emrat e Ali Ahmetit e Nasim Haradinajt, do ta pasuronin fjalorin enciklopediko-ushtarak me fjalët që i mungojnë shqipes. Mos te harrojmë se shumë gjuhë, popuj e shtete kanë fjalorë encikopedik- ushtarak.
Përshdetje e mirëseardhje për nxënësit shqiptar në shkollën shqipe edhe në Maqedoninë e Lekës, nga mësuesit.
Oh sa shumë nevojë ka gjuha shqipe për një fjalor ushtarak enciklopedik. Merre me mend vetëm Kosova pa Shqipërinë dhe Maqedoninë ka më shumë veteranë (ushtarë të hunit e të kanopit se sa kishte Leka, Aleksandri i Maqedonisë) *)
Po ku të gjejmë ekspertë më profesionistë në lëminë ushtarake si Azem Syla, Nasim Haradanaj, Ramiz Lladrovci, Remi (Rrustem Mustafa), Rexhep Selimi e Sokol Bashota e Sami Lushtaku e shumë njerëz të dishëm e të mençur, bilbila të gojës e fjalës, të penës, pushkës e pulës.
Sa keq që shoqatat e dala nga lufta bashkë me partitë e lindura pas (nga) lufte dhe veteranët (e rrejshëm) nuk hartuan edhe një fjalor. Po pse jo? Punë që bëhet. Kjo do ta pasuronte fjalorin e gjuhës shqipe me fjalë të reja (neologjizma), terma e emra ushtarakësh.
Nuk besoj se nuk ka iniciative por deri atëherë, na mbetet vetëm të shpresojmë.
Aty do të futeshin edhe Hashim Thaçi (Gjarpri), Xhavit Haliti (Zeka), Fatmir Limaj (Çeliku), Ferat Shala (Pëllumbi), Jakup Krasniqi (Kupa), Sylejman Selimi (Sulltani), Rexhep Selimi (Dhjetëshi), Sokol Bashota (Njëmbëdhjetëshi), Elimi Reçica (Petriti), Shukri Buja (Gazetari), Haxhi Shala (Topi), Lahi Ibrahimaj (Magjupi), Haradin Bala (Togeri), Skender Hoti (Tigri), Gani Paqarizi (Rreziku), Xhem Gashi (Gjermani), Sali Veseli (Ushtaraku), Naser Krasniqi (Ftyra), Naser Shala (Bashkim Fina), Rrustem Mustafa (Rremi), Daut Haradinaj (Davidi)
Burimet dhe fjalorthi:
`*) “Leka i Madh – Aleksandri i Maqedonisë jeta dhe historia e tij..”, on: August 15, 2019, Histori
https://kercova.net/2019/08/15/leka-i-madh-aleksandri-i-maqedonise-jeta-dhe-historia-e-tij/
*) “Ali Ahmeti në Gllogjan: Liria sot e ka emrin Nasim, e neser Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë (VIDEO)”, TETOVA SOT, Publikuar 22:09 16 Dhjetor, 2023
*) “Shaqiri: Nga shtatori nxënësit e Çashkës do të mësojnë në gjuhën shqipe”, March 12, 2023
https://lajmpress.org/shaqiri-nga-shtatori-nxenesit-e-cashkes-do-te-mesojne-ne-gjuhen-shqipe/
“S’ka gjuhë të përbashkët për paralelen shqipe në Çashkë, politika po i mbyllë shkollat“, TETOVA SOT, Publikuar 12:33 16 Dhjetor, 2023
*) “Në Çashkë dominojnë nxënësit shqiptarë, por s’ka mësim në gjuhën shqipe“, ina-online, 15/12/2023
https://ina-online.net/ne-cashke-dominojne-nxenesit-shqiptare-por-ska-mesim-ne-gjuhen-shqipe/
*) FËLLIQ kal.
- E bëj dikë a diçka me baltë, me lyrë a me një gjë tjetër, ia prish pastërtinë; përlyej, ndot, ndyj; kund. pastroj. Fëlliqi rrobat (këpucët) me baltë. Fëlliqi duart me bojë. E fëlliqi ujin (ajrin).
- fig. E bëj me turp dikë, e turpëroj; i cenoj emrin e mirë, i vë njollë; bëj që bota ta marrë nëpër gojë për të keq. Nuk i fëlliq prindërit. Nuk e fëlliqi veten. Mos na fëlliq!
- jokal. Dal jashtë, bëj nevojën në rroba ose në shtrat, fëlliqem (zakonisht për fëmijët). Ka fëlliqur fëmija. Ka fëlliqur në vete.
* E fëlliqi (e ndyu, e qelbi, e prishi, e rëndoi) gojën shih te GOJ/Ë,~A. Nuk e fëlliq (nuk e ndyj) dorën me dikë shih te NDYJ. Nuk e fëlliq (nuk e ndyn) pushkën me dikë shih te NDYJ.
FËLLIQASH mb.
- Që nuk e mban pastër veten, shtëpinë, veshjen etj., ndyracak; kund. pastërtor. Fëmijë fëlliqash.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Fëlliqash i keq.
FËLLIQEM vetv.
- Përlyhem me baltë, me lyrë a me diçka tjetër, bëhem i papastër, ndotem; ndyhem.
- fig. Bëhem me turp, turpërohem; me del nam i keq. U fëlliqa me të. U fëlliq fare.
- Dal jashtë, bëj nevojën në rroba ose në shtrat, ndyhem (zakonisht për fëmijët).
U fëlliq fëmija.
- Pës. e FËLLIQ.
* Nuk fëlliqet (nuk lyhet) dielli me baltë fj.u. shih te DIELL,~I.
FËLLIQËSI f.
- vet. nj. Të qenët i fëlliqur, ndyrësi; kund. pastërti.
- Gjë e fëlliqur, mbeturinë e papastër e diçkaje; ndyrësi. Heq fëlliqësitë.
- fig. Veprim i ulët, punë e pandershme dhe e turpshme; ndyrësi, poshtërsi. Fëlliqësitë e botës kapitaliste.
FËLLIQËSIRË f.
- Fëlliqësi. Heq fëlliqësirat.
- fig. Njeri i ulët dhe i poshtër; ndyrësirë.
FËLLIQUR mb.
- Që është përlyer me baltë, me lyrë a me diçka tjetër, që është bërë i papastër, i ndotur; i ndyrë. Petka të fëlliqura. Ujë (ajër) i fëlliqur. Vend (mjedis) i fëlliqur.
Me duar (me këmbë) të fëlliqura.
- fig. Që është në kundërshtim me normat e moralit komunist, që bëhet me qëllime të pandershme e të ulëta dhe te ngjall neveri; që vepron me mënyra të ulëta e të pandershme, i poshtër, i ndyrë. Punë e fëlliqur. Veprime të fëlliqura. Shpifje e fëlliqur. Kulak i fëlliqur. Tradhtar (spiun) i fëlliqur. Vegël e fëlliqur. Borgjezët e fëlliqur.
- Që është në kundërshtim me sjelljen e mirë në shoqëri, i pahijshëm, i turpshëm (për fjalët, shprehjet etj.); që përdor fjalë të këqija, të pahijshme; i ndytë. Fjalë të fëlliqura. I fëlliqur nga goja.
- Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit (për njerëzit).
*) QELB m.
Lëng i trashë me ngjyrë të verdhemë e me erë të keqe, që mblidhet në një plagë të pezmatuar. Qelbi i plagës. Shtrati i qelbit. Plagë me qelb. Zë (mbledh) qelb. Kullon (rrjedh) qelb. Shtrydh (nxjerr, heq) qelbin.
* Si qelbi në çiban i fshehtë, tinëzar. Qelb nën thua diçka e keqe dhe e rrezikshme që nuk duket; njeri i keq e tinëzar. E ka mbledhur si plaga qelbin e ka mbledhur me vështirësi të madhe, me shumë lodhje e mundim.
QELB kal.
- Lëshoj erë të keqe, bëj të vijë erë e keqe, e prish ajrin. E qelbi ajrin.
- jokal. vet. veta III. Bie erë të keqe, qelbet. Qelbin këmbët. Qelbte era raki.
- E ndot shumë, e fëlliq keqas. M’i qelbi duart. Na e qelbi gjithë shtëpinë.
- fig. thjeshtligj. E prish fare një punë; e bëj shumë keq diçka, e katranos. E qelbi punën. E qelbi hesapin. E ka qelbur fare me ato që po bën.
* E qelbi fare thjeshtligj. i turpëroi përpara të tjerëve, i fëlliqi, ua nxiu faqen. E qelbi (e prishi, e ndyu, e fëlliqi, e rëndoi) gojën shih te GOJ/Ë,~A.
QELBAC mb. shar.
- Që është i ndyrë sa të ngjall neveri, qelbanik. Djalë qelbac. Grua qelbace.
- fig. shih QELBANIK,~E 2.
- Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.
QELBANIK mb. shar.
- Që rri shumë i papastër që e mban veten, veshjen dhe vendin përreth shumë të fëlliqur, i ndyrë. Fëmijë qelbanik. Vajzë (grua) qelbanike.
- fig. Që ka plot vese të ulëta, që është i prishur nga ana morale e shpirtërore, i ndyrë, i fëlliqur. Fashistët (spiunët) qelbanikë.
- Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.
QELBASH mb. keq.
- Që rri gjithnjë i papastër, fëlliqash. Djalë qelbash. Vajzë qelbashe.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
QELBEM vetv.
- vet. veta III. Zë qelb një plagë, qelbëzohet. U qelb plaga.
- Bie a mbaj erë të keqe, kam a lëshoj erë të keqe. Qelbej mishi. Qelbej trupi. Qelbej i tëri. I qelbej goja (fryma).
- bised., mospërf. Bie erë shumë të fortë; kundërmon. Qelbej kolonjë.
- Ndotem shumë, fëlliqem keqas. Më janë qelbur rrobat (duart). Ku qenka qelbur kështu?
- vet. veta III fig. thjeshtligj. Prishet fare një punë, katranoset. U qelb puna (hesapi).
- pës. e QELB 3.
QELBËS m.
- zool. Gjitar i egër sa një shqarth, me hundë të ngritur, me lëkurë në ngjyrë të çelur në pjesën e sipërme dhe të errët poshtë, që ha minj, pula etj. dhe që lëshon një erë të keqe për t’u mbrojtur nga egërsirat e tjera. Lëkura e qelbësit.
- bot. Shkurre me degë të holla, me gjethe heshtake, që mbajnë erë të rëndë dhe me lule të verdha, që bëjnë bishtaja; karthë e egër, rrunjë. Farat e qelbësit.
QELBËS mb.
- Që bie erë të keqe, që ka a lëshon erë të keqe. Bar qelbës. Drurët qelbës. Rrush qelbës lloj rrushi i zi me erë të rëndë, rrush çilek.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
QELBËSIRË f.
- Diçka shumë e ndyrë ose e prishur dhe që bie erë të keqe, ndyrësirë. Nuk hahet kjo qelbësirë. Mos i prek ato qelbësira! Bie era qelbësirë.
- Njeri që mbahet shumë i papastër, qelbanik.
- shar. Njeri me vese të ulëta e i prishur nga ana morale, qelbanik.
- fig. Veprim që të ngjall neveri, punë e ndyrë; fjalë a shprehje e ndyrë. Ka bërë shumë qelbësira. Nxjerr qelbësira nga goja.
QELBËSOHEM vetv.
Fëlliqem ose prishem sa mbaj erë të keqe, qelbem.
Sqarim: Për të satën herë dua të deklarohem publikishte se heronjët si Hqamzë e Adem Jasahri, Ahmet Krasniqi e Agim Mehmeti, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë kanë qenë dhe do të mbetën të pastër, të papërlyer.
Malmö, 17 dhjetor 2023