ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Në Serbi gara mes fashizmit të kuq e atij të zi

Shkrime relevante

Ja, këta janë përgjegjësit e vërshimës së fashizmit islamik në Shqiptari…?

Msc Belisar Jezerci KUSH JANË PERGJEGJËSIT KRYESOR TË ESKALIMIT TË ISLAMIT RADIKAL...

Xhamia e Erdonait në Prishtinë, xhami për zhdukjen e Dardanëve

Nga Belisar Jezerci ___ "XHAMIA" QENDRORE NE PRISHTINË! Kjo ndërtesë me emrin e kamufluar...

Istogu dhe trimat e tij në hisori

Bardh Mustafë Nengurra Ka vite që nëpër Istog debatohet për disa...

A duhet miratuar Eutanazia në Shqipëri?

Pirro Prifti, Tiranë Një debat i madh por edhe një problem  kompleks...

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Uglanin

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri Ramabaja

Gara e sotme mes dy blloqeve politike në Serbi, më rikthen tek libri i Phillip Cohen-it, “Lufta e fshehtë e Serbisë”.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur Mbretëria e Jugosllavisë po shkonte në histori, elita politike serbe, qe përcaktuar në atë mënyrë që ” Lisi (i madh) serb – për të ruajtur substancën e tij”, planifikoi të degëzohej në dy degë, njëra, plotësisht simpatike për Hitlerin dhe gjermanët – e Nediqit (Ljotiqit), dhe tjetra – e cila do të përcaktohej “për pritjen e fitores së aleatëve” – ajo e çetnikut Mihailoviq.
Dy rrymat e fashizmit modern serb – ai prorus në krye me Listën “Serbia nuk duhet të ndalet”, të cilës i prin presidenti serb Alekandar Vuçiq, në njërën anë, dhe – lista kuazi-properendimore – aleanca e qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës”, të rikthejnë tek ndarja në prag të LDB.
Ajo që I bashkon si pozitën edhe opozëtn në Serbi është Kosova, respektivisht pozicioni I tyre I njohur shoven kundruall Kosovës dhe shqiptaërve në përgjithësi. Edhe gjaët kësaj fushate zgjedhore, e cilësuar nga më të ndyrat në historikun e pluralizmit serb, igurat opozitare ishin po aq të drejtpërdrejta kundër çfardo ndryshimi të qasjes serbe ndaj Kosovës.
Miroslav Aleksiq, bartësi i listës “Serbia kundër dhunës” edhe para fillimit të fushaëts ishte shprehur qartë se për koalicionin opozitar marrëveshja franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që parasheh njohjen de-facto të pavarësisë së Kosovës, është e papranueshme.
“Lisi” i madh serb, e sheh tek Putini, Hiterin e tij shpëtimtar, ndërkaq dega e dytë, është përcaktuar për pritje, meqë ajo e sheh shptimin e Serbisë tek rikthimi i mundshëm i Donald Trupm-it në Shtëpinë e Bardhë.

Председник Републике Српске Милорад Додик изјавио је након гласања у Бањалуци: Сви из Републике Српске да добију држављанство Србије / Kryetari i Republika Srpskas, Milorad Dodik, deklaroj pas votimit në Banja Llukë se të gjithë nga Republika Srpska ta marrin shtetësinë e Serbisë (politika.rs)

___

Prandaj Brukseli e ka toleruar Vuçiqin ta mbarshtrojë “Botën Serbe” (Serbinë, Malin e Zi dhe Republikën Serbe -B&H), duke mos refuzuar as aneksimin e veriut të Kosovës, në rast se Serbia do të ishte në gjendje ta bënte atë – akt të kryer në 24 shtator.
Gara zgjedhore në Serbi prandaj ka degraduar mes fashizmit të kuq e atij të zi, meqë atje ka dështuar demokracia liberale.
Një pjesë të përgjegjësisë për këtë dështim gjithësesi e ka Brukseli, meqë toleroi etablimin e fashizmit në Serbi.
Që nesër do ta kuptojnë që të dy kampet, se tashmë që ët dy palët mund të rrëshqasin në humbëtirën e historisë. Prandaj në Serbi politika shpeshherë shndërrohet në teatër frustrues. Kjo forë e talljes s me historinë nga ana e Serbisë,nuk do të ishte aq e keqe ose madje mund të konsiderohej disi edhe si një zbavitje e lloit për vozhdin e Zadrukës primitive serbe nëse kjo sjellje nuk do të sillte kosto dhe rreziqe të mëdha për palët e treta të papërfshira, para së gjithash për fqinjët e Serbisë. Prandaj do të ishte politikisht e mençur të mbaheshin përgjegjës ata që toleruan fashizmin serb të tallet me Brukselin dhe të pregaditen masat e duhura për ditën D, që mund të pasoj shpejt pas 17 dhjetorit. Këtu nuk ka zgjidhje të thjeshta. Në pyetje është siguria jo veëtm në Europën Juglindore. Shih për këtë, Brukseli duhet të hidhet mbi hijen e vet. Fitorja e fashstëve të kuq në Serbi është helm I lloit të vet për demokratët progresivë gjithandej në Europë.
Një mundësi për dalje nga rrethi vicioz mbetet e hapur për janarin që vjen, kur Këshilli i BE-së do të kthehet nga pushimet e Krishtlindjeve në janar. Europa Juglindore do të ketë nevojë urgjente për preventivën e diplomacisë perendimore, para se të rrëshqasë në kaosin e luftës së re.
Historia nuk përsëritet në trajtën e saj të plotë, por atë do të duhej ta njihnim, që të mësojmë nga ajo.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu