Zekeria Idrizi
___
Definitisht jam agnostik. Besoj në Zot, por jo në religjione. Ka vite që nuk praktikoj fare religjionin.
Amanet: mbi varr nuk dua ceremoni mortore! Dua lamtumira e fundit të më bëhet në gjuhën shqipe dhe me Flamur Kuq e Zi. Mbi varr të më lexohen dy poezi elegjiake dhe biografia ime. Familjarët dhe miqtë të luten shqip e me dashuri për shpirtin tim.
Përfundimisht, fe mbi fetë për mua është SHQIPTARIA me gjitha komponentet e saj imanente: me gjuhën e bekuar shqipe, me himnin kombëtar, me Flamurin kuq e zi me shkabën dykrenore dhe me shtetësinë iliro-dardano-arbërore … Ndërkaq, platforma ime ideologjike kombëtare është Rilindja Kombëtare dhe Neo-shqiptarizmi ….