ARKIVI:
10 Janar 2025

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës vizituan familjen e heroit Afrim Bunjaku dhe pikë kalimin kufitar në Jarinjë  

Shkrime relevante

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Rrugaçëria opozitare dhe nekrologjia e humbjes

Afrim Caka, Gjakovë Shumë nekrologji e veprime “bombë”, nga ato që bënë...

Jemi Shqiptarë; si Gegë, si Toskë, si Arbëresh, si Arvanitas apo Arnaut

Nga: Fahri Dahri Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku...

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Shpërndaj

Prishtinë, më 17 dhjetor 2023  

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi pikë kalimin kufitar në Jarinjë, si dhe familjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku, i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në kryerje të detyrës, në mbrojtje të vendit, integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Në emër të Policisë së Kosovës drejtori Hoxha edhe njëherë gjatë kësaj vizite falënderoi familjen e Heroit Bunjaku për sakrificën dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës, me ç ‘rast i siguroi ata se Policia e Kosovës do  të jetë gjithmonë pranë tyre duke kujtuar heroizmin e Afrimit dhe duke ofruar përherë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij.

Forhåndsvisning av bilde

Familjes Bunjaku nga drejtori Hoxha iu dorëzua edhe një pllakatë me emrin e Heroit Rreshter Afrim Bunjaku, e cila ishte dhuruar nga Shoqata shqiptaro-amerikane (AALEA US ) e dedikuar për Heroin e Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Policia e Kosovës do ta kujtoj përherë heroin Afrim Bunjaku dhe të gjithë heronjtë e tjerë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për qytetarët dhe vendin. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa gjatë vizitës në pikë kalimin kufitar Jarinjë, takoi nga afër zyrtarët policor të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre të pakursyer dhe njëkohësisht kërkoi nga të vazhdojnë me përkushtim realizimin e detyrave policore në interes të sigurisë, parandalimit të krimit e kontrabandës dhe menaxhimit sa më efikas të kufirit shtetëror. 

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu