___
Skandalet dhe tradhtitë e hapura nuk kanë fund, ato janë shëndrruar në epidemi !!!
___
16 Dhjetor 2023
___
Eksponentë shovinistë turko-arab të veshur nën petkun e fesë islame, po zhvillojnë një luftë të hapur kundër identitetit Arbërorë. Kjo fushatë antiShqiptare është duke u zhvilluar në bashkërendim të plotë me qarqet antiShqiptare të boshtit Beograd – Moskë – Stamboll – Athinë.
Sllavizimi, Turqizimi, Helenizimi dhe tjetërsimi i miliona Shqiptarëve, ngatërrimi i përkatësisë kombëtare me atë fetare e ideologji të huaja armiqësore ndaj gjuhës, kulturës e përkatësisë kombëtare Arbërorë ka qenë dhe mbetet armiku kryesor i Shqiptarëve.
Mungesa e Filozofisë Kombëtare të dy shteteve Shqiptare; Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Dardanisë po u krijon hapësirë elementeve shoviniste në jetësimin e planprogrameve antiShqiptare. Agjentët shovinistë Turko-Islam, Greko-Ortodoksë & Serbo-Ortodoksë qëllim parësor kanë zhbërjen e identitetit Arbërorë të Shqiptarëve dhe infektimin e rinisë me ideologji fetare e shoviniste islamike.
Ku po shkojmë me këtë klasë politike antiShqiptare, që ka pushtuar mediat dhe tërë shtetin tonë? Ku po shkojmë me këto media antiShqiptare, që neve për Shqipëri të Bashkuar na bllokojnë, ndërsa këlyshve të Stambollit, Beogradit, Athinës e Moskës u japin hapësirë të shfaqin hapur pretendimet e tyre shoviniste kundër identitetit dhe kombësisë sonë?!
O sot, o kurrë Shqiptarët duhet të bashkohen kundër agresionit islamik të sponzorizuar nga treshja antiShqiptare; boshti Beograd – Stamboll – Athinë. Dikur me moton DRENICË JEMI ME TY,
ndërsa sot UNE JAM DEÇAN!
Dje kundër shkijve, e sot kundër osmandhinjëve!
Pa rikthim në identitet nuk mund të këtë bashkim kombëtar e asgjë tjetër, veçse zhbërje! Përderisa nuk jemi vetvetja, atëherë jemi kundër vetëvetës. Shpëtimi i vetëm i Shqiptarëve është Shqiptarizmi, si ideologji mbarëkombëtare, që garanton çlirimin dhe ribashkimin fizik të trojeve Shqiptare, në një shtet të vetëm kombëtar Shqiptar Shqipëri të Bashkuar.
Kastriot Berissa
Kryetar
Autor
SHKURT DHE KJARTE.
“Shkurt e kjartë”-po, i nderuari Paul Tedeschini! Por, me shkrime në internet nuk ndryshohet asgjë! Po i lexojmë shkrimet,po kenaqemi,dhe pastaj asgjë Kombi po tkurret dhe gjasat janë që do të tkurret edhe më shumë! Duhet një FORCË POLITIKE E DJATHTË me seli në Tiranë dhe me degë në Prishtinë e Shkup, e regjistruar ligjërisht dhe me PLAN të qartë:politik, juridik, ekonomik, kulturor…me njerëz të pakorruptuar dhe që jetojnë,veprojnë dhe kanë VETËM shtetësinë e Atdheut shqiptar! Ora është pak para orës 24!Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri dhe Kosovë do të bëhen me 2025!Nëse edhe një herë fitojnë këto parti(banda) politike, kombin shqiptar e mori lumi! Sepse, këto të Kosovës, po i marrin shembull ato të Shqipërisë!