Afrim Caka, Gjakovë
___
Sepse këtu fjalët nuk i merrë era… Vetëdija se je shqiptar është themeli i të mirës, i suksesit, njerëzores dhe i së vyeshmes në kohët e djeshme e të sotme e përgjithmonë. Kjo arrihet vetëm kur hallexhinjtë do të ishin në shërbim të shqiptarëve dhe hallexhinjët duhet të ishin në shërbim të shtetit të tyre kombëtarë.
Pse silleshin kështu?
Leku – ethja e pushtetit! A ishte e dëshirueshme një gjëndje të tillë? Ajo ishte gjëndje krejtësisht e padëshirueshme që e kishte mbërthyer secilën familje shqipatre dhe gjithë shoqërinë shqiptare dje e sot. E megjithat, paria e hallexhinjëve dhe veglat e tyre të mirëpaguara ishin në një rrugë tjetër prej nesh. Ata e lanë këtu vetëm eshtrat e kockat e shtetit e të kombit shqiptar, vetëm atë që kanë arritur të blejnë, ta shesin, ta vjedhin, të këmbejnë, ta privatizojnë, të përvetësojnë, ta dhurojnë apo ta pronësojnë. Mirpo uria e tyre për PARA ishte kaq e madhe sa nuk do të heqin dorë pa ia shtrydhur e përtypur madje edhe eshtrat e shtetit e të kombit.
Pra cilat ishin paradokset apo gjarpërimet e hallexhinjëve..? Këtu ishin për shumë shkaqe dhe përshkakë të politikave të ndjekura nga hallegjiu i ynë. Dardania e gjorë, ka rënë në duar e disa hallexhive e mashtruesve, që i donin shqiptarët nën vete. Ku Dardaninë e kishte mbuluar krimi i organizuar dhe errësira e një sistemi antinjeri, në shtetin e lodhur të një burgu gjigand, populli kërkonte dritë, më shumë drejësi. Drejtësi për të ecur, dritë për të njohur, dritë për të kuptuar se çështë demokracia dhe pa të populli e kishte humbur rrugën e saj që dredhonte në skuta të rrezikshmë të turmokracisë së hallexhinjëve.
Breda tyre fshiheshin njerëz të tjerë, për “kompromis të dhimshëm” me Serbinë i përndanë të dy konceptet, njëkohësisht, si ndarjen e Dardanisë, ashtu edhe kompetencat ekzekutive për Bashkësinë e Komunave Serbe. Pra, sipas tyre, hallexhinjtë e kishin hallin e mbrojtjes së lëkurës e pasurisë së tyre, jo të Dardanisë dhe interesave të saj. Shpeshë servilët e tyre u’a këndonin edhe nekrologjinë grabitçarëve të tyre!
Kjo mbretëri të pangopurish, të pa vlerë… E kishin helmuar fjalen kombë dhe ia zhduken vlerat që kish. Për sa i përket trashigimisë që na kanë lënë fatkeqësit njerëzore, vështirësitë janë të ndryshme. Në Dardani shpesh rrugëve këta “shpirtra pa peshë”, me fytyra të nxira, që kodoshat e kombit i vërsuleshin shtetit, krejt si Kau Pelës dhe shpesh me gojët të neveritshme nga kullonin jargë përmes dhëmbëve të verdhë dhe të dalë si çaponj.
Thirri mëndjes o popull! Sepse kombi ishte pengesa e tyre kryesore. Projekti i tyre amoral e antishqiptar synon që shqiptarët nga njerëz të mrekullueshëm t’i paraqes si llumin e e shqiptarisë, si dembela e analfabet. Kjo ndodhë sepse kur të humbim respektin për veten, gjithashtu mundet të bëjë ç’ka dojnë me ne.
Projektet tyre “hallexhinjëve” antishqiptar e territorial po e çon në kontanimizimin e shtetit Dardan me krijimin e një Veriu të sunduar nga kolonët slave, turq, cërnagor e cincarë me një zonë të sunduar nga të ardhurit prej serbie – Radojçiqëve e Rashiqëve dhe Veriun të lënë në mëshirën e fatit dhe të paralizuar, e të ndarë midis tyre dhe midis bashkpunëtorëve të tyre. Të gjitha këto projekte janë joshqiptare, shqiptar urrejtës edhe po të lihen të ecin më tej me kohë do të jenë ashtu menduar e planifikuar shqiptar – urrejtës. Ato janë projekte antikombëtare që do të çojnë herët a vonë në vëllavrasjen e shqiptarëve dhe në zhdukjen tonë si komb.
Mbit ë gjitha, hyjnë në aleancë me ata njerëz për të cilët asnjë treaktat nuk është i shenjtë, sepse nuk jetojnë në këtë tok si burra të ndershëm, por si përfaqësues të gënjeshtrës dhe mashtrimit, vjedhjes, plaçkitjes dhe grabitjes. Këta kanë menduar se duhet të lidhin marraveshje me parazitët është si ajo pema që beson se mund të hyjë në ujdi hallexhinjtë fitimprurëse. Por duke besuar se me kohë përgjegjësia do të shkojë tek ata hallexhinjtë që e meritojnë.
E vetëm këto nuk mund të jënë objektiva politike të një shteti normal. Në përfundim të këtij rishikimi të shpejtë, gjendja në të cilën jemi ne shqiptarët në shtetin dardanë dhe më gjerësisht edhe si komb është katastrofale. Ngado që ta kapësh e sheh se objektivat politike e hallexhnjëve ishin një dështim dhe servilizëm i plotë.