Ky djalë i ri po mbarte një pjekuri e inteligjencë mahnitëse për moshën e re.
Ai ishte tashmë njëri prej nismëtarëve e frymëzuesve të asaj periudhe, vagonin e së cilës po e shtynim drejt një rilindje të re!
Ai ishte pjesë dinamike e lëvizjes qëndrestare të frymëzuar nga pararendësit dhe frymëzues i gjeneratës së artë dhe, përtej saj, i popullit që kishte hyrë tashmë në frymën epokale të zgjimit e ndryshimit.
Ai djalë ishte zëri ndryshues!
Ai djalë ishte në vitet e maturimit, por guximi dhe dija që zotëronte ai ishin përtej viteve kalendarike të tij!
’90-a ishte kthesa epokale, pragu i shekullit të ri, organizimet rinore me popullin në aksionin mitik e praktik në pajtimin e gjaqeve…Ky djalë do të jetë me ne e para nesh, atëherë, e pastaj në vitet dhe aty në epiqendër të ngjarjeve, të zhvillimeve e të dinamikës kohore e shoqërore.
Ky simboli i djalërisë ishte bërë motori i dialektikës në kohët që pasuan.
I mishëruar me pasqyrimin e jetës dhe ritmeve e përthyerjeve që ndodhën në nismë të shekullit tē ri, ky djalë i ri tashmë nē skenën publike shoqërore ishte bërë lsjmës, njeriu që do të kthente ngjarjet, zhvillimet proceset, fenomenet e dukuritë jo veç në lsjm, në temë, në reportazh, në analizë, në opinion…Por, çështjet jetike që preokuponin qytetarin, njeriun e thjeshtë ose cilindo…, u kthyen në tema debatesh, diskutimesh e trajtesash publike.
Ky kryepersonazh që po na përshkon në këtë përshkrim të profilit të tij, siç e paralajmërova në hyrje, është Musa Sabedini, gazetar, kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, i shpallur katër herë gazetar i vitit në Kosovë.Në krye të KG “Beqir Musliu” në Gjilan, Musa Sabedini, së bashku me kolegët e tij gazetarë, ka organizuar rreth 300 debate për tema e dilema, çështje e probleme të ndryshme shoqërore, ekonomike arsimore, kulturore, shëndetësore, urbane, të qeverisjes lokale, etj.
Duke qenë magjistër i kësaj fushe (i medias), profesor Musa Sabedini është pasqyrë e suksesit në një universitet serioz studimor-shkencor e me rezultate tashmë të dëshmuara.
Qytetari ynë, veprimtari, gazetari e profesori Musa Sabedini është njëri nga karakteret më piramidale të kohës e brezit të tij!
Profesor Musa Sabedini i dha kuptim, i dha vlerë udhëtimit të tij jetësor, u bë model i sinqeritetit, i etikës e guximit profesional, i bashkëpunimit e komunikimit të qartë, argumentues e njerëzor.
Musa Sabedini ka ditur gjithmonë me u pri organizimeve mes kolegëve e bashkëpunëtorëve.
Ai gjithherë është dëshmuar afrues, i hapur, i çiltër dhe me disponim të pashtershëm!
Ky njeri është shembulli më tipik i një njeriu me personalitet të kompletuar, me tipare fisnike e pozitivitet mahnitës njerëzor.
Musë djali, kështu e kemi thirrur këtë njeri ikonë, e kështu do ta thirrim përjetësisht për energjinë e pafund kreative, për elanin e madh për jetën.
Musa i dha frymë ecjes në rrugëtimin e tij, la gjurmë atëherë, sot e përgjithmonë!
Ai posedon një vullkan të pashuar optimizmi!
Ai kurrë nuk thoshte erdhi fundi, mbaroi!
Jo, përkundrazi, ai ishte këmbëngulës, i vendosur dhe moto e tij e punës dhe e jetës ishte dhe mbetet vazhdojmë…
…sa të ketë jetë!
/N.B./