ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Serbia në udhëkryq – fillimi i tragjikomedisë si mundësi

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri Ramabaja

Europa Juglindore do të ketë nevojë urgjente për preventivën e diplomacisë perendimore, para se të rrëshqasë në kaosin e luftës së re.

Historia nuk përsëritet në trajtën e saj të plotë, por atë do të duhej ta njihnim, që të mësojmë nga ajo.

Gara e sotme mes dy blloqeve politike në Serbi, më rikthen tek libri i Phillip Cohen-it, “Lufta e fshehtë e Serbisë”.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur Mbretëria e Jugosllavisë po shkonte në histori, elita politike serbe, qe përcaktuar në atë mënyrë që ” Lisin (e madh) serb – për ta ruajtur substancën e tij”, planifikouan ta degëzojnë në dy degë: njëra, plotësisht simpatike për Hitlerin dhe gjermanët – e Nediqit (Ljotiqit), dhe tjetra – e cila do të përcaktohej “për pritjen e fitores së aleatëve” – ajo e çetnikut Mihailoviq.

Dy rrymat e fashizmit modern serb – ai prorus në krye me Listën “Serbia nuk duhet të ndalet”, të cilës i prin presidenti serb Alekandar Vuçiq, në njërën anë, dhe – lista kuazi-properendimore – aleanca e qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës”, të rikthejnë tek ndarja në prag të LDB.
Përjashtim si në rastin e parë edhe të dytin, në këtë ndarje, bën Lëvizja Partizane gjaët Luftës së Dytë Botërore, dhe tani e ashtuauajtura L[vizje Qytetare e majtë, që njeh pavarësinë e Kosovës.
Ajo që i bashkon si pozitën edhe opozëtn në Serbi është Kosova, respektivisht pozicioni i tyre i njohur shoven kundruall Kosovës dhe shqiptaërve në përgjithësi. Edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore, e cilësuar nga më të ndyrat në historikun e pluralizmit serb, figurat opozitare ishin po aq të drejtpërdrejta kundër çfardo ndryshimi të qasjes serbe ndaj Kosovës.
Miroslav Aleksiq, bartësi i listës “Serbia kundër dhunës” edhe para fillimit të fushaëts ishte shprehur qartë se për koalicionin opozitar marrëveshja franko-gjermane që qe përvetësuar nga BE-ja si tërësi dhe mbështetur edhe nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, pavarësisht se I shmangej postulatit paraprak për njohje të ndërsjellët, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parasheh njohjen de-facto të pavarësisë së Kosovës, megjithatë mbetet e papranueshme.

“Lisi” i madh serb, e sheh tek Putini, Hiterin e tij shpëtimtar, ndërkaq dega e dytë, është përcaktuar për pritje, meqë ajo e sheh shpëtimin e Serbisë tek rikthimi i mundshëm i Donald Trupm-it në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë pritje investon gjithësesi edhe I ashtuquajturi “Lis I madhë”, alias presidenti serb Vuçiq.

Prandaj Brukseli e ka toleruar Vuçiqin ta mbarshtrojë “Botën Serbe” (Serbinë, Malin e Zi dhe Republikën Serbe -B&H), duke mos refuzuar as aneksimin e veriut të Kosovës, në rast se Serbia do të ishte në gjendje ta bënte atë – akt të kryer në 24 shtator.
Masat e ndërmarra nga BE-ja kundër Kosoëvs janë pikërisht në shenjë të ndëshkimit të Kosovës që pamundësoi aneksimin e veriut të Republikës!

Gara zgjedhore në Serbi për rrjedhojë degradoi mes fashizmit të kuq e atij të zi, meqë atje ka dështuar demokracia liberale.

Një pjesë të përgjegjësisë për këtë dështim gjithësesi e ka edhe Brukseli, meqë toleroi etablimin e fashizmit në Serbi.

Në ditët pasuese, pas shpalljes ës rezultatit të zgjedhjeve, që të dy kampet kanë filluar ta kuptojnë se, tashmë tok mund të rrëshqasin në humbëtirën e historisë. Beteja për Beogradin, që duket se po vazhdon, do të jetë gur prove për epilogun e ri të tragjikomedisë serbe. Prandaj në Serbi politika shpeshherë shndërrohet në teatër frustrues. Kjo forsë e talljes me historinë nga ana e Serbisë, nuk do të ishte aq e keqe ose madje mund të konsiderohej disi edhe si një zbavitje e lloit për vozhdin e Zadrukës primitive serbe, nëse ajo do të sillte kosto dhe rreziqe të mëdha për palët e treta të papërfshira, para së gjithash për fqinjët e Serbisë. Prandaj do të ishte politikisht e mençur të mbaheshin përgjegjës ata që toleruan fashizmin serb të tallet me Brukselin dhe të pregaditen masat e duhura për ditën D.
Në këtë pjesë të tragjikomedisë serbe ku po futet ndërkohë teatri absurd politik i Serbisë, nuk ka zgjidhje të thjeshta. Demonstrimi i treshes Vuçiq, Dodik, Mandiq si fitues edhe të zgjedhjeve në Serbi, ishte njëkohësisht edhe akti I fillimit të krijimit të “Botës Serbe”.
Le të kujtojmë se Andrija Mandiq është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi dhe, njëherësh, anëtar i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, i cili komandon Ushtrinë e Malit të Zi. Mandiqi e mori mbështetjen e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare në këët “Republikë Sebe të Adriatikut” – koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi (partia e ish-Frontit Demokratik), Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe dhe dy parti shqiptare, gjatë votimit në një seancë të Parlamentit malazez, kur ai qe zgjedhur kryetar Parlamenti më 23 tetor 2023.
Kriza paszgjedhore në Serbi ka vazhduar edhe të mërkurën, ndërkaq Uashingtoni dhe Brukseli paralajmëruan vërejtje të shumta të vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsitë gjaët procesit të zgjedhjeve parlamentare të së dielës dhe ato për pushtetin lokal të Beogradit, derisa opozita pretendon se vullneti i qytetarëve është vjedhur, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

Të mërkurën, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u deklarua i paaftë për të përsëritur zgjedhjet e Beogradit, pas krkesës këmbëngulëse nga krerët e koalicionit opozitar pro-evropian të qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq dhe Miroslav Aleksiç. Opozita ndërkohë ka parashtruar ankesë pranë Komisionit Zgjedhor të shoqëruar me dëshmi të shumta për parregullsi dhe abuzime, duke filluar njëkohësisht edhe me grevën e urisë dhe paralajmruar se ajo do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Vëzhguesit ndërkombëtarë treguan në raportet e tyre se zgjedhjet ishin “teknikisht mirë të organizuara”, por kishte parregullsi të shumta që tregonin se ato nuk ishin “as të lira dhe as të drejta”.

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts u bënë thirrje të gjitha “institucioneve përkatëse në Serbi që të shqyrtojnë urgjentisht” mundësinë nëse zgjedhjet duhet të përsëriten në rajone të caktuara për të “siguruar që rezultatet të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve”, njofton Zëri i Amerikës në raportin e së mërkurës.

Ata theksuan se janë “veçanërisht të shqetësuar për raportet” se votuesit janë sjellë në Serbi me autobus, për shembull nga Republika Srpska, për të mbështetur partinë në pushtet, por gjithashtu edhe për raportet për blerjen e votave dhe futjen e paautorizuar të fletëve të votimit në kutitë e votimit. “Populli i Serbisë meriton demokraci të vërtetë dhe një proces zgjedhor që pasqyron plotësisht vullnetin e popullit,” thanë dy senatorë, një demokrat dhe një republikan.

Ata thanë se “Serbia është në një udhëkryq” dhe se duhet “të harmonizohet me të gjitha standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, në mënyrë që të përparojë” në rrugën e anëtarësimit në Union.

Ministria e Jashtme gjermane për dallim nga heshtja e Francës, ka shprehur shqetësimin për abuzimet e mëdha gjaët procest të zgjedhjeve, shkeljen e rregullave zgjedhore dhe përdorimin e metodave joetike për të siguruar vota.
E gjithë kjo dëshmon për pozicionin autoritarist të qeverisë serbe dhe mospërfilljen deri në moskokëçarje të rregullave elementare të demokracisë liberale dhe mbështet parashikimet e mia të mëparshme për mundësinë e rrëshqitjes së Serbisë në kaos politik.

Ekipi vëzhgues i Misionit për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së deklaroi në një raport paraprak se procesi zgjedhor u minua nga presioni ndaj votuesve, votoni blerja, keqpërdorimi i burimeve publike dhe pjesëmarrja dominuese e Presidentit të Serbisë në fushatë dhe mbulimi i njëanshëm mediatik në favor të partisë në pushtet.

Tashti në pyetje është siguria jo vetëm në Europën Juglindore. Shih për këtë, Brukseli duhet të hidhet mbi hijen e vet. Ndërkaq impenjimi më i theksuar i SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, mund ta shmangë tragjikomedinë me pasoja të theksuara jo veëtm për Serbinë dhe fqinjët e saj. Fitorja e fashstëve të kuq në Serbi është helm i lloit të vet për demokratët progresivë gjithandej në Europë.
Një mundësi për dalje nga rrethi vicioz mbetet e hapur për janarin që vjen, kur Këshilli i BE-së do të kthehet nga pushimet e Krishtlindjeve. Europa Juglindore do të ketë nevojë urgjente për preventivën e diplomacisë perendimore, para se të rrëshqasë në kaosin e luftës së re.

Historia nuk përsëritet në trajtën e saj të plotë, por atë do të duhej ta njihnim, që të mësojmë nga ajo.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu