ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Po dihet për përvjetorin e themelimit, por cili është përvjetori i rënies së LDK-së?

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti  

  • 34-VJETORI I THEMELIMIT TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS, FORCËS MË TË MADHE SHQIPATRE, POR CILI ËSHTË PËRVJETORI I RËNIES SË LDK-së?

E meta më e madhe është atëhere kur njeriu nuk e njeh vetveten, kur pa meritë e mbiçmon, apo kur nuk është për t’u çmuar, pse e ka humbur reputacionin…! 

Abidhxiku thotë se “fundi i vitit 1989, për pjesën më të madhe të Evropës ishte periudhë e rilindjes së demokracisë e vet lirisë njerëzore si rrjedhojë natyrale e rënies së sistemit komunist e totalitar që për dekada kishte mbajtur të shtypur popuj gjithandej Evropës”. 

“Kosova, shqiptarët këtu, s’bënin përjashtim. Një muaj pas rënies së Murit të Berlinit, saktësisht më 23 dhjetor të vitit 1989, intelektual të shquar të kohës, kishin nisur rrënimin e murit të shtypjes shekullore ndaj popullit të Kosovës. 

Si përgjigje ndaj thirrjes monumentale të historisë, këta themeltarë të orëve të rënda, kishin krijuar lëvizjen më të madhe e më domethënëse historike të shqiptarëve të Kosovës, kishin krijuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, ati themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova”, thotë Abdixhiku, dhe, sa i përket të kaluarës së saj, është më se e vërtetë kjo që e thotë. 

Mirëpo, sa i përket së tashmes dhe LDK-së së pas viteit 2010, është krejt një LDK tjetër, sa njeriut i vie për ta vajtuar se ku ka rënë. Më vjen shumë keq që nuk e shohin vetveten. Krejt kjo ka ardhur pse LDK iu bë bisht partive tjera dhe kontribuoi në rënien e saj, për çka u pa krejt  në zgjedhjet e fundit.  

Abdixhiku fton secilin Rugovist, por pa e ditur se çka e si është Rugovisti. Ne që ishim me mish e shpirt në të e dimë fort mirë. Rugovizmi nuk është luftë mes shqiptarëve e mbajtje të inatit, por tërë forcën dhe energjinë e shfrytëzon për ngritjen dhe përparimin e Republikës së Kosovës, jo të shahen e të rrahen në Kuvend me të tjerët ! Ky nuk është rugovizëm, ky është turpi i LDK-së  së  sotme. Rugova asnjëherë nuk u mor me shqiptarët edhe kur e shanë, edhe kur e kërcënuan, edhe kur kishte tentimvrasje. Ai vazhdoi punën për Pavarësinë e  Kosovës dhe ia arriti.  

Sot LDK në asnjë moment nuk u mor me Vuçiqin, me Radoiçiqin e as me Serbinë, përveç me partinë në pushtet, për kundër vërejtjeve që i ka LVV. 

Ibrahim Rugova nuk do e nxoirrte zvarrë vajzën e heroit, Jusuf Gërvalla, nuk do e përjashtonte nga LDK edhe tjetrën pse ngriste zërin kundër të këqijave, pse vërtet kërkonte që kjo parti të mos bëhej patericë e partive tjera.  

Të jesh rugovist, do të thotë se ti duhet t’i kryesh punët tuaja kundër armikut, jo të mirresh me bashkëkombas e të luftosh me shqiptarët. Këtë duhet ta dijë secili LDK-istë. Për të kaluarën e dimë, jemi të gjithë krenar me LDK, le të jetë edhe Abdixhiku, por për të sotmen, ku ka rënë LDK  duhet të turpërohemi, jo të krenohemi. Nuk mbaj mend të jetë ngritur ndonjë deputet e LDK në kuvend kundër Serbisë, vetëm kundër tjerëve, deri me sharje e rrahje… 

Ka humbur besimi, pse nuk janë burrat e dikurshëm të LDK, e them me keqardhje. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu