Sinan Kastrati, Suedi
Anekdotë
Rifat Salihi- Thaçi i Mirushë *) katund afër Malishevës gjithë verës punonte me Rrustem Adem Gajrakin e katundit Gajrak në Zym, krahina e Hasit.
Rrustemi ishte mjeshtër i mirë dhe i njohur që punonte shtepi e kulla me gurë e rrasa në Has. Edhe fëmijët e Hasit e njihnin Rrustemin. ”Rrustemi e ka ndërtu Hasin”.
Një pranverë kishin pas shkua me punua te Dedë Frroku i lagës së Berishëve, në Zym. Plaku, Dedë Frroku kish pas thânë:
-Aman mara burra sivjet nuk pat` borë, nuk erdh Shën Kolli.
Rifat Salihi i thotë të zotit të shtëpisë:
-O baca Dedë, Shën Kolli ka ardh por ku na pa neve, të besimit islam, ka ik tuj thânë ”Këta kakan bâ musliman dhe s`ka dasht me nejt në Zym”.
-Eu po mirë ma ke bâ o Rifat. Kur a kânë dyjaja mië e marë, në Shën Koll, Zymi a kânë plot me borë.
*) Lumi Mirushë e ndan katundin në dy pjesë dhe ishte jetë për banorët e Mirushës, si lumi Nil për Egjiptin.
E tregoi: Ismet Dulë Kastrati, Turjakë, nipi i Rrustem Adem Gajrakut, 25 dhjetor 2023, Uddevalla.
Malmö, 25 dhjetor 2023