Foli edhe për dy librat e tij “Rilindja, përkushtim e trishtim (1982 – 1999”, i ribotuar në Prishtinë, më 2020 dhe “Riislamizimi rreziku i radhës…” (2023).
Pamje nga intervista që e dha sot Bajram Kabashi , e shtunë me 30 dhjetor 2023 , në programin e mëngjesit të RTK-së.
Për librin e parë që ka në ballinë luftëtarët me plisa të bardhë të Shaban Palluzhës, i promovuar në katin e dytë të Institutit Albanologjik, pati interesim të madh, kryesisht nga elita e krijuesve letrarë dhe politologë… Opinionet e tyre për librin i dhanë shkrimtari Nazmi Rrahmani, studiuesi i letërsisë dr. Isak Shema, politilogu dr. Nexhmedin Spahiu, Demë Fetaj, Zeqir Beholli, kryetari i Shoqatës Kosova për Sanxhakun, Ismet Azizi, bija e Hasan Mekulit, Lendita Mekuli (e shoqëruar me vëllain e saj Astritin), Binak Ulaj… Seancën e promovimit e drejtoi kolegu ynë nga ish- gazeta “Rilindja”, Zeqir Bekolli. Aty ishin të pranishëm ish- gazetarët e “Rilindjes”, Igballe Rexha, Fadil Gashi (sot redaktor i Radio Kosovës), miqtë e mi, aktori e regjisori Ilir Kabashi, psikologu Ruzhdi Gashi…
Shkrimtari i njohur Nazmi Rrahmani, duke folur …
Lendita Mekuli, vajza e Hasan Mekulit, duke folur në promovim…
Nazmi Rrahmani e vlerësoi lartë figurën e profesorit të letërsisë botërore e asaj jugosllave, Hasan Mekulin, i cili, për çështje kombëtare, nuk ka lëshue pe.
– Sanxhaku e Kosova janë një trup që kanë një shpirt. Plava e Gucia janë personifikim i Hasan Mekulit, tha Isak Shema.
Regjisori Ilir Kabashi dhe redaktori i RTK, Fadil Gashi, duke e përcjellë promovimin
Gazetarja Igballe Rexha…
Nexhmedin Spahiu tha për Bajram Kabashin, se ky gazetar e futi ‘thellë pllugun’ për çështjen kombëtare jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej gardhit, në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni…
Spahiu propozoi që t’u ngriten shtatoret Esad e Hasan Mekulit – në hapsirat e Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës.
– Kam kujtime të këndshme me profesorin tim Hasan Mekulin, shprehet Kabashi.
– Mekuli ka qenë një armik i përbetuar i primitivizmit, i patriotizmit naiv dhe i vetëkënaqësisë, andaj pasi jepte shumë, edhe kërkonte shumë, tërhoqi vërejtjen autori.
Shumë fjalë edhe për Sanxhakun, Pazarin e Ri, shqiptarët e këtushëm, të Masbjeshkës – të asimiluar, të cilët sot flasin boshnjakisht.
Profesori Isak Shema, recenzent i librit dhe njëherit mik i madh i Profesorit të ndjerë Hasan Mekuli.
Në foto: Bajram Kabashi, Zeqir Bekolli dhe Profesor Isak Shema
Gjithashtu Kabashi flet për ofshamën e Zuvdi Hoxhiqit – Berishës:
Zemra ime flet në gjuhën tjetër.
Shkrimi i parë në librin e Kabashit nis me recenzentin Agim Morinën, mjeshtrin e gazetarisë që rron në Londër të Anglisë. Shkrimi i tij brilant titullohet “Libër dëshmish të dhembshme dhe krenare”. Morina i përmend emrat, personazhet me të cilët bëri intervista Kabashi:
Zuvdi Hoxhiqin, Sulejman Uglaninin, Shefket Hukliqin, Harun Haxhiqin, Shefket Kërciqin, Amira Nurajn, Sajma Hasanoviqin, Ali Dacin, Agim Berdynajn, Binak Ulajn, Rexhep Shkrelin, Ismet Azizin, Nexhmedin Spahiun, Tahir Zahitoviqin dhe të tjerë.
Pas promovimit, tek sa pinim kafe në “Aurora” përballë Radio Kosovës Bajrami shpreh zemërimin. Thotë:
Qysh breee askush nga gazetarët nuk erdhi ta ndjek promovimin!
– O Bajram djali, çka jam unë këtu. A s’po të mbushi sy si gazetar, a? Unë jam vetë i 20-ti gazetar! Le të vijnë një autobus me gazetarë, të gjithë i lë në gjumë, bëj shaka me mikun e kolegun tim Bajram Kabashin.
Një ndejë në një restorant të Prishtinës me autorin e librit…, pas promovimit të tij.
Sa me paska marre malli per profesorin Hasan Mekuli. Me duket se po e shoh kur vinte ne ligjerata, ne katin e dyte te fakultetit (athere) Filozofik, aty ku ishte dega e Albanologjisë, me vonë, ato te Letersise dhe te Gjuhes Shqipe.
Profesor Hasani ishte i veçante, kishte lindur e rritur ne Nokshiq, vend qe kishte lindur veq trima, burra te pushkes, si Imer Maliqin.
Esadi e Hasani, dy vellezer nokshiqas arsimit, kultures, shkences dhe dijes i dhane shume e nuk muaren asgje, as edhe dy metra vend per nje shtatore.
Bajram Kabashit i deshiroj sukses, me shprese se do ti perfundoj intervistat me profesorin e madhë te Letersise se Perbotshme, kritikut, dijetarit qe punoi si BLETA e beri drite si qiri i Naimit.
Urime, urime e suksese!
Ish studenti i Hasan Mekulit:
Sinan Kastrati, Suedi
Koleg i nderuar, ju përgëzoj për daljen në dritë të librit tuaj më të ri e me shumë vlera. Titulli aq domethënës i publicistikes tuaj “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin” më zgjoi emocione profesori i nderuar H. Mekuli ishte Rilindësi i kohës sonë.
Kam besim se domethënia e librit është ajo që mendoj unë edhe pa e lexuar.
Por, Rilindës të kohës së sotme janë edhe ata që shkruajnë e duan rilindjen e vërtetë, që duan ringjalljen e njerëzve të mëdhenj, të veprave të tyre të mëdha për kombin.
Respekte dhe nderime
Nexhmije Mehmetaj