Në lidhje me këtë temë, ka folur imami i xhamisë “Mati 1”, Fadil Musliu. Në një prononcim për median në Kosovë, hoxhë Musliu ka deklaruar se ata nuk kanë dalë jashtë kornizave të fesë, që është shumë e vërtetë!
Por, kanë bërë me vetëdije një veprim të hapur kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me synim të indoktrinimit të fëmijëve me religjionin islamik, që ata ta kundërshtojnë në vijim rendin kushtetues të shtetit të Kosovës, me qëllim të krijimit të kuadrit për një Kosovë “islamike”, në të ciolën do të vlente Ligji Sharia, apo Sheriati islamik qysh njihet me zhargonin popullor ky ligj fetarist.
Tutje, ai ka theksuar se “fëmijët kanë ardhur me vullnet”.
“Kjo nuk ka dalë asgjë prej atyre kornizave të cilat i parasheh feja ne nuk mund të bëhemi ata që nuk jemi, fëmijët po keqpërdoren në fushata elektorale po përdoren prej grupeve të caktuara e këtu nuk keqpërdoren vetëm mësohen sipas fesë”, ka thënë Musliu.
“Fëmijët kanë ardh me vullnet edhe me dëshirë e kanë ditë edhe prindërit përafërsisht edhe atë projektin që e zhvillon mësuesja” – ka shtuar ai.