Nga: Lis Bukuroca
____
Abazoviç: „Rama e meriton të quhet “baba i kombit”!
E vërtetë, shumë e vërtetë Abazoviç.
“Babai i kombit” e meriton për kontributin historik në Çamëri!
“Babai i kombit” e meriton edhe për ndihmën e paparë që i ka dhënë Kosovës.
E meriton të quhet “Babai i kombit” për kontributin e tij në arritjen e barazisë së shqiptarëve në Maqedoni.
E meriton edhe për ndihmën historike dhe për barazinë e arritur me ndihmën e tij të shqiptarëve në Mal të Zi.
Dhe Baba i kombit e meriton për draftstatusin gjenial të autonomisë shqiptare në Serbi, që ia shkroi Luginës dhe që miku i tij e aprovoi.
Dhe, e meriton të quhet jo vetëm babai i Kombit, por edhe
“Nana e Kombit”,
sepse në Tiranë i ftoi liderët e atyre trojeve të copëtuara shqiptare, për të folur si diasporë, jo si vendas të Ballkanit, por si shqiptarët e Gjermanisë, Greqisë, ShBA-së, Italisë etj.
Dhe, ata krena folën krenarë në tribunë si nga prehri i Nonës, edhe atë si pjesëtarë të diasporës shqiptare në Ballkan!
Domethënë si njerëz që ishin shpërngulur nga Shqipëria: në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi…
Faleminderit o BABA dhe zoti e ruajt edhe Abazin, (që na shpalosi veprat legjendare të BABËS dhe NONËS), por ai zot e ruajt edhe Abazin pa Viç!
Edi Rama e meriton të quhet “Babai i kombit” për kontributin e tij në arritjen e barazisë së shqiptarëve në Shqiperi ne mes shqiptarve te jugut dhe shqiptarve te veriut.