ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Në 21 vjetorin e atentatit ndaj Kolonelit Tahir Zemaj !

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nga: Fatmir Bajraj

Dihen motivet, dihet pista dhe njihet mirë e gjithë kupolla e krimit, por mungon guximi qytetarë dhe vullneti politik !

Sikur jemi pajtuar që t’pajtohemi që vrasjet politike të mos zbardhën kurrë, ngase kështu sikur ndihen komod n’relacionet reciproke ; viktima me kriminelin, dhe ky është kulmi i absurditetit “njerëzor” ! Dikur me të drejtë akuzonim misionet ndërkombëtare në Kosovë, siq ishte UNMIK-u, dhe më pas edhe EULEX-in si mision i BE-së në Kosovës për rend & ligj, të cilët, edhe pse kishin në dorë gjithë pushtetin, autoritetin dhe kompetencat në siguri, organët e ndjekjes, të akuzës dhe deri të gjyqësori, nuk bënin të duhurën për të sjellë para drejtësisë dhe ndëshkuar autorët e krimeve.

I gjithë ky hezitim i këtyre misioneve ndërkombëtare, jo-efikasitetin e “misioneve” të tyre, e justifikonin me gjëja ruajtjën e stabilitetit politik, paqes dhe sigurisë e cila edhe ashtu ishte ishte e brisht, por të cilën realisht, edhe ma të brisht e bënte fakti i ruajtjës me çdo kusht, dhe për pasojë, edhe mos-ndëshkimin e krimit dhe të kriminelëve. Misionet ndërkombëtare, ndoshta nuk mund të parandalonin krimet, por kishin në dorë të gjithë mekanizmat për zbardhjën dhe kapjën e autorëve, dhe ky jo-efikasitet nuk ishte në dobi të Kosovës, por ma shumë u shkonte për shtati kriminelëve dhe vet Serbisë armike. Motivet e atentatit ndaj Kolonelit Tahir Zemaj Ato ishin politike dhe për pushtet, dhe e gjithë kjo kishte një trajektore të gjakosur me një mori atentatësh gjatë dhe pas luftës, duke filluar me atentatin mbi Ministrin e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi në Tiranë me 21 shtator të vitit 1998, për të vazhduar tutje deri n’kapjën e “olimpit” (pushtetit), pas shkaurjes n’amshim të presidentit Rugova. Kolonel Tahir Zemaj, nuk u atentatua pse ishte shqiptar, dhe as pse ishte kundër kauzës së lirisë dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për liri, por për faktin se ishte institucionalist dhe jo rebel, sepse ishte ushtarak i karierës me dije dhe përgaditje supreme në artin ushtarak e luftarak, dhe me shpirt e bindje demokrati, i cili njihte institucionet e Republikës dhe verdiktin e Sovranit, përfshi këtu Ministrinë e Mbrojtjës së republikës së Kosovës, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe vet Komandantin Suprem të FARK-së, Presidentin e Republikës, Dr. Ibrahim Rugova. Në anë tjetër, ishin krahu tjetër si fraksion i “luftës”, të cilët krye-kauzë kishin pushtetin, dhe n’këtë synim “fisnik” & “patriotik”, nuk duronin hisedar, ngase pushtetin e donin vetëm për vete, dhe kjo në optikën e tyre shihej e realizueshme, vetëm duke i eleminuar të gjithë kundështarët potencial, të cilët i shihnin, jo si kundështarë politik, por si armiqë të tyre.

Kur, ku dhe si filloj kurba e krimit !

U nis në Tiranë drejtë Kosovës, për të qenë e frikshme, e kobshme dhe fatale për fatin e Kosoves dhe të shqiptarëve, dhe jo vetëm për të ekzekutuarit dhe familjarët e tyre. Pamedyshje se për të gjitha vrasjet politike dhe pas të gjithave, qendrojnë në sinkron ish Tirana zyrtare, fatkeqsisht, ajo e cila erdhi n’pushtet pas rebelimit të 97-së, recidiv të ish sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, dhe leva e saj jasht dhe brënda Shqipërisë, LPK. Ky konstrukt ideologjik i së majtës staliniste ndër shqiptarët, përmes mekanizmave të sofistikuar ; SHISH & SHIK koordinuan veprimtarinë anti-kombëtare dhe anti-Kosovë, por duke pas si kupollë PS-në në pushtet dhe në anën tjetër, të vetquajturin SHP i UÇK-së me seli në hotelin Rogner të Tiranë dhe të shtuquqjturën Drejtori Politike e UÇK-së, nga të cilët gjeneronin të gjitha atentatet politike, e që janë me qindra fatkeqësisht.

Vet itinerari i namit dhe suksesve n’beteja të njesitëve ushtarake nën hierarkinë dhe subordinimin institucional ( FARK),dhe të komanduara nga njerëz dhe ushtarak të karierës, siq ishte rasti me Betejen e Loxhes dhe komandantin e SHORRD-it, Kolonel Tahir Zemaj, ishte halë në sy për krahun rebel dhe diletant që obsesion kishin pushtetin dhe përvetsimin e vlerave të luftës, përfshi gjakun e deshmorëve.

Emrat e përveqëm që lidhën me fatkeqësinë-tragjike të Brigades Mergimi, deri të atentati mbi vet Kolonelin Tahir Zemaj, të birin Enisin dhe kusheririn Hasanin, me 04 janar 2003 në Pejë, janë të përfshirë, përveq Fatos Klosit si ish Shef i SHISH-it, edhe Feriz Kërnaja, Fatmir Haklaj dhe Jaho Mullosmani, ky i fundit i vetmi i gjallë në Shqipërinë sotme, derisa në Kosovë, përmenden, Tahir Sinani dhe Xheladin Gashi, për të vazhduar me tragjedinë e Pejes, kur u vranë 5 ushtarë të kësaj Brigade, dhe mbijetoj vetëm një, por prap heshtje… Për atentatin kundër Kolonelit Tahir Zemaj, sipas asaj që mnd të konkludohet nga të gjitha zhvillimet e para dhe pas atentatit, qendrojnë LPK-ja e Ibrahim Kelmendit, deri sa për ekzekutimin, akuzohej grupi kriminal n’krye me vëllain e Ibrahim Kelmendit, z, Qerim Kelmendi dhe grupi i tij n’përberje të se cilit ishin; Agron Sylejmani, Faik Shaqiri dhe Afrim Ejupi !

Vjedhja në dhomen e deshmive ne vitin 2009 dhe atentati ndaj Sabahate Tolaj, Jusuf Haklaj dhe më pas edhe Qerim Kelmendit, mori me vete të vërtetën e atentatit ndaj komandantit të ZOD-it, Kolonel Tahir Zemaj ! Gjykata Speciale, shansi i vetëm dhe i fundit ! Deri tani, asnjë vrasje politike, përjashto rastin e izoluar të Ukë Bytyqit, nuk është zbardhë, dhe aq ma keq, pas gadi një qerek shekulli pas çlirimit, në vend të zbardhjes, ka ndodhë e kundërta e saj ; vrasja e deshmitarëve dhe humbja e dëshmive në mënyrë që fallangat e krimit të mbajnë të ngulfatur sistemin e Drejtësisë.

Tanimë, në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, para trupit gjykues janë një numër tepër simbolik i të akuzuarve, edhe për vrasjet politike, por mungojnë edhe shumë tjerë të cilët janë të lirë, në parti politike parlamentare, përjashto këtu vetëm LDK-në, në institucione dhe gjithsesi edhe në Gjyqësor dhe në Ekzekutiv.

Në vlerësimin tim : përderisa urdhërdhënësit, dhe me gjasë edhe autorët e vrasjeve politike i kemi të veshur me imunitet & pushtet, dhe të njëjtit janë në tri pushtetët e ndara me Kushtetutë, gjasat për Drejtësi vendore si satisfaksion, janë minimale ose kurrfare.

Defekti ma i madh i kësaj shoqërie, është edhe fakti se, me buxhetin e shtetit suporton të akuzuarit në Hagë, pra “NPK”-në, alias, kriminelet potencial, dhe i ka lenë n’harresë të dëmtuarit nga atentatet (familjarët e viktimave), dhe e gjith kjo me “LIGJ” !

Shpresa e familjarëve dhe e qytetarëve besnik të Republikës së Kosovës, është ekskluzivisht në Gjykatën Speciale, edhe pse provat dhe deshmitë janë vjedhë, e shumë prej deshmitarëve janë vra, megjithatë, ajo (shpresa) vdes e fundit. PS.

Familjarët e viktimave duhet të bëjnë ma shumë për zbardhjën e vrasjeve të familjarëve të tyre, madje shumë ma shumë se sa kaq ; ata s’duhet të flejnë deri sa të marrin denimin meritor kriminelët.

Edhe ne jemi bashkë me familjarët e viktimave, edhe për faktin se fati i Kosovës është peng i zbardhjes së këtyre vrasjeve.

Lavdi Kolonelit Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, për jetën dhe veprën n’sherbim të atdheut.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu