ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Serbia e Madhe u krijua nga veziri më i madh i Perandorisë Osmane, Mehmed Pashë Sokoloviq

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Arber Gashi, Zvicër
___
Serbët dhe turqit duhet të bëjnë një marrëveshje të re, por këtë herë është një marrëveshje serioze, sepse ka çështje për të cilat ne mund të biem realisht dakort. Më lejoni t’ju kujtoj diçka, Serbia e Madhe u krijua nga veziri më i madh i Perandorisë Osmane. Ky person është Sokullu Mehmet Pasha ose Mehmed Pashë Sokoloviq, ose Bajica Sokoloviq, sepse është serb. Dhe ai vetë e dinte se ishte serb. Ai u bë jeniçer. Ai u mor jo si fëmijë, por si adoleshent, në atë kohë ai ishte student në një manastir. Ai tashmë ishte i ditur. Ai ishte një i ri shumë ambicioz dhe ishte veziri i madh i Perandorisë Osmane gjatë periudhës së Tre Sulltanëve dhe kur Perandoria Osmane ishte në kulmin e fuqisë së saj. Siç e dini, serbët kishin një perandori në Kosovë. Prizreni ishte kryeqyteti i perandorisë. Prizrenin e përmenda sepse aty jetonin edhe turq, por siç thashë ata vërtetë ishin asimiluar nga shqiptarët. Kryeqyteti më vonë u zhvendos në Shkup, sot kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut. Por serbët kanë një traditë, madje traditën e Perandorisë Bizantine apo Romake. Kjo është diçka që Perandoria Osmane u bë me ndihmën e serbëve pas vitit 1453.
***
Dr. Stevan Gajiç, Instituti shtetëror i Moskës për marrëdhënjet ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Mund të jetë një imazh i 1 person
Kjo është harta në të cilën janë shënuar territoret nën juridiksionin e ri të Patrikanës së Pejës (1557), e të cilën, veziri Mehmet Pasha Sokolloviq, në emër dhe me ferman të pushtuesit osmanosllav ia dhuroi për sundim kolonistëve serborus, pas pushtimit dhe masakrave ndaj iliroarbnorëve në Patrikanën e Pejës. Në atë kohë, Gazi Mehmet Pasha ende nuk ishte vezir i madh, por kjo nuk paraqiste kurrfarë problemi për te, sepse vezir i madh ishte serbi Rrustem Pasha Opukoviq, ndërsa vezir i dytë, poashtu serb, Semiz Ali Pasha.
Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti që thotë "Vienna Bratislava Komárno (Buda) Oradea Zagreb (Szeged) Pečuj (Pécs) Arad Kostajnica Temišvar (Timişoara) Orahovica Bečkerek Banja Sremski Karlovci Krušedol Medak Vršac Zvornik Severin mederevo PATRIARCHATE OF PEĆ Sarajevo Vraćevšnica Vidin Mostar Bela oPa Dubrovnik Nikšić Stupovi Peć ADRIATIC SEA Novo Brdo Cetinje Shkoder Vranje Prizren Tetovo Samokov (Skopje) Patriarchate (Kyustendil) Peć (16th-17t century) seat Debar Smederevo Patriarchate seats ofepiscopates Belgrade important cities"
“Znameniti srbi muslomani” i Milenko Vukiçeviq (botuar më 1906), një libër që do ia kisha preferuar secilit për lexim. Koha që të lexoni dhe ta kuptoni se pse Gazi Mehmet Pasha Sokolloviq konsiderohet si themelues i Serbisë së Madhe brenda Perandorisë Osmane. Lexoni e mësoni se si u luftuan shqiptarët ortodoks të Tosknisë nga Porta e Lartë të cilën e drejtonin serbët. Si e humbi pavarësinë Patrikana e Ohrit. Si u pushtua Patrikana e Pejës, etj. etj. etj.!
Përshkrimi i fotos: Bajica – Bajo Nenadiq (1505-1579), respektivisht Меhmet Pasha Sokoloviq

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu