Arber Gashi, Zvicër
___
Mahmud Pasha Angjelloviq (Krushevc, 1420 – Stamboll, 1474) ishte udhëheqës ushtarak, poet, mbrojtës i islamosllavizmit dhe vezir i madh serb i Perandorisë Osmane. Vëllau i tij, Mihaillo Angjelloviq, gjatë kësaj kohe shërbente në oborrin e despotit serb, Gjuragj Brankoviq. Mahmud Pasha Angjelloviqi është poeti i parë i popullit serb, i cili shfaqet në letërsinë lindore me pseudonimin Adni. Prejardhja e tij është nga Krushevci i Serbisë së sotme. Pohohet se u mor nga turqit për shërbim në ushtri. Pasi mbaroi shkollën ushtarake në Turqi, Sulltan Murati e çoi në oborrin e tij, aty ku ai u shoqërua dhe lidhi miqësi të madhe me trashëgimtarin e atëhershëm të fronit, Mehmetin II, i cili, tri vjet pas pushtimit të Kostandinopojës, Mahmud Pashë Angjelloviqin e emëroi Vezir të Madh të Perandorisë. Mahmud Pasha Angjelloviqi organizoi ekspeditat më të rrepta të harambashëve(çetnikëve të perandorisë) për ndëshkimin e arbnorëve që i mbijetuan pushtimit të Konstantinopolit, ndaj të cilëve Sulltan Mehmeti II kishte urdhëruar të kryhej genocid, gjë që edhe ndodhi në pjesën më të madhe të shtrirjes së tyre gjeografike. Dëshmitë e shumta historike lënë të kuptojmë se urrejtja e Mahmud Pashë Angjelloviqit ndaj Gjergj Kastriotit dhe pasuesve të tij ishte jashtëzakonisht e madhe. Kjo urrejtje e Mahmud Pashë Angjelloviqit mund të krahasohet e barazohet me urrejtjen e sotme që serbët dhe neootomanët e vendosur në Ilirik vazhdojnë ta kanë dhe ta kultivojnë ndaj kombit shqiptar. Ndikimi i Mahmud Pashë Angjelloviqit në oborrin e despotatit serb, aty ku shërbente vëllau i tij Mihaillo Angjelloviq, ishte tejet i madh. Përveç Mahmud Pashë Angjelloviqit, despoti serb Brankoviq, në Perandorinë Osmane ushtronte ndikim edhe përmes vajzës së tij, Mara Brankoviq, gruaja më dashur e Sulltan Muratit, ajo që e rriti dhe edukoi në frymën antishqiptare e islamosllave Mehmetin e II-të pushtuesin.
Mahmud Pasha Angjelloviqi ishte ai që me urdhër të Sulltan Mehmetit II Pushtuesit, e rrënoi kishën e vjetër arbnore dhe ndërtoi mbi themelet e saj xhaminë e madhe në Prishtinë, aty ku sot ligjëron antishqiptarizmin e skajshëm, mulla Shefqet Krasniqi.
Kjo xhami u ndërtua në vitin 1461, 7 vjet para vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.
Mahmud Pasha Angjelloviqi me urdhërin e Sulltan Mehmetit II – Pushtuesit, e rrënoi kishën e vjetër arbnore dhe e ndërtoi mbi themelet e saj Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku ligjëron Shefqet Krasniqi…!