ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Sa herë ti kruhet nânes tâne, na veç n`nejshum me thas n`krye 

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Vlorë, 1 gusht 2023

___

Sinan Kastrati, Suedi

___

Anekdotë   

Halit Sakoli i Carravranës*) a kânë burrë i fortë e trim i çartun. Ai vinte shpesh te gjyshi, Imer Seferi*) në Turjakë. Edhe kur gjyshi diq, Haliti vinte te baba Ukë*). Halit Sakoli, Jakup Tafa t`Carravranes e Avdullah Qorri*). 

Kur vinte Halit Sakoli, në odën tonë në Turjakë, tuboheshinkajshi e katund nga të tri mahallat. Ai kallxonte ngjarje nga lufta e Dytë Botërore, si ballist që kishte qenë e kishte luftua kundër qetave partizane (komuniste) në Shqipëri dhe në Kosovë, ngjarje që i kishte përjetua, bashkë me Jakup Tafën, Avdullah Qorrin e burrat tjerë të Bajrakit të Astrazubit. Gjatë rrëfimit të ngjarjeve, ai ishte shumë i përpiktë në data njerëz, bindës e shumë emocionues e trimnues, i urtë dhe i meçum, ndryshe nga gjyshi im që ishte i sertë e nuk guxonte kush me ia prish timin e duhanit. 

Haliti, shpesh na kallxonte edhe mahi, mesele, lojna popullore, trimni e pleqni që në oda, aso kohe tregoheshin e ritregoheshin çdo natë sidomos netëve të gjata të dimnit.  

Kur ti kruhet ni shejë qï e ka nâna, bjen shi 

Kur prashiteshin kallamoqet, korreshin grunet e kositeshin livadhet, në Turjakë, Panorc dhe katunet tjera, punonin bashkë bujqit, nga 10, 20 e deri në 40 argatë, nëse i zoti i shtepisë kishte shumë ara e livadhe. Te na, ka ndodhur kanë korr grun në arat e Fângjeve 40 argat. Edhe unë e mbaj mend. Baba Imer e prente dashin ose ndonjë dele shterrpë, një bletë dhe pite e hallvë iu qonte argatëve për drekë.  

Me Halit Sakolin kam nejtur edhe unë, disa herë deri në fund të viteve të 1980-ta. 

Njëherë tregonte Halit Sakoli, argatët në Carravranë, prashitnim kallamoqet, 2 javë mas Shin Gjergjit është koha kur prashitet për herë të parë. Ni djalë i ri, qi punonte me ne, ni ditë erdhi ma vonë.  

Dikush nga argatit e veti: 

-Pse u vanove? 

-Nana tej ma gjet ni thes u vanu. M`tha, merre ni thes*) se ka me ra shi. 

Argatët e vetën: 

– Ku e diti nana jote qi ka me ra shi? 

-Nana e ka ni shej n`trup e kur ti kruhet sheja, bjen shi. 

Argatët fillun me kesh se ai nânen e kish pas vejushkë.  

Njani prej argatëve i tha: 

-Sa herë ti kruhet nânes tande, na viq n`nejshum me thas n`krye*).  

*) Carravranë 

Carravrana është një fshat në komunën e Malishevës në Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Gurbardh. 

*) Imer Seferi është babëgjyshi im. Ka vdekur më 1983. Ka lindur rreth viteve 1890, por nuk është e sigurtë. Është shkrua me tre dëshmitarë. 

*) Ukë Imeri, baba im ka lindur më 1920 dhe ka vdekur më 2002, në Turjakë. Ka qenë luftëtar në Qafë të Qakorrit deri në Nokshiq, te atdhetari Imer Maliqi, më 1943 në mbrojtje të tokave shqiptare kundër sllavo-komunistëve serb e malazez.  

*) Halit Sakoli, Jakup Tafa eAvdullah Qorri  

Haliti e Jakupi janë nga Carravrana (Gurbadhi) e Avdullahi është nga Javiqi (Javiqi, ”Burimi). Joviq është një vendbanim në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Burim, ngjitur me Carravranën. Luftëtarë të Shqipinisë etnike. Kanë luftua kundër qetnikëve në Novi Pazar (Pazarin e Ri) më 1943. 

*) Thes 

Thes m.sh.vjet. 1. Trastë e madhe prej pëlhure të trashë (prej kërpi, liri, pambuku etj.) 

Sipas G. Meyer (albanolog) kjo fjalë është fjalë e pastër shqipe. 

Kur binte shi, çobanet, bujqit po edhe të tjerët, kur binte shi, në vend të çadrës e merrnin nga një thes që mos ti lag shiu. 

*) Sa herë ti kruhet nânes tande, na viq n`nejshum me thas n`krye, nekdotë. Marrë nga libri im në proces, për Turjakën. 

Gjuha e folur, është ruajtuar, ashtu qysh është folur në Turjakë, deri në vitet 1970-ta.  

Malmö, 7 janar 2024 

siankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu