Nga: Ilir Canhasi
___
* Feja e tij ishte mendimi i lirë!
___
Kur pashë që i madhi Fan Noli kishte bërë përkthimin e librit e kuptova menjëherë se kjo vepër duhet të jetë e madhe.
Libër ky që të futë në mendime të thella për jetën mes shekullit XI dhe XII kur kemi parasysh se edhe kryqzatatat e para kishin filluar drejt Jerusalemit.
Mu në këtë kohë të trazirave anë e mbarë botës lindi dhe veproi ky burrë i madh, poet, matematikan, filozof dhe astronom, emri i plotë i tij, Ghiyas od-Dīn Abol-Fath Omār ibn Ebrāhīm Khayyām Neyshābūri, i lindur më 18 maj 1048 në Neyshabur Persi, vdiq më 4 dhjetor 1131 në Neyshabur.
Libri që më mahniti me zgjuarsinë e këtij poeti,
quhet ”Rubairat”, në persishte Rubaiyat që do të thotë vargje me katër rreshta, që është një nga veprat më të bukura të botës.
Ky poet persian, më bëri aq për vete, sa që nuk doja që ky libër të përfundonte, prandaj e lexova dy herë.
Noli me sa shumë të drejtë kishte thënë para një shekulli se autori i kishte shkruajtur këto poezi sikurse ai të kishte jetuar në kohën tonë dhe në zemër të Evropës, e unë e them me plot të drejtë se edhe sot pas nëntqind vitesh, këto poezi duken sikurse të janë shkruajtur sot.
Noli përktheu këtë vepër të madhe sikur ta parandiente se Omar që nga feja ishte musliman i sektit sufist, kishte frikë nga fanatikët muhamedanë sikurse edhe ne kemi sot nga po këta fanatikë.
Paramendoni se edhe ne sot pas nëntqind vitesh kemi frikë sikurse intelektualët persianë që ishin të ushqyer dhe rritur me urtësinë e vjetër klasike; fillozofinë, shkencat dhe lirinë e mendimit nga islamistët fanatik.
Dallimi është se intelektualët e Iranit të sotëm kapitulluan para shtetit të dhunshëm islamik mu ashtu sikurse e mendonte Omari para nëntqind viteve, ndërsa ne ende jemi duke i luftuar këto rryma radikaliste islamiste që kanë kapluar trojet shqiptare.
Jeta e këtij poeti ishte me plot kthesa, nga antifetari më i ashpër, për të fituar bukën e hidhur u shtrëngua për të dhënë mësime mbi Kuranin, dhe për të shpëtuar nga fortuna që fanatikët të zbuten, ai niset në pleqëri për në Mekë që të bëhet Haxhi.
Kjo tregon se toleranca ende ishte e lartë në Persinë Islamike, ku ai u la i lirë të shkruante dhe predikonte kundër fesë zyrtare dhe vdiç qetsisht në shtrat, ku edhe sot varri i tij është i stolisur me hardhi dhe trëndafil sipas porosisë së tij, në një teqe të Sufinjëve, që sot kjo liri është e pamundur në Iranin e sotëm.
Në poezitë e Omarit, pothuajse nuk gjenë rubairat që nuk përmendet vera, si lëng i rrushit, që sipas tij simbolizon gëzimin e jetës, pije kjo që ishte e ndaluar në Persinë islamiste, e që ky shpesh i duhej ti vizitonte meshat dhe priftërinjët e feve persane të Zardushtit dhe Mithrës, që bëheshin natën nëpër shpella, tinës nga fanatikët muhamedanë.
Unë në vazhdim do të publikoj për ju disa nga vargjet më të bukura të këtij poeti madhështor të mesjetës, poezi ku ai i këndon dashurisë, verës, jetës, zotit e që janë më të bukura se sa nga shumë poet të sotëm.
Lexim të këndshëm për ju që ende nuk keni lexuar këtë vepër gjigande për kohën e tij dhe të sotme, poet ky që ishte ithtar i mendimit të lirë.
Natën kur flinja, më tha shpirti: ,Pi!
Në gjumë dhe në Varr s’ka lumëri:
Ngreh-u! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa;
Ke shekuj që të flesh në qetësi.”
Xhami e Kish’ e Tempull: Robëri!
Këmban’ e Minare: Një patërdi!
Dervish e Prift e Hoxh’ e Kryq e Hënë:
Pengime që të gjitha për Liri.
Ah, mbushni Kupat! Zëmra n thërret,
Se Koha nëpër këmbë po na shket:
E djeshmja vdiq, e nesërmja s’na gjen;
C’mërziti kur e sotmja ka lezet?
Kurani thotë, Qielli ka Huri
Të bukura dhe Verë me gosti:
Posa pra ësht ashtu, o Perëndi,
Stërvitem që-këtu e që -tani!
Parajsa paska Vajza sy-shkëndija
Me Ver, e mjaltë, lum’ e kronj e vija:
Saki, më sill një Kupë shpejt!
Më mirë Në dorë njëja sot se nesër mija.
Kur pi, disa besnikë plot me Shpresë,
Me thonë: Vera ësht armiki Fes.”
O burrani pra. Kupat mbushini
T’ia pimë gjakun qenit të pabesë!
Pergjigjet Muhameti me selam:
S’më more vesh, Imam Omar Khajam!
Dhalla hallall për lolot, mor aman.
Verën për t’Urtët nuk e bënj haram!”
Të Madhit Muhamet i çon selam
Dhe e pyet Imami Omar Khajam:
O Peigamber, më thuaj, mor aman,
Pse dhallën ben hallall, Verën haram?”
Me Poçen nënë sqetull, me Kuran në bres,
Kur drejt, kur shtrëmbër, kur për djall bares: Ajme! S’kam Din e s’kam Iman e s’jam
As i Krishter’ as Mysliman as Putperes.
As Kisha as Xhamia nuk më nxe,
Allahu më gatoj s’di me ç’hile:
Si grua pa lezet, Dervish pa Fe,
Në Qjell pa shpresë, dhe pa shtek mi Dhe.