Por në njoftimin për shtyp të Departamentit të Drejtësisë nuk përmendej emri i personit.
Alinejad, e cila jeton në Nju Jork konfirmoi më vonë në llogaritë e saj në rrjetet sociale se bëhej fjalë për të.
Agjencitë e lajmeve amerikane thanë se misioni i Iranit në OKB në Nju Jork nuk i është përgjigjur ende kërkesave për komente në lidhje me komplotin e dyshuar.
Departamenti i Drejtësisë tha se katër persona që dyshohet të jenë agjentë të zbulimit iranian, Alireza Shavaroghi Farahani, Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori, planifikonin ta rrëmbenin dhe ta dërgonin me forcë viktimën e tyre në Iran.
Ai tha se grupi kishte shqyrtuar metodat e transportimit nga Shtetet e Bashkuara, mes tyre përdorimin e një evakuimi të stilit ushtarak nga qyteti i Nju Jorkut dhe transportimin e saj në rrugë detare në Venezuelë, qeveria e së cilës është një aleate e Iranit.
Në këtë aspekt, rezistenca iraniane NCRI dënoi fuqishëm komplotin e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerikal kundër Znj. Masih Alinejad dhe katër iranianëve të tjerë në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar, komplot.