Sinan Kastrati, Suedi
Ni plak shkon musafir*) te ni familje e madhe. Ditën mashkujt e shpisë shkojnë me punu e plakit i thonë:
-Hajde shkojmë në shpi te gratë e ti mas rri vetë n`odë! Aty nuk nerth*) se gratë gatujnë e zjemi*) nuk shymet gjithë ditën.
Baqica*) kish shti ni vegsh*) me pasul e magjetorja*) i kish shti bukt mi pjekë n`qerep*) e mlu me prush në saqa*). Dikur, kur pasuli gati ish zi, baqica ja qiti ni lugë me krypë e dul mi kry punt tjera. Si dul baqica, erdh magjetorja*), ajo që e kish renin me gatu dhe e mur ni grusht krypë*) ja qiti pasulit. Mas pakë kohe erdh ni nuse. Edhe ajo i qiti pasulit krypë. N`fund u qu edhe plaki, musafiri*) e ia qiti ni grusht krypë pasulit. Baqica e pa e i tha:
-Shka bâne? Un`i kam qit kryp pasulit. Plaki tha:
– I qita edhe unë ni grushte krypë mas t`munet kush me hânger kit pasul se kush hini n`shpi ia qiti ka ni grusht krypë pasulit.
(E tregoi: gjyshi im, Imer Seferi)
-Imer, thitë t`paskan hi n`shpi, hiç mas shko mi rujt arat me kallamoq!
Hazir Prelovci i Drenicës a kân shoq i babës Imer, i fist Kastrat. Ai vinte shpesh në Turjakë te na, te baca Xhemajli, Shaban Shaqa, te baca Sahit (Sahit Mstafa). Rrinte nga 2, 3 javë ditë. Çdo natë e ndalte dikush nga fisi kastrat për darkë dhe shkonin shumica e mahallës e rrinin me bacën Hazir. N`darkë shkonte i zoti i shpisë e mas darke shkonim të gjithë burrat etë, pleq e të ri, sikur të kishte ndonjë festë të bajramit a dasmë. Bënin llafe, luanin kapuça e këndonin.
Njëherë kishin ardhur partiashët (antarët e LKJ-së) në odën tonë për me majt ni mbledhje, se baca Dulë ishte n`parti por kur e shohin Hazir Prellovcin, si mysafir, jabangji *) nuk kanë kanë besu nga tuta *) se po del naj fjalë qï të tjerët nuk duhet ta nijn*) i thonë bacës Dulë*):
-Hajde Dul shkojmë n`Dushkaja e atje e majm*) mledhjen.
Pakë para akshâmit*), babai Imer i thotë njërit djalë, Balisë:
-Bali, shko sonte ti e ruje kallamoqin se hin thit!
Baca Hazir, kur e nin baben Imer, i thotë:
-Imer, hiç mas shko me ru kallamoqin pi thive se thitë t`paskan hi n`shpi.
(Tregoi Imer Seferi)
Fjalorth i vogël i fjalëve dhe shprehjeve turjakase
*) musafir, mysafir
*) Nerth, merdhin, mërdhiu
*) Zjem, Zjarr (prush e flakë që bëhen nga djegia e druve, e qymyrit etj.
*) Baqica, e zonja e shtëpisë që vendos se se çka, çarë lloj ushqimi duhet me hëngër për drekë, darkë. Ajo e ka një dhomë të madhe, fllanikun që e mbyll me dry, aty e ku e ruam tamlin, kosin, mazën, tlynin, mishin.
*) çerep
Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën. Buke çerepi. Një çerep buke. Shtie (pjek) në çerep. Vë çerepin në zjarr.
Saç. Rrethi i çerepit. Mashë çerepi. Nxeh çerepin. Heq (vë) çerepin. I hedh prush çerepit. Pjek bukën me çerep.
fig. keg. Njeri shumë i shëmtuar në fytyrë.
E kam çerepin në zjarr shih te zjarr,~i.
*) Magjetorja, gruaja që gatuan, ajo, kunata që e ka rendin me gatua nga tri ditë e pastaj, kunata tjetër gatuan tri ditë e kështu me radhë.
*) Krypë, kripë
*) jabangji, i huaj
*) tuta, frikë
*) nijnë, e dëgjojnë, me ndëgjua
*) Dulë, djali I tretë I Imer Seferit e ka pasur emrin Avdullah, por shkurt e thirrnin ”Dulë”
*) e majm, e mbajmë (mbledhjen, konferencën e partisë, LKJ-së)
*) akshum, nga aksham, mbrëmje
Hazir Prellovci, ishte edhe ish luftëtar i Shaban Palluzhës, ish luftëtarit të madh të Drenicës, kusheri i babëgjyshit- Kastrat.
Malmö, 8 janar 2024
Po ,a u hanger ajo groshë ,pasul i shkrete me aq krype, krype e krype??? Hahaha e bukur. .Lexoj dhe shpjegimet e cdo fjale ,te dialektit qe perdorni .Fjalen ” Jabanxhi ” i / e huaj sakte e sqaroni . Tek ne perdoret per te huaj qe nuk jane nga qyteti apo fshati e jo ne kuptimin , i/ e huaj jashte atdheut. Mire s’bej qe i largohem hajgares por dua te tregoj nje histori me kete fjale .Mjerisht miku Sinan nuk eshte per te qeshur as sot qe ka kaluar gati gjysem shekulli .Kam qene as 10 vjece ,ne fillore ne klasen e 4 besoj e ishte vere .Pra shijonim pushimet verore duke luajtur tan diten ne rrugicat afer shtepise .Nje goce e vogel ,moshatare qe kishte ardh mysafire tek te afërmit e saj nuk ishte dhe fort e mirëpritur , e përbuznin ,ndoshta nga dialekti i se folurit ,nga Vlora ishte , s’e futnin ne loje e une i dal ne mbrojtje duke ju thene kalamajve te lagjes sime qe kjo si jabanxhie duhet t’a duam e respektojmë me shume. Debati zgjati disa minuta , mysafirja , jabanxhija qante kur na afrohet nje burre i gjate qe kerkon te dije pse zihemi e i shpjegoj une e tjere si e qysh .Ai burre i gjate ishte kryetar fronti qe rrinte ne zyre e nga zhurma jone doli jashte .Kaq ishte ,vazhdojme te luajme si femije e ne mesdite kthehem ne shtepi e lodhur si dhe e uritur .Im ate vjen nga puna pas pak i nervozuar e me pyet per sherrin e ndodhur disa ore me pare .U cudita nga e mori vesh si dhe me shume u habita qe kryetari i frontit e kishte futur ne zyre ( e priste te mbaronte punen , ora 16 ,17° ) e i kishte kërkuar te dinte qe pse vajza ( une ) jote perdor fjalen jabanxhije , kaq e vogel e perdor fjale te tilla , jabanxhie .Ai kryetar fronti i lagjes njihte kush isha , njihte tim ate e deri femijet i pergjonin qe te godisnin baballaret .M’u ndalu per jave te luaja ne at rrugice nga im ate ngaqë thashe se e ardhura ishte JABANXHIE . Kaq e vogel ,femije e ne se im ate do te ishte ne burg edhe une do te isha ne mos 9 ,10 vjece 17 18 e sigurte .
Faleminderit shumë o Ritë.
Do ta fus në shkrimet e mia por do të them:
Autorja anonime, një vajzë nga Shqipëria e Mesme (tash nënë elbasanase me emrin Rita).
Po ta dija emrin e vërtetë tëndin, do ta shkruaja.
Gabon ,nuk jam nga Elbasani , nja 100 km .me larg .Jam nga nga nje qytet i madh , i dyti nga rendesia si atehere edhe sot.Dhe harroni se dikur kam thene se nuk kam femije .Preferoj gjithmone te verteten ..Pak rendesi ka mbiemri ,por ne tregimin tim nuk shoh te kete hajgare por vajtim dhe sot kur kujtojmë se kush na drejtuan ,kush na sunduan .C’njerez injorante e te pashpirt. Qysh ne ate moshe u përcaktua filli i jetes sime qe do te isha e sugjeruar, e gjurmuar , me dosje e deshmimtare deri me 1990 .Si anektode po te tregoj nje histori te vertete e ndodhur ne vitin 1987 apo 88 ne Pogradec. Ishim ne ekskursion me ndërmarrjen dy ditore ne Pogradec .Organizimi nga ana ime per ne hotel turizmi ( i vetmi atehere ) nuk na shkoi mire .Mezi na strehuan e darkuam si me kene ne xhenoze ,pa muzike e vallëzim. Ishim repart grash ,pra burra as dhe nje .Shefja e repartit ,brigadieria e une si ma capkenia e shoqerise ishim pergjegjes per mirevajtjen e ekskursionit .Te nesërmen ( e shtune ishte ) duhej te merrnim trenin e ne shtepi .Une me nje shoqe ( Sanije e quanin ,Rahmet e mjera ka vdekur aksidentalisht me 1994 ne Itali , pak si kusherire e larget nga nena ime) vendosem te shkome ne Korcen time ,qytetin e serenatave ,te kampeve qe shijoja nga 1985 ,86, 87, e te takoja miqte e mij muzikante ,te kercenim ,kendonim kenget e ndaluara .Pranoj Sanija e prisnim autobusin qe shkonte ne korce . Ne pritje ,gati gjysem ore na afrohen dy djem ,moshatare apo me te vegjël nuk i shikova mire .Kuptuan nga dialekti qe nuk ishim nga Pogradeci e na afrohen per t’u prezantuar ,per t’u njohur .Qysh se filloi te fliste i pari ,Sanija kthehet nga une e me thote mu ,me ze te larte qe te degjonin dhe dy cunat e shkrete ; Shife se kusht te propozon ,moj Rita .Ai nje veze ne muaj han e jo me te kete fuqi per gru .Ishte kohe triskash ,Tollona quheshin e vetem 10 veze ne muaj per cdo familje mund te blije .Menyren si e tha Sanija , nje sy e kishte mbyll prej diellit ,nje poze teper komike sa une fillova me qesh aq shume sa u ula ne trotuar e per minuta te tere nuk pushoja .Kam qesh me at thenie virtuale te Sanijes me ore ,dite e sa here u a tregoja te tjereve .Dy djemtë u larguan pa bo ze e ndoshta dhe s’kuptuan dialektin tone ,por e qeshura jone e shfrenuar ju ka sqaruar me shume se cdo fjale se ,,,, lodheshin kot .