Kapterri i Fugës tenton ta paraqesë Bashën si viktimë të mediave të kontrolluara nga faktorë lokalë, ndërkohë që vetë ambasadat, përveç deklaratave janë kujdesur të sqarojnë atë që kanë dashur të thonë edhe përmes mediave që financojnë vetë.
Ja se ç’shkruan BIRN (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese) media e sponsorizuar nga Ambasada Amerikane për deklaratat e gënjeshtërta të Bashës dhe përgënjeshtrimin eksplicit të Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato:
“Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kërkoi të martën një dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirës për realizimin e reformës zgjedhore.
Reagimi vjen në një moment kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi se reforma do të bëhej me Partinë Socialiste në pushtet, ndërkohë që një pjesë e madhe e opozitës që nuk përfaqësohet nga partia e Bashës e ka kontestuar përbërjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.
““Për reformën zgjedhore kemi nevojë për një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës,” ”- tha Gonzato duke folur për mediat gjatë një aktiviteti në Gjirokastër.
Ai shtoi se “ju duhet ta bëni atë përmes një dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv”.
Sipas ambasadorit, për BE-në është tepër e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE- ODIHR në realizimin e reformës zgjedhore.
Ai i quajti “thashetheme” një deklaratë të mëparshme të Bashës që fliste për ndërmjetësim të partnerëve ndërkombëtarë, BE, ambasada Amerikane dhe ajo Britanike, për nisjen e punës së komisionit parlamentar për reformën.”
Pra, siç shihet, demaskimi nuk është i mediave locale, siç pretendon kapterri Ymer Baze, por i një medie të financuar nga ShBA.
Shumica e mediave vendase për të cilat flet kapterri, siç është edhe medium i Ymerit janë të kontrolluara nga Rama dhe kryeredaktori i tyre është Endri Fuga.
Ndaj edhe partnerët demaksimin ndaj pazarit Basha – Rama, të cilët donin me doemos të implikonin ndërkombëtarët në atë pisllëk e kanë vulosur përmes medias që financojnë vetë, BIRN-it.
Gënjeshtrat e publike të Lulit dhe të qenit peng pazaresh të ulëta me Ramën nuk pa Ymer që i pastron.
Më poshtë gjeni ‘Dacibaon’ e Ramës (shkrimi i gazetës Tema) që kërkon të lajë Lulin duke i quajtur gazetarët që paguhen nga Ambasada e ShBA-ve ‘vrasës me pagesë’:
Dëmi i gazetarisë me porosi! Si u krijua lajmi fake për të goditur Lulzim Bashën?
Është për të ardhur keq se si në këtë vend përveç shumë gjërave që shkojnë keq dhe për dreq, një ndihmesë për thellimin e së keqes e jep edhe gazetaria me porosi.
Herë në shërbim të pushtetit, herë në shërbim të axhendave të vogla, ajo e humb misionin dhe shndërrohet në megafon të goditjeve personale.
Që pronarët e mediave, për interesa të mëdha ekonomike, ta bëjnë një gjë të tillë, e kemi parë shpesh, por është për të ardhur keq teksa shohim gazetarë të rinj që marrin huqet e të vjetërve.
Madje, sheh në konferenca për shtyp se si shndërrohen në agresiv dhe e humbasin qëllimin dhe misionin e tyre, duke u bërë zëdhënës të pretendimeve të palëve në sherrnajën e përditshme të luftës politike.
Kjo nuk është gazetari, por “vrasje me porosi”.
Për të prodhuar lajme bombastike të stisura të llojit: “SHBA dhe BE mohojnë/përgënjeshtrojnë Bashën”, krijohet një fake news sikur Basha ka deklaruar se “me ndihmën e Ambasadës, është bindur PS që të arrijë dakordësinë me Enkelejd Alibeajn”.
Pra, krijohet lajmi i rremë për të marrë përgjigjen që përbën lajm dhe që nevojitet.
Në fakt, kjo “deklaratë” e Bashës nuk ekziston asgjëkundi përveçse në kokën e atyre që e kanë shpikur, sigurisht pas porosisë së dhënë për ta bërë një gjë të tillë.
E vërteta është krejt ndryshe.
Deklarata e djeshme e Lulzim Bashës, ajo që të gjithë dëgjuan me vesh dhe panë me sytë e tyre, pas seancës plenare ishte mjaft e qartë.
Përveçse u shpreh se interesi i qeverisë nuk është normaliteti politikë, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës për të pamundësuar zërin e opozitës, Basha i kërkoi Presidentit të Republikës të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore.
Gjithashtu, ai kërkoi zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të regullores.
Përsa i përket çështjes së Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha u tregua shumë korrekt dhe shumë i kujdesur, duke u shprehur se “në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës, ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike”.
Kjo është deklarata e plotë dhe e zbardhur e asaj që ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, një ditë më parë, e cila hedh poshtë pretendimet dhe fake news-et e vegjël që lundrojnë me porosi në detin e turbullt të gënjeshtrave, por që sigurisht nuk e kanë jetën e gjatë. Syri.net