Aferdita Zaja, Norvegji
Çfarë është kozmologjia e Vedave?
Lidhur me kozmologjinë e Vedave ne së pari duhet të kuptojmë se ajo është e ndryshme nga gjërat që na kanë mësuar gjer tani nëpër shkolla. Në shkolla flitet shumë rreth Universit 3 dimensional, që gjithçka është 3 dimensionale dhe se ekzistojnë shumë planetë, shumë sisteme diellore dhe se ka shumë më shumë galaktika por kjo nuk përfaqëson Kozmologjinë e Vedave. Kozmologjia e Vedave flet për dimensione të ndryshme. Ne këtu gjendemi në një dimension dhe se ka edhe dimensione të tjera. Gjërat që njerëzit i quajnë planetë, e keni parasysh ato që shikojmë në qiell si Venusi, Mërkuri, Jupiteri etj, këto quhen “graha” në sanskritisht. Tek Vedat ato në të vërtetë nuk shihen si objekte fizike por shihen si qenie të larta. Dallimi i parë themelor midis kozmologjisë së Vedave dhe kozmologjisë moderne është se ne nuk po jetojmë në një univers 3 dimensional por po jetojmë në një Univers multidimensional të cilin mund t’a quash ndryshe edhe Multivers. Ky është ndryshimi i parë.
Po të kuptojmë më tepër lidhur me dimensionet, a do të na ndihmojë neve kjo gjë?
Ne duhet të kuptojmë se sytë e njeriut në këtë trup njerëzor nuk mund të shohin shumë, se kufiri i frekuencës së syve tanë është shumë i vogël. Për shembull sinjalet wifi sytë tanë nuk mund t’i shohin. Ne mund të shohim brenda një spektri të vogël të dukshëm nga spektri vjollcë deri në spektrin e kuq. Ne nuk mund të shohim shumicën e gjërave. Mënyra më e lehtë për njerëzit që t’a kuptojnë është se ka gjëra që ne nuk mund t’i shohim dhe ky është dimensioni. Trupi i njeriut është shumë i kufizuar dhe i limituar. Kjo është arsyeja përse ne nuk mund të shohim strukturën e këtij Multiverse sepse ky trup ose makineri fizike nuk është i ndërtuar në atë mënyrë ku ne mund të shikojmë atë dimension. Por njerëzit duhet të kuptojnë se ka forma të tjera të ekzistencës përveç këtij trupi. Ky nuk është lloji i vetëm i trupit që ekziston në Multivers. Ekzistojnë shumë lloje trupash në Univers ku shpirti mund të futet. Ky është një shpjegim që njerëzit të kuptojnë ç ‘ështjen e dimensionit.
Çfarë thotë kozmologjia e Vedave për tokën e sheshtë?
Puna është se në kozmologjinë e Vedave toka është e rrafshët, e sheshtë dhe quhet Bhumandal ose Bhu Devi pra është një plan i rrafshët. Eshtë plan i madh por i sheshtë. Unë e dija këtë fakt qysh kur isha rreth 10 vjeç. Teoria se Toka është globë i rrumbullakët është hedhur & shpikur vetëm 400 ose 500 vite më parë sepse është dicka që mësohet nëpër shkolla, në librat shkollorë dhe kështu është përhapur tek shumë njerëz. Nga pikëpamja e Vedave Toka gjithmonë ka qenë e sheshtë. Të gjitha llogaritjet matematikore mbi lëvizjet e yjeve, planetëve etj, gjithçka realizohen mbi bazën e një toke të rrafshët.
Cila është arsyeja kryesore e fshehjes së Tokës së sheshtë?
Kur ti e kupton se Toka tashmë është e sheshtë si rrjedhojë do të kuptosh qartë se paska gjëra sipër Tokës dhe poshtë saj. Kjo është gjëja kryesore që njerëzve u është fshehur sepse njeriu lind në tokë për të përgatitur shpirtin të shkojë tek planet e mira sipër. Kur ti mendon se toka është një top që rrotullohet rreth diellit, dhe dielli po vërtitet rreth galaktikës atëherë ti kurrë s’do të kuptosh se ekziston e lartmja dhe e poshtmja dhe ti nuk po rrotullohesh kot së koti nëpër Univers. Duke ditur që toka është e sheshtë ti kupton vendin tënd në Univers dhe mund të punosh me veten këtu në tokë për të arritur planet e larta. Kjo do të thotë se ka plane të ekzistencës mbi tokë dhe ka plane të ekzistencës poshtë e cila kuptohet dhe qartësohet vetëm kur Toka është e sheshtë. Arsyeja përse e kanë fshehur se toka është e sheshtë është që ti të ngecësh këtu duke u rrotulluar dhe duke mos punuar për të arritur ekzistenca më të mira. Shumë njerëz tashmë e kanë zbuluar se toka është e sheshtë. Edhe nga eklipset dhe gjërat e tjera mund të vërtetohet plotësisht fare qartë se toka është e sheshtë se nuk ka kurrfarë kurbature. Jemi në kohën e përparimit ku gënjeshtrat se toka është e rrumbullakët nuk pijnë më ujë, për njerëzit që do të zgjohen. Në perëndim koncepti i të lartmit dhe i të poshtmit nuk pranohet lehtë sepse ata janë mësuar me barazinë që do të thotë se është vetëm kjo botë dhe ju nuk po shkoni askund dhe nuk ka ekzistencë më të lartë, nuk ka asgjë më poshtë. Ata duan që ju të besoni se nuk ka vende më të mira se këtu, këtu është mirë thonë ata. Sa më shumë skllevër aq më mirë për ta. Ata duan të mashtrojnë njerëzit se nuk ka parajsë, nuk ka ferr. Njeriu në vend numëro nuk mund të rrijë, ose do të përmirësojë shpirtin e tij ose do t’a keqësojë atë. Drejtuesit e sistemit duan që shpirti i njerëzve të keqësohet, që ata të vuajnë dhe që shpirti i tyre të mos ngjitet në planet e larta të ekzistencës. Ky është problemi. Toka e sheshtë është hapi i parë për të kuptuar në të vërtetë se si funksionon ky Multivers. Ato që na kanë mësuar nëpër shkolla nuk janë të vërteta. Nuk është një Univers 3 dimensional sic mësohet në shkollë. Në realitet është një Multivers dhe ka shtresa dhe plane të ndryshme të ekzistencës.
Si vepronin dhe si mendonin të lashtët në këtë Tokë?
Të lashtët sa herë që lindnin dhe jetonin në tokë, ata përpiqeshin të rrisnin nivelin e shpirtit të tyre duke përdorur trupin fizik deri në atë pikë ku mund të udhëtonin në planet më të larta sipër Tokës pa qenë nevoja të vdisnin. Jeta e njeriut në të vërtetë është një përgatitje për të arritur këtë gjë. Një gjë tjetër që duhet të dini është se për për t’u pranuar në planet e larta atje e rëndësishme është sjellja, mënyra se si ti sillesh. Nëse sillesh keq me një qenie më të lartë se ty, do të ishte një mallkim dhe karmë e keqe kundra vetes. Nëse nuk e mëson mënyrën e sjelljes së duhur në tokë ti kurrë nuk do të pranohesh në ekzistencat më të larta për mijëra vite. Ju do të përjashtoheni automatikisht. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve janë mbërthyer në planet e ulëta këtu për arsyen e thjeshtë se ata nuk dinë si të sillen në një plan më të lartë, për shëmbull në Parajsë. Eshtë thjesht çështja e sjelljes së duhur që duhet mësuar dhe ushtruar këtu me trupin tënd fizik. Nëse nuk e përdor jetën tënde këtu për të mësuar sjelljen e duhur, në jetën tjetër ty do të të jepet një trup më i keq se ketu që do të thotë se shpirti ka rënë në planet më të ulta të ekzistencës.
Ku gjendet saktësisht Toka dhe përse ekziston dhimbja në këtë tokë?
Toka është bota mu në mes të Universit apo Multiversit. Sipas kozmologjisë së Vedave toka qëndron pikërisht mu në mes. Gjithsej gjenden 14 plane ekzistence pra 7 plane lartë dhe 7 plane ekzistente poshtë. Qeniet në planet e larta ose të poshtme udhëtojnë nga poshtë lart ose lart poshtë nëpërmjet Tokës, ku neve njerëzve na duken si meteore, yje që bien etj. Në mitologjinë Nordike Toka quhet midgard (midt = mes). Sipas Vedave Toka quhet Bhumandal e cila është e sheshtë dhe gjendet në mes të gjithckaje. Eshtë e rëndësishme të lindësh në tokë, madje edhe qeniet e planeve të larta zgjidhnin të lindnin dhe të kishin një jetë në tokë në mënyrë që t’a rrisnin nivelin e tyre të shpirtit akoma më lartë. Parajsa është plani i dytë ekzistentë sipër Tokës. Ai quhet sipas Vedave Svarg (Svarloka). Mbi Parajsën Svarg ka gjithashtu edhe plane më të lartë të quajtura Tapalok, rishilok, Janlok etj. Ka shumë plane të tjerë mbi parajsën dhe përsëri mbi ta gjithashtu ku për këtë Multivers pika më e lartë e planit ekzistent është bota e Brahmlok, Brahma quhet krijuesi i këtij Multiversit. Madje edhe sipër ose jashtë mbi Brahmalok gjenden jo plane por mbretëri, botë akoma më superiore hyjnore. Avatari Prashant TriVedi vjen nga këto botë superiore dhe ai ka zgjedhur të lindi këtu për t’i mësuar njerëzimit diturinë e humbur të ligjeve hyjnore (dharma). Kur Multiversi u krijua në fillim, të gjitha mbretëritë u krijuan njëkohësisht, i vetmi ndryshim ishte se në fillim nuk ekzistonte ferri, dhimbja dhe tortura. I gjithë Multiversi u krijua për të patur përjetime të mira. Në fillim në të gjitha planet ekzistente nuk kishte fare asnjë dhimbje apo torturë. Dhimbja dhe torturat filluan vetëm më vonë, atëherë kur njerëzit thyen ligjet e Multiversit. Multiversi ka ligje dhe rregulla dhe qeniet i thyen ato. Prej këtej filluan të gjitha problemet. Ka qenë një kohë edhe në tokë ku askush nuk sëmurej, askush nuk ka patur kurrë një sëmundje, askush nuk ka përjetuar ndonjë dhimbje, madje edhe këtu në Tokë. Nga padituria e ligjeve hyjnore njeriu edhe tani kryen veprime kundra ligjeve hyjnore, pra kundra Zotit, kjo është arsyeja përse njeriu vuan. Kur ke dituri nuk do të vuash.
Si mund të na ndihmojë kozmologjia e Vedave ne në jetët tona?
Së pari ju duhet të kuptoni se ato që ju i quani planetë tani (graha në sanskritisht) vendosin shumë në jetët dhe rrethanat tona jetësore. Mënyra se si këto graha/planetë duken në qiell është e njëjtë me rrugën që jeta njerëzore do të ndodhë këtu në tokë. Ashtu si është sipër në qiell, ashtu do të jetë edhe poshtë në tokë. Ky është parimi kryesor i ndodhive të shumë gjërave. Njerëzit mund t’a kuptojnë se veprimet që kemi kryer në të kaluarën na krijon shenjën e horoskopit të tanishëm dhe planetët përkatës përcaktojnë rrethanat e jetës këtu. Kjo sqarohet mjaft lehtë vetëm nga dituria e Vedave. Përndryshe njerëzit gjithmonë do të pyesin veten ‘ pse kam lindur në një familje të varfër, pse ky person ka lindur në një familje të pasur, pse po më ndodh kjo mua dhe pse nuk po i ndodh një personi tjetër’ . Të gjitha këto lloj pyetjesh shtrohen, gjë e cila krijon shumë tensionim kur nuk dimë përgjigjet. Dituria e Vedave të shpëton nga i gjithë ky tensionim. Tek Vedat do të kuptosh pse dhe çfarë po ndodh në jetën tënde saktësisht me ndihmën e pozicionit të planetëve. Kur të kesh njohuri për këtë ti nuk do të ndodhesh në errësirën e padijes pikë së pari. Më vonë do të kuptosh se ‘e ardhmja jote do të caktohet nga veprimet e tua që ti bën në të tashmen’. Veprimet që bëjmë tani do të përcaktojnë të ardhmen tonë. Në mënyrë që të ndryshojmë të ardhmen tonë për mirë, ne duhet të ndryshojmë veprimet tona në të tashmen dhe kjo është ajo që të mësojnë Vedat. Vedat gjithashtu të mësojnë edhe se cfarë veprimesh duhet të bëjmë në të tashmen, Vedat madje flasin shumë për këtë gjë. Vedat të tregojnë veprimet që duhet të bësh në të tashmen për t’a bërë të ardhmen tënde më të mirë.
Cili mund të quhet një veprim i gabuar tek jeta jonë e kaluar?
Ajo që kemi bërë gabim në të kaluarën nuk është aq e rëndësishme sepse në të tanishmen ne po marrim thjesht frytin e atij veprimi. Një veprim i gabuar që ka pasoja të rënda është kur kryejmë veprime në kundështim me ligjet hyjnore të Multiversit. Multiversi ka ligjet e veta. Ajo që konsiderohet e gabuar në termat e Multiversit është kur shkon kundra ligjeve hyjnore të Multiversit. Në të tashmen ju mund t’i mësoni këto ligje dhe të mos i shkelni më ato dhe pastaj mund të keni një të ardhme më të mirë. Çfarëdo që kemi bërë në të kaluarën, si për shëmbull kur veprojmë kundra ligjeve hyjnore, ne mund t’a rregullojmë atë në të tashmen. Vedat përqendrohen tërësisht tek veprimet e të tashmes dhe nuk shkon aq shumë në të kaluarën sepse e kaluara nuk është më në dorën tënde. Askush nga ne nuk mund të kontrollojë të kaluarën dhe të ndryshojë veprimet e kaluara, por mund të ndryshojë veprimet në të tashmen. Ne duhet të përqendrohemi në veprimet aktuale dhe të sigurohemi që ato të jenë në përputhje me ligjet e Multiversit. Sapo të ndodhë kjo e ardhmja jonë do të jetë shumë më e mirë. Kështu ne do të shkojmë gjithmonë në rrugën drejt evoluimit shpirtëror në të ardhmen.
A mund të na jepni ndonjë shëmbull mbi ligjet e Multiversit?
Një ligj i rëndësishëm i Multiversit të cilin njerëzit mund të fillojnë menjëherë dhe t’a thonë me zë do të ishte ” “Unë dua të harmonizoj vullnetin tim të lirë me vullnetin hyjnor të Multiversit”. Cdo njeri, çdo qenie ka një vullnet të lirë. Qëllimi yt duhet të jetë që t’a harmonizosh vullnetin tënd të lirë me vullnetin hyjnor të Multiversit. Ky është një ligj parësor. Nëse e bëni këtë atëherë nuk do të përballeni kurrë me telashe, dhimbje ose ndonjë lloj tjetër problemi. Si një njeri me vullnet të lirë, të fillosh duke përsëritur këtë ligj është mjaft mirë.
Intervistën e plotë mund t’a dëgjoni në youtube tek linku i mëposhtëm: