ARKIVI:
16 Tetor 2024

Letra e nxënësit tim, Zenel Rudi, peshqesh për mësuesin …!

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

 Sinan Kastrai, Malmo

Sot, e enjte, janar 2024 e hapa kompjuterin tim vjetruar. E pash se pleqëria po më troket në derë, edhe mua.

Dëgjova lajmet më të rejat në gjuhën suedee, Turqia më në fund u pajtua që Suedia të bëhet antare e NATO-s, por jo edhe Urban, kryeministri hungarez.

Lexova portalet në gjuhën shqipe, për ato që ndodhin çdo natë në Kosovë e në Shqipëri.

Unë e kam kimen e ukit (pop.) 

Para disa ditëve shkruajta një koment, thjeshtë e pyeta një njeri alamet të madh:

-Pse i shkruan gjithë ata tituj shkencor para emrit?

Ai e kish marrë guximin dhe ish mundua e ma kish dërgua një letër. Letra është publikua. Edhe unë e shkruajta një regim, që për lexuesin nuk dua ta bëj publike njëherë.

Me vjen keq ta them por edhe një ish nxënës imi, kur unë punoja, isha në zenit kishte shkruajt një letër me nofkën ”Gjakova” por edhe emrin e plotë në fund të komentit. U preka se nuk e kam pritur por e mira është se e gjeta kush është ai.nga numri i komjuterit. Ma tregoi një mjeshtër kompjuteri, numrin e kompjuterit dhe adresën.

Ai më kishte akuzua se unë ” …  ai te gjith kohen ka punu kunder luftes çlirimtare.   tubon deshmi per prokorin e Hages, nje dreq e din se nga kush paguhet dhe per ken punon …por dyshimet e mia jan se ai njeri punon per UDB’en serbe se edhe mbas vitev 83 ishte i rekrotumi tyre!” 

Ky ish nxënësi im, me siguri nuk flen i qetë se jam i sigurtë se ai më njeh se kam qenë dhe kam mbetur kockë e arrë fortë që nuk thyhem lehtë. 

Ai ish nxënës imi e din gjithashtu se unë nuk jam shavarinë që rritet afër lumit Mirusha e valët e ujit, që ai i ka ru lopët aty afër lumit Mirueshë, i ka parë se si i shtrembëron shelgjet e shavarinat. 

Ish nxënësin tim, unë nuk e kam edukua që të rren e as të bëhet vegël e pushtetit, e partisë (ish LKJ-së) , sepse atëherë nuk kishte parti politike e as liderë.  

Ish nxënësi im nëse don të përmirësohet ka kohë, duhët të mi gjuaj para syve faktet:  

-Kush është burgoshur shkaku im? 

-Kënd e kam lajmërua që ka vjedhur …dru në mal? 

-Kush ka shkruajtur parullat KR, kush ka lexua gazeta, revista e libra të ndaluar? 

Atëherë, pse ish nxënësi im, shpifë, rren? 

Ish nxënësit tim, si nxënës dhe nxënësve tjerë në klasë iu kam shpjeguar se çka është ”Katarza” dhe shembujt i kam marrë nga veprat, tragjeditë e Shekspirit.

Nuk më paska dëgjua, mjerisht.

Nuk paskna pasur sukses te ai.

Ai, ish nxënësi im e paska shitur shpirtin te liderët partiakë, te partitë e shoqatat e dala paslufte, te dreqi i mallkuar.

I shkruajta ish nxënësit tim dje , në mbrëmje, e deri sot por nuk mora përgjigje.

Ai, ish nxënësi im mendon se si struci se, nëse e ka futur kryet në zallë, nuk e shohin …

***

Historia magistra vitae est

Hapa dritarën e ballkonit dhe mora frymë thellë. Ajri i pastër nga deti që vinte bashkë me valet deri te dritarja ime, më dhanë forcë dhe ia nisa punës.

Tash në vend të një reagimi, më doli punë edhe me një ish nxënës, sigurisht jo i dëgjueshëm.

Humorin, mahitë e meselet e lash dhe fillova t’i shkruaj ish nxënësit tim, do të doja të kishte qenë më i miri.

Mu kujtua Akademik Mark Krasniqi, kur thoshte: ”Historia është mësuesja e jetës”, por ne nxënësit nuk e kemi dëgjua thënjen Historia magistra vitae est.

Dielli i janarit në Malmö, sot i ngjante më shumë se çdo herë tjetër diellit turjakas e tiranas në pranverë.

Malmö, 25 janar 2024  

sinankastrati09@hotmail.com 

Letër private që ia kam shkruar Zenel Rudit, por që nga dje nuk më është lajmëruar.

*

Zenel, lajmërohu! …

Dua te flas, dergoma nr e telef e une te therras! Mos ke frike se nuk te lajmeroj ne UDB-ne jugosllave e serbe. Eshte mire per shendetin tend te tregosh ate qe din per mua dhe kush qendron pas teje? Nese don me e pastru mendjen dhe shpirtin, patjeter duhet te flasesh me mua perndryshe, une nuk kam me u ndale me kaq. Kam me te lajmerua e nese do te kete drejtesi, une e ti kemi ne dale ne fushe te mejdanit, ne cerge te burrave dhe ne gjykate, anipse nuk kam deshirua qe te perballem me nje ish nxenes.

Me krenari:

Ish mesuesi i Letersise dhe Gjuhes Shqipe ne Panorc me 1979/1980: Sinan Kastrati, Suedi

_______

Komenti i nxënësit tim, Zenel Rudi, botuar në Drini me nofkën “Gjakova”;

“Gjakova zenelrudi86@gmail.com 185.173.207.152 Sinan kastratin e njoh shum mir, ai te gjith kohen ka punu kunder luftes çlirimtare, edhe sot punon dhe tubon deshmi per prokorin e Hages, nje dreq e din se nga kush paguhet dhe per ken punon, por dyshimet e mia jan se ai njeri punon per UDB’en serbe se edhe mbas vitev 83 ishte i rekrotumi tyre!”

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Eh të gjetë e mira Sinan shoqi, po sa e lexova përgjegjen dhe një herit kërkesen për ish nxënësin tuaj që i paske dalur hakut që të përgjegjet me dëshmi ose kush e ka shti.
    Mu kujtua vitin e kaluar në Zvicër një kryetar i LDK-së në Faqe të Librit – Facebook të një mikut tim ku bashkëbisedonim shkruajti për mua se unë në vitet 1990 kam qen Drejtor i dhunshëm në shkollë! Kur i kërkova dëshmi filloj me dredhu sepse dredhxhiu kështu e kishte këshillua. Kur i tregova se unë më 1990 kam qenë në burg dhe prej vitit 1981 pas burgut s’ kam psur të drejtë të jem mësimdhënës e lere më të jem drejtor i dhunshë. Pasi u zu ngusht i fshiu të gjitha ato që i shkruajti por unë tue njohur nivelin e tij i sigurova të gjitha çfarë bashkëbiseduam. Kështu siç ke dëshmi edhe ti…I nderuar Sinan, pas vitit 2000 e në veçanti pas vitit 2008 ku për herë të dytë u Shpall Kosova Republikë, kush ka folur, shkruar për të vërteten dhe të drejtën, dhe i ka prekur të pa drejtit dhe gënjeshtarët, mashtruesit, dredhaxhit e të gjitha niveleve partiake apo pushta e pushtshtetarët menjëherë e kanë bërë bashkëpunëtor të UDB-së serbe!
    Si përfundim janë shërbyer me thënien e mirënjohur nga thesari popullor ku mes tjerash është kështu:” mama kopilin ti them … sa s’ më ka thënë…”
    Shëndet e mbarësi i nderuar Sinan.

  2. Abas, pershendetje!
    Kisha vendosur qe te mos pergjigjem atje ku po komentohet … edhe per mua. Te te falenderoj por, prap po te them:
    Ish nxenesin Zenel Rudajn nuk e kam takuar qe nga viti i larget shkollor 1979/1980. Me 1981, une isha ne burg dhe derisa isha brenda, me kishin perjashtua nga puna.
    Me 1991, fillova perseri te punoj, pas plot 10 viteve, tash ne gjimnazin ”17 Nentori” (tash ”Hamdi Berisha”) ne Malisheve.
    Është shumë e çuditshme, ku i muar keto te dhena Zeneli?
    A mos, ai qe qendron pas shpines se Zenelit i ka marre keto te dhena ne UDB-ne jugosllave e serbe?
    Abas, Zeneli (qe ma kujton ”Zenelin” e Migjenit) ka qene i urte. Ai nuk ka folur edhe kur une e kam pyetur e tash iu paska çel goja.
    Dua te jem i kujdeshem se me duket sinkur jam ne klase por, nese sulmohen e pshtetem per muri, te dorezohem?
    Perjete, JO!
    Naten Abas!

    • Msusi sinan, te kerkoj falje por te kisha ngatrruar me nje sinan tjeter, ish nxensi juaj mbasi me kontaktoj nje tjeter ish nxens i juaje dhe shok i imi e kuptova qe kisha ngatrru sinananin, te kerkoj falje!

  3. Po me vika keq per shokin tim ZENEL RUDIN ME SHKRU kso fjal per mesusin ton te per bashket SINAN UKE KASTRATIN zenel mir edin se shpija e uke imerit kurr ska punu per udb po gjith jan kan patriota e atdhetar noshta eki ngatrru sinani ashte vlla i mesusit adem ukes ksht se kjo zenel me vjen keq se te kam jaran po kjo nuk qendron per shpi e familje te uke imerit nga turjak! Ju pershendes te gjithve qe lezoni ket koment! Me respekt brahim bajraj nga fshati panorc kumuna e malisheves

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu