ARKIVI:
30 Nëntor 2024

Pjesa e tetë dhe e fundit e librit “Mafia në familjen time”

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
*
… Një ditë të këndshme qershori i gjithë dokumentacioni i pronave të familjes, të gjitha kallzimet e kërcënimeve të bëra kundrejt nesh për vrasje, grabitje të fëmijëve, marrje peng të personave (që ishim gjithmonë ne) përfunduan mbi tavolinën e një prokurori të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Republikës. Ishte një burrë që shpesh e cilësonin si “njeriu i hekurt” të cilin deri tani nuk e kishin korruptuar dot e që kishte pasur dhe ai gjatë jetës së tij historitë e tij të dhimbshme, veçanërisht të lidhura me pronën. Ai vetë kishte vendosur të ndërmerrte rrugën e drejtësisë sepse babai i tij ishte vrarë nga i vëllai për një çeshtje prone për të cilën nuk binin dakort. Ishte një burrë i rrallë që i kishte vënë vetes një mision gati të pamundur në Shqipëri: të bënte drejtësi, ta mbronte atë me të gjitha mënyrat e kundër kujtdo.
Pasoi një kalvar i gjatë përgatitjesh të dosjeve, dokumentacioneve përkatëse, thirrjes së dëshmitarëve, zbulimit të një mijë e një mashtrimeve të tjera, falsifikime pafund të zbuluara nëpër gjykata, hipoteka, vërtetime bankare e zyrtare, kalime shumash marramendëse nëpër llogari bankash kryetarëve të bashkive, gjyqtarëve, prokurorëve, noterëve, keqbërësve ndërmjet njëri-tjetrit, e ndërtuesve që ndërronin emrat sa herë hapeshin faqet e dokumentave. Ishte një çmenduri dhe duhet të “çmendeshim” të gjithë për t’i zbuluar, kuptuar e zbardhur më tej. Ne fëmijët i përjetonim ndryshe këto situata. Kishim frikë, shumë frikë se diçka e keqe mund t’i ndodhte prindërve tanë e përpiqeshim t’i ruanim ne prindërit nga e keqja, duke mos kuptuar sa të pafuqishëm ishim ndaj të keqes që ishte shumë më e madhe sesa ne. Prindërit tanë edhe në këto kushte gjenin kurajon e forcën të luanin me ne në shtëpitë që i ndërronim shpesh prej frikës se mos na gjenin, të na lexonin librat tanë të preferuar e të na tregonin histori të bukura me kalorës e princesha e sesi në përrallat e tyre fitonin gjithnjë të mirët, ata që nuk i trembeshin padrejtësive. Dhe ndoshta duke u përpjekur të na bënin ne të besonim në ëndrrat e tyre për drejtësi i mbushnin mendjen dhe vetes se do të ishte vërtet kështu.
Disa nga televizionet private, në emisionet e tyre më të suksesshme politike u morën me historinë tonë, treguan një pjesë të asaj që në fakt e kishin përjetuar edhe familje të tjera shqiptare, në pozita më të ndryshme nga ne. Dolën në skenë emra politikanësh e ministrash, deri dhe kryeministri i kohës u lakua si përfitues i pronave të gjyshit e babait tim. Nuk kishte mbetur njeri pa futur duart në thes e të rrëmbente ç’të mundej, vetëm ne prisnim drejtësinë të fliste e të mund të rifitonim lirinë dhe qetësinë e munguar. Filluan në këtë periudhë telefonatat nga lart e poshtë zyrave të shtetit, deri dhe vetë kryeministri i vendit dërgoi “suflerët” e tij për të kuptuar nëse ishim ne që e akuzonim apo ishte drejtësia ajo që kishte gjetur provat e mjaftueshme që dhe ai vetë të thirrej si i dyshuar në këtë çeshtje kaq të madhe vjedhjeje, falsifikimi e mashtrimi. Madje “suflerët” u betuan në emër të tij që asgjë nga ato që thuheshin nuk ishin të vërteta. Dhe prisnin vërtet që ne t’i besonim!
Unë që isha dhe më e vogla në familje nuk dija më ç’të kërkoja kur i lutesha Zotit, sa një ditë bërtita fort në ballkonin e shtëpisë me sytë mbyllur me duart drejtuar nga qielli: – O Zot, të lutem lëri ata të fitojnë e të na lënë neve të qetë. Unë dua vetëm të jetoj me familjen time si më parë. Nuk dua asgjë më shumë. Të premtoj Zoti im që nuk do të kërkoj më as lodra e as dhurata, madje as për Krishtëlindje, dua vetëm mamin, babin e vëllain tim pranë meje, dua të mos kem më frikë, të lutem, më dëgjo….. Dhe bërtisja si e çmendur duke qarë që Zoti ta dëgjonte lutjen time….. Në kushte të tilla ç’mund të bënin prindërit e mi? Si mund të na shpëtonin ne, veten e tyre, lumturinë tonë? Cilit njeri vallë paraja dhe pasuria i ka blerë dot lumturinë?
Kishte një dallim thelbësor ndërmjet luftës së prindërve të mi dhe luftës së kriminelëve që na rrethonin. Ata luftonin për para e pushtet, për vetëkënaqësinë që ato sjellin si derivate, luftonin për të qenë të fortë e të pushtetshëm, kërkonin vila e makina luksoze më shumë, prona të patundshme edhe jashtë shtetit, femra të bukura, të blinin miq të rinj e të pushtetshëm. Ndërsa prindërit e mi…..ah, prindërit e mi, të dy me ata sytë kristal si qiell i pastër pranveror që na shihnin vetëm ne në çdo sekondë mos i humbnim nga sytë, dy njerëz të thjeshtë me zemrën e madhe mal nga dashuria, të lodhur nga dhembja, nga vuajtja e shkaktuar atëherë e sot, nga zhgënjimet e njëpasnjëshme, ata luftonin për ne, sepse kjo ishte luftë në kushte absolutisht të pabarabarta. Ata dy njerëz të brishtë, por të bashkuar kaq shumë në unitetin e tyre, në vështirësinë e madhe, në respektin e vendosmërinë për të mos qenë kurrë të ndarë apo larg njëri-tjetrit, ata luftonin për të drejtën, për moralin, për vlerën, për jetën…..
Dosjet tona në zyrat e prokurorisë sa vinin e zmadhoheshin nga dokumente e fakte të mbledhura, të zbuluara, të treguara dhe sa më shumë thellohej hetimi e zbuloheshin prapaskenat e falsifikimeve, korrupsionit, vjedhjeve, mashtrimeve, shantazheve e kërcënimeve aq më shumë shtohej dhe këmbëngulja e kriminelëve që na rrethonin për të korruptuar prokurorët e çeshtjes. Madje arritën të ndërhynin aq lart në qeveri sa bashkëshorten e prokurorit që hetonte çeshtjen tonë e propozuan si zëvendësministre por me kusht që i shoqi të hiqte dorë nga çeshtja jonë, por ai nuk pranoi. Të mirët nuk kishin mbaruar të gjithë! Kur e kuptuan se nuk do të arrinin asgjë me metodat e tyre të vjetra filluan të kërcënojnë hapur. Arritën deri aty sa për ta frikësuar prokurorin dhe ta bindnin të hiqte dorë nga kjo dosje u orvatën t’i rrëmbejnë djalin e mitur.
Pas kohës së nevojshme për të kryer të gjitha hetimet, dosjesh që numëronin më shumë se 8800 fletë prova e fakte konkrete, dëshmitarësh, thirrjes së tyre disa herë në prokurori dhe përfundimit të të gjithë kësaj historie të dhimbshme që nuk tregonte vetëm vuajtjen dhe persekutimin e të pafajshmëve që sot më në fund kishin vendosur të mos kishin më frikë e të denonconin gjithçka, por opinioni publik kuptoi diçka më të rëndësishme. Për herë të parë në historinë post-komuniste në Shqipëri denoncohej një fakt i tillë, vjedhja, mashtrimi me përmasa gjigande që niste që nga pjestarët e familjes, rrjeti i organizuar i keqbërësve që si një merimange mafioze kishte shtënë në vorbullën e saj pjesën më të madhe të institucioneve shtetërore, njerëzit e ligjit e të qeverisë të cilët ishin vënë në shërbim të mafias, po shkonte në dyert e drejtësisë, atje ku duhet të kishte shkuar kohë më parë nëse shteti do të funksiononte siç duhej. Njerëzve të thjeshtë, atyre si ne po u kthehej shpresa dhe besimi se një ditë gjërat do të ndryshonin siç duhet edhe në Shqipëri, e kjo ishte shumë më e vlefshme se e gjithë lufta që ne kishim përjetuar.
Adir D., Adri K., Endi L., Eldor S., Dorana H., Gazi D., Xhimi Kopsa e të tjerë persona që akuzoheshin për një sërë veprash penale në bashkëpunim me njëri tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal u arrestuan dhe pas pak muajsh, pas mbylljes së hetimit të gjatë, dolën përpara gjykatës. Kjo lloj çështjeje kishte kohë që bënte bujë në të gjithë mediat e Shqipërisë dhe gjyqi do të ndiqej prej shumë njerzve me shumë interes. Miti i “të paprekshmëve” kishte rënë, besimi se Shqipëria mund të ndryshonte drejt së ardhmes së bukur ishte shtuar, sepse “të çmendurit” e ndershëm ekzistonin ende dhe ishin shumë në numër.
Unë isha e vogël asokohe e nuk di të shpjegoj në imtësi detaje të të gjithë kësaj ecurie gjyqësore që zgjati e zgjati. Nuk di të them çfarë ndjeja saktësisht apo të shpjegoj ato lloj emocionesh që nëse kjo histori shkruhet e bën më tërheqëse për lexuesin. Unë isha e hutuar dhe gjithë kohën pyesja prindërit: a do mund të dal nga shtëpia tani? A do mund të shkoj në park? A do jemi gjithmonë bashkë? Tani nuk do të na vrasin më? Dhe si përgjigje merrja vetëm lotët e mamit që prej 5 vitesh nuk reshtnin së rrjedhuri papushim, ndërsa babai, ai më përkëdhelte vazhdimisht flokët e më thoshte të kisha besim, Zoti ishte me ne gjithmonë.
Përfundimi i shumëpritur erdhi, pas gjithë seancave të kryera e provave të të gjitha llojeve, 8 akuzave kryesore penale për gjithsecilin prej tyre. Dënimi ishte i pashmangshëm dhe i rëndë.
Adir D., së bashku me Adri K., u dënuam me 15 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Endi L., u dënua me 15 vjet dhe konfiskim të pasurisë, Gazi D., Xhimi Kopsa, Eli S., Dorana H., u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. Ndërkohë u dënuan më shumë se 20 noterë, 18 gjyqtarë, 9 prokurorë, kryetarët e hipotekave të katër qyteteve të mëdha, dhe u morën masa ndërshkimore për kryetarët e bashkive të 4 qyteteve, një sërë funksionarësh të zyrave shtetërore që bashkëpunonin e lehtësonin keqbërësit në aktivitetin e tyre të falsifikimit, tjetërsimit e zhdukjes së dokumeneteve origjinalë nëpër zyra. Por nuk mbaroi me kaq, kryeministri i vendit në këtë periudhë duke qenë i lakuar shumë shpesh dhe duke pasur peshën e tij në gjithë këtë histori u detyrua të japë dorëheqjen, diçka e paimagjinueshme në Shqipëri që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Kjo nuk erdhi si rrjedhojë e “pranimit të fajit”, “mea culpa” që në Shqipëri as njihet e as besohet, por sepse instancat ndërkombëtare të cilat kishin kohë që dëshironin të ndihmonin Shqipërinë në progresin dhe ecurinë e saj pozitive si vend që aspironte të hynte në Bashkimin Europian, kishin kuptuar se problemi kryesor ishte fusha e drejtësisë dhe kasta politike si në pushtet dhe në opozitë që mbanin peng të gjithë sistemin e drejtësisë prej kohësh. Ekspertë të huaj, gjermanë, amerikanë e italianë u morën posaçërisht me çeshtjet e drejtësisë, me njerëzit që punonin në këto institucione, me dosjet më të rëndësishme, me hetimin e atyre që deri atëherë ishin “të paprekshëm” nga drejtësia dhe të “pahetueshëm” qoftë prej imunitetit, prej pushtetit të karriges e parasë. Ndërkombëtarët e kishin kuptuar të gjithë makutërinë që në Shqipëri gjatë kësaj kohe vetëm ishte shtuar e hazdisur më shumë, të ligjtë që ishin shumuar në numër, politikën e fëlliqur që ishte kthyer në pazare të mirfillta e që nuk bëhej më vetëm në parlament e godinat qeveritare, por në rrugë të madhe ditën për diell, në kafene e restorante. Vrasjet ndodhnin nga një e nga dy në ditë, e vrasësit nuk gjendeshin, institucionet e zbatimit të ligjit përngjanin më shumë me agjencitë funerale sesa me çfarë ishin në të vërtetë. Numri i vrasjeve, krimet e çdo lloji, sidomos krimi qeveritar e politik në përgjithësi kishin arritur kulmin. Dhe qershia mbi tortë ishte që në çdo edicion lajmesh e në çdo dalje televizive, që ndodhnin 20 herë në 24 orë çdo ditë, trumbetohej me të madhe nga “udhëheqësit” politikë se Shqipëria ishte vendi më i sigurtë në rajon e se varfëria ishte ulur ndjeshëm. Të vinte dëshira çdo moment teksa i dëgjoje që flisnin gjithë pasion për “arritjet” e tyre të shkëlqyera, të bërtisje e gulçisje me zë të lartë: dua dhe unë të iki në Shqipëri e të jetoj i lumtur, sepse të krijohej përshtypja se ata flisnin për një tjetër Shqipëri, për atë të tyren, të bankave private e pallateve shumëkatëshe që i gëzonin si pasuri personale e familjare. Shumica e politikanëve shqiptarë justifikoheshin se pasurinë e kishin vënë “me djersë” dhe me punë duke deklaruar vetëm rrogat prej punës shtetërore. Kështu pohuan në seancat gjyqësore edhe të pandehurit e çështjes tonë kur nuk i justifikuan dot pasuritë që kishin. Askush nuk u besonte më atyre. Përveç krimit të kryer kishin bërë një krim edhe më të madh shoqërisë si një e tërë, kishin vrarë shpresën, besimin tek ligji dhe tek shteti, kishin zhdukur moralin dhe vlerat, ai moral dhe ato vlera që të bëjnë të kuptosh ndjenjën ndaj detyrës, përkushtimit ndaj punës.
Gjithçka që njerëzit bëjnë në jetë ka një arsye, një logjikë, një moral dhe një veprim është i moralshëm atëherë kur ai vjen nga një vendim për t’iu bindur ligjit moral si i tillë dhe aspak në bazë të vlerësimit të qëllimeve dhe të pasojave të jashtme. Vullneti i mirë na bën të dëshirojmë të jemi në pajtim me vlerat morale dhe kështu gjithsecili prej nesh i jep vetes “ligjin e vet” parimor e udhëhiqet prej tij. Njeriu në këtë rast angazhohet, në mënyrë absolute, për hir të detyrës, për hir të respektit për “ligjin moral” duke ushtruar mbi veten e tij një “shtrëngesë” të pakushtëzuar. Nëse do ta kryenim detyrën vetëm për hir të dashurisë, qoftë dhe një dashuri e kulluar, do të ishtë një fanatizëm moral. Sa kohë forma e moralitetit është ligji, është domosdoshmëri që gjithsecili të bëjë detyrën e tij dhe të shohë rezultatet të cilat janë materia e moralit. Arsyeja praktike që më udhëheq në të tilla përfundime është boshti i gjithçkaje: liria. Do të duhet të rinis gjithnjë nga fillimi sa herë të kujtoj e të tregoj këtë histori se çfarë bëri mungesa e lirisë në popull, si e transformoi mungesa e saj personalitetin e njeriut të rritur me frikë e hipokrizi në Shqipëri. Liria është kushti pa të cilin moraliteti, i cili vepron në mënyrë efektive tek qenia njerëzore, do të ishte i zhveshur nga çdo lloj kuptimi. Të jesh i lirë do të thotë të afirmosh pavarësinë e vullnetit tënd dhe pavarësia është veprimi i drejtuar nga vetë ligji moral me natyrën e tij absolute. E pa liri nuk do të kishim kurrë as drejtësi, ne, që peshën e kësaj fjale e njohëm mirë mbi kurriz!
Megjithatë në familjen time qëndruam fort deri në fund dhe kjo nuk erdhi si rezultat i optimizmit të prindërve të mi, përkundrazi. Ata nuk besonin tek drejtësia e vetvetishme e njeriut apo e sistemit në tërësi. Një drejtësi e vetvetishme kërkon që njeriu i mirë të shpërblehet në këtë botë dhe i ligu të ndërshkohet po në këtë botë. Ne ishim larg këtij koncepti ende. Ky besim ishte bërë i domosdoshëm sepse ishte e vetmja gjë që mund të bënim, asgjë tjetër përveç se të besonim fort.
Në seancën e fundit të gjyqit “të madh” kur u dhanë dhe dënimet përkatëse për çdo të pandehur ishte mbledhur një mori e madhe gazetarësh sepse për herë të parë një gjyq i tillë po zhvillohej me dyer të hapura dhe këtë e lejuan vetë gjyqtarët e çeshtjes. Njerëzit e ndoqën me shumë interes duke na dhënë të gjithëve ne kurajo të madhe. Kur u dha vendimi për Endi L., 15 vjet heqje lirie dhe konfiskim të të gjithë pasurisë, ai menjëherë me lot në sy ulet në gjunjë përpara trupit gjykues e fillon të flasë duke ngashëryer. Të gjithë menduan se do të kërkonte falje, që ishte penduar e se nuk dëshironte të përfundonte kështu historia për të cilën ai kishte “investuar” kaq gjatë. Por ai, për habi të të gjithëve, në gjunjë, duke iu dridhur buza e me lotët që nuk i mbante dot, i lutet gjyqtarëve:
Endi L – Ju lutem, ju përgjërohem, nuk mund të ma bëni këtë. Më dënoni sa të doni, 20, 30, 40 vjet vetëm pasurinë mos ma merrni. Është prestigji im, pushteti im, respekti që bota ka ndaj meje, ju mund të më burgosni por jo të më zhvishni nga të qenit njeri!
Askush nuk pati asnjë fjalë për të thënë, çfarë mund të thuhej në këtë rast! Ndërsa Adir D., rrinte kokëulur dhe herë pas here shikonte me bisht të syrit nga salla ku ishte ulur vajza e tij. Ajo kishte ardhur e vetme, pa nënën e saj e cila sapo kishte marrë vesh që Adiri ishte arrestuar menjëherë kishte nisur procedurat e divorcit. Por vajza e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë duke i thënë se nëse ajo deri tani kishte jetuar në luks prej parave që babai i saj i kishte sjellë familjes, duhej që më parë t’i kthente të gjitha sa i kishte marrë të shoqit e pastaj të kërkonte divorcin. Atëherë gruaja e kishte tërhequr kërkesën për divorc e frikësuar se mos kështu humbiste dhe vajzën, megjithatë nuk erdhi ta takonte asnjëherë të shoqin dhe as nuk ishte në sallën e gjyqit kur u dhanë dënimet. Vajza ishte, siç thoshte Adiri, i vetmi njeri që ai kishte dashur ndonjëherë, edhe pse dyshoj fort që ai të ketë pasur mundësi në jetë ta njohë kuptimin e kësaj fjale. Ajo nuk e dinte për çfarë akuzohej i ati, askush nuk i kishte treguar asgjë më parë. E lindur dhe rritur në Belgjikë mendonte se pasuria që ata shfrytëzonin për lukse marramendëse ishte prej “punës së merituar” të babait dhe pasurisë nga familja e tij që i përkiste babait të saj me të drejtë. Nuk e kishte menduar kurrë që luksi i saj i kishte hequr të drejtën e lirisë disa fëmijëve e njerëzve të tjerë krejt të pafajshëm e që nuk dëshironin ta këmbenin lirinë dhe qetësinë e familjes me një trastë parash që vinin era krim. Prezente në gjyq, pasi kuptoi gjithçka mbi akuzat e bëmat e babait të saj, afrohet tek banka e të akuzuarve dhe me lot në sy i kërkon fjalën gjyqtarëve dhe i drejtohet të atit:
Vajza e Adirit – Përse nuk më tregove kurrë? Përse më ke bërë bashkëpunëtore pa dëshirë në krimet e tua të shëmtuara? Unë nuk do të pranoja kurrë të jetoja me atë çka nuk është e imja! Mendove për mua? Po tani ku do të të gjej? Cfarë kuptimi do i japësh jetës time tani që duhet të të nxjerr prej saj me dëshirë a pa dëshirë? Përse nuk më le të zgjedh, të të ndihmoj? Përse ma shpërbleve kështu të gjithë dashurinë që kisha për ty? Cfarë kam bërë unë që në sy të gjithë këtyre njerëzve të më vijë turp nga vetja, nga mbiemri im? Kërkove të vrisje njerëz të pafajshëm për të gëzuar pasurinë e tyre por më ke vrarë mua në fakt. Ti baba, më vrave mua!
Adir D., nuk foli asnjë fjalë. Nuk kishte mbetur asgjë për të thënë.
Përfundoi kështu një histori e dhimbshme vuajtjesh e mundimi e cila do të linte gjurmë tek të gjithë ne edhe shumë kohë më pas. Gjurmët që secili nga ne në Shqipëri mbart në shpirtin e tij, për çdo histori të kaluar padrejtësie e që rëndom ia kemi hedhur fajin sistemit. Sistemit që e ndërtojmë ne, njerëzit, qytetarët, sistemit që ne, me votën e lirë e votojmë, sistemit që na ndryshoi ADN-në. Sistemit që ende nuk jemi në gjendje të ndryshojmë prej miopisë tonë, prej pa vullnetit e mos dëshirës.
Një Zot e di sa do të kisha dashur që këtë histori të hidhur të mos e kisha jetuar kurrë. Do të doja të kisha pasur një familje të madhe të bukur, të kisha kujtime të këndshme prej të gjithëve, të vizitoja të gjithë të afërmit e mi e të më tregonin se pavarësisht vështirësisë ekstreme për të mbijetuar në diktaturë, familja ishte e bashkuar dhe e pacënuar. Gjithkush në jetë paguan zgjedhjet që bën. Edhe ne paguam një çmim të lartë për të mbrojtur të vërtetën e për të shkuar deri në fund edhe atëherë kur ishte pothuajse e pamundur, kur nuk shikonim asnjë dritë në fund të tunelit të gjatë, por ia dolëm. Zoti i kishte dëgjuar lutjet tona!
. . .
Pasuria e vërtetë është familja ….
Pasditja ishte shumë e këndshme, ishte një gjysëm muzg në ngjyrë të kuqerremtë që shkëlqente butësisht gjithçka prekte. Rruga ishte thuajse e zbrazur, makina ime fluturonte si zog që kërkon të pushtojë lirinë e pakufishme dhe unë fluturoja bashkë me të. Ndodh rrallë të jem e shkujdesur në timonin e makinës, por sot doja të fluturoja. Sapo kisha kryer një akt suprem, me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm, shpëtova një jetë, jetën e njeriut që dikur kërkonte të më merrte jetën mua e familjes time!
Po shkoj tek prindërit që si çdo herë më presin me dashuri e përkëdhelje për të kaluar fundjavën bashkë. Nuk jetoj dot pa këtë dashuri të pakufishme që më ushqen shpirtin çdo ditë e më shumë, kam nevojë për ta, për sytë e tyre të shkëlqyer që më shohin si thesarin më të çmuar. Kam nevojë për përqafimin e tyre që më fal më shumë se dashuri, është vazhdimi i jetës që rritet brenda meje e më bën më të fuqishme, më të pamposhtur, për të qenë e aftë të përqafoj gjithë botën e t’i fal atë çka prindërit e mi të dashur më falën mua.
Sapo hap derën e shtëpisë aroma e mrekullueshme e gatimit të mamit më tundon tepër, por mundohem të mos jem e papërmbajtur, ndryshe ajo do të kuptojë se “vajza është kushedi sa kohë e pangrënë” e do të fillojë menjëherë të bëjë gati kutitë për të më sjellë ushqim për çdo ditë të muajit në vazhdim. Babai më pret me përqafimin e ngrohtë e më fton të ulemi tek “këndi ynë i bisedave intime” për të më pyetur për çdo gjë të javës, e për të shijuar gotën e verës që nuk e ka filluar pa ardhur unë. Pas pak minutash vjen dhe vëllai im, tashmë arkitekt shumë i zoti në shtetin ku jetojmë. Jam shumë krenare për të dhe më merr malli ta takoj sa herë dua sepse angazhimet në punën e tij dhe në timen, na pengojnë të rrimë me njëri-tjetrin siç dëshirojmë. Gjithsesi, edhe pse sot jam grua, vazhdoj të jem vogëlushja e shtëpisë, për të tre “të rriturit” e tjerë. Im vëlla vjen me krahët hapur e me një pako të vogël në dorë. Dhurata e zakonshme për mua nga çdo udhëtim i tij. Nuk harron asnjëherë të më sjellë ëmbëlsirën tradicionale nga kudo ju udhëton ose një parfum të veçantë, një kukull të vogël, një qenush pellushi, si atëherë, kur ishim të dy të vegjël e unë isha e para që zgjidhja për çdo gjë. Jemi një skuadër shumë e bukur të 4 sëbashku dhe për këtë falenderoj Zotin çdo ditë.
Ndërsa babai më pyet për rutinën e ditës, i tregoj që dita sot ka qenë e veçantë, perplekse, e mundimshme, por e bukur.
Babai- Të shoh të menduar Eilin, ka ndonjë arsye? Dukesh sikur sot ke filozofuar më shumë seç duhet.
Unë- Ke të drejtë babi, sot kam kaluar një ditë më të veçantë se të tjerat. Sot kam kaluar nëpër mend pothuajse gjithë jetën time, jetën tonë, pa e kuptuar as vetë. Sot duhet të shpëtoja jetën e një njeriu që nuk do të kisha dashur ta shihja kurrë më. E di kush ishte sot i shtrirë në sallën e operacionit?
Babai- Jo, e dashur, nuk kam si ta di. Mund të të pyes kush?
Unë- Adir D.
Një re e mjergullt menjëherë u shfaq në horizontin e syve të tij të shndërritshëm e të dashur. Më vështroi ngultas duke kërkuar të kuptojë më shumë, por jo i bindur nëse donte vërtet të dinte më shumë. Kishte vite që nuk e përmendte më atë emër, shumë kohë që kujtimin e një njeriu të tillë e kishte varrosur në hone të thella të së kaluarës e që nuk e kujtonte më, të paktën jo në prezencën tonë. U ula në prehërin e tij, siç bëja kur isha fëmijë, e rrethova në krahët e mi dhe e pashë ngultas në sy me shumë dashuri….
Babai- Dhe si shkoi? …ti çfarë zgjodhe Eilin?
E dija që do të më pyeste. Kishte frikë, e kisha ndjerë gjithë kohën frikën e tij, se mos vuajtja e përjetuar do të më kishte bërë hakmarrëse, egosite, të paaftë për të vepruar drejt. Por jo kurrsesi, kjo gjë do të më merrte lirinë, do të ndryshonte shpirtin e bukur që me aq kujdes babai im ishte përpjekur ta ruante të dlirë e të paprekur nga mënxyrat që ishim detyruar të jetonim. Ai mendonte për mua edhe atëherë kur unë mund të mos mendoja për veten.
Unë- Cfarë mendon se zgjodha babi? Zgjodha jetën, atë që më ke mësuar ti.
___
Shtator 2019
Shtëpia botuese “Dituria”
Autori: Ervina Toptani

K O M E N T E

6 KOMENTE

  1. Gadamer ne ne nje permbledhje eseshe dhe tregimesh te zgjedhura me titull “Poezia dhe dialogu”;pos tjerash shprehet se: “Arti dhe filozofia ne te vertete shprehin dhe interpretojne te njejtat gjera, ngjarje (ndodhi) dhe fenomene te ndryshme, por ne forma dhe menyra te ndryshme.

    Nderkaq, George Wilhelm Friedrich Hegel, nga ana e tij thote se arti ( i pandare nga shpirti, feja ose religjioni) dhe filozofia (e pandare nga fenomenologjia e shpirtit dhe gjenialiteti i natyres)ne fakt jane figurat ose subjektet e vetme dhe kryesore te shpirtit absolut, per te cilin, nuk ka asnje forme ose kuptim tjeter dallimi ose ndryshimi ne mes meje, teje, atij tjetrit ose asaj tjetres. Emrat, mbiemrat, racat e ndryshme ose gjinite, ne kete rast nuk kane rendesi fare.

    Se kendejmi, edhe Aristoteli dhe Platoni e kane konceptuar dhe perkufizuar mendimin, tundimin, naracionin dhe fenomenin e shkrimt ose artit te njohur krijues, letrar, kulturor ose publicistik si “dialog i shpirtit me vetveten e tij”….Kjo per faktin se teksti, gjuha, stili, vokali dhe instrumentali i njohur letrar, shkrimor ose gazetreske, ne raport shprehjet konceptuale, konceptuale, simetrike, sintaksore, morfologjike, semiotike, semantike, psikometrike dhe te tjera: Shpeshhere bartin elemente ose instrumente te ndryshme sfiduese, tunduese dhe acaruese ne domenin (kontekstin) e njohur konceptual, kontestual, kontekstual, filozofik ose metaestetik.

    Zaten, ne kete fryme edhe duhet kuptuar dhe prauar dallimin e holle (por, shume te thelle) ne mes “natura naturans” dhe “natura naturata” ne kuptimin e “shpirtit gjenial” te krijuesit (krijueses) ose artistit (artistes) se gjalle, sfiduese,tunduese, eksluzive, ekzotike, delikate, dinamike etj…Mbase, me “dhunen” ose fuqine e njohur te mendimit, studimit, analizes dhe eksperimentimit te njohur neoaristotelian, neoplatonik, hegelian etj.

    Per me teper nderkaq, studimet dhe analizat e njohura psikometrike, psikosociale dhe te tjera: Kane deshmuar dhe vertetuar multiciperisht se gjinia e bukur ose poli i bute, jane ne epersi (perparesi) te ndjeshme letrare, kulture, shkencore ose akademike ne raport me boten meshkullore.

    Ne instance te fundit, te jetosh, veprosh dhe krijosh ne nje medtropole te famshme te artit, kultures dhe filharmonise boterore si Vjena e Austrise, ku klasicizmi, romantizmi dhe ekresionizmi se bashku me frymen e njohur mondane dhe mezropolitane, te prekin, lagin, gicilojne dhe shoqerojne kudo: Eshte e natyrshme dhe plotesisht e justifikueshme te kesh pamje dhe shpirt te bukur krijuesi ose artisti.

    Respekte Zonja Ervinai!

    Shkrimet Tuaja i bejne feste ose dasem te vertete lexuesit te kualifikuar dhe kurioz.

    Mos u ndalni.

  2. E lehtësuar me përfundimin pozitiv te tregimit maratone te znj. Toptani . Por jo te gjithe ish pronare kane arritur te marrin pasurite e tyre te vjedhura , te rrëmbyer me dhune e pa asnje dekret e ligj kushtetues nga pushtuesit e rinj komuniste me 1944 .Krejt Tapite e shqiptareve te viteve para 1912 ishin te vulosura e te nënshkruar me stemen e qeverise Otomane Turke .Pasi nuk ishim shtet i pavarur .Por kjo s’do te thote se tokat , livadhet , bagetite, vilat , shtepite e kështjellat ishin dhuruar nga pushteti turk . Floriri qe qarkullonte ne shekullin 19 ,30 ne krejt Ballkanin ishte ne nje mase te madhe sa hajdutet komuniste deri me 1950 mblodhen tonelata . Pastaj me qeverisjet jo stabile te pas 1913 e deri me 1944 asnje qeveri nuk konstatoi se te pasurit e mëdhenj te vendit nga jugu ne veri , pronat i kane te dhuruara nga pushteti turk qe sundonte pet shekuj e jo me djersen e punen e tyre . Por vec pushtuesit e rinj komuniste e ” zbuluan ” kete marifet e nuk u mjaftuan t” ua vidhte me dhune por te perndiqte at klase te pasur si asnje pushtues tjeter . Rrëfej historine e gjyshit tim , ( Rahmet paste ) qe shet tokat , bagetite , shepine e shpërngulet ne qytet . Shkëmbimi atehere kryhej me flori , monedha floriri qe vlera e tyre sot eshte jo e vogel ( 400 euro ) .Blen token ne qytet e ndërton nje shtepi 2 kateshe ne qender te qytetit . Dhe kjo quhet dhurate nga turqit ? Toptanet , Verlacet , Mulletet , e me dhjetra familje te pasura ne krejt Shqiperine kane pasur ,trashëguar prona te shumta . Mjerisht dhe pas rënies se komunizmit koncepti i gabuar ekziston kur thuhet se jane prona te dhuruara nga turqit . Ne se ka Tapi , dokumente qe vërtetojnë kete allishverish e pranoj kete akuze . Por ne se tjetri ka paguar shumen e caktuar per pronen / nat atehere gabojnë . Suksese te metejshme i uroj autores ne jete , profesion e krijimtari !

  3. Familjet Toptani, Verlaci Mulleti etj i kan sherby sulltanve pushtues aziatik turk-osman.
    Kete sherbim sulltani ua shperbleu ketyne RENEGATVE SHQIPTAR duke ua marre tokat shqiptarve “te pabindun” te persekutum dhe duke ia ba ne tapi ketyne sherbetorve TRATHTAR DHE TE PASKRUPUJ.
    Keto sot kan paftyrsine te na hiqen si FAMILJE TE MIRA.
    Keto gjana duron edhe sot populli shqiptar.

  4. Edhe njehere mbi librin “Mafia ne familjen time” si dhe mbi shkrimet tjera letrare dhe kulturore te Ervina Toptanit:

    Duke lexuar fragmente nga libri “Mafia ne familjen time” te shkrimtares, kulturologes dhe krijueses se talentuar shqiptare, znj. Ervina Toptani, ti si lexues i saj, e ke te pamundur te mos kujton ose reflekton per disa caste ne vepren kapitale te Aristotelit me titull “Etika e Nikomahut”, te cilen Aristoteli i Madh, ne radhe te pare ua ka kushtuar te birit dhe babait te tij me emer “Nikomahu”….

    Ne kete veper kapitale, Aristoteli pos tjerash vecon faktin se per lumturine e gjithembarshme objektive dhe subjektive te njeriut, mbi te gjithat jane me rendesi shendeti trupur, mental ose psikologjik, femijet e shendetshem, familja, ushqimi i mire, veshmbathja, strehimi, vendbanimi, prona e patundshme ose pasuria, liria, drejtesia, barazia etj.

    E dyta: Sipas asaj se nje thenie e mpreht, nje mendimi i thlle dhe nje interpretim i holle letrar, kulturor, sociopsikologjik, sociofilozofik, sociokulturor etj., nuk provokojne asgje dhe askend, ndersa provojne dhe vertetojne gjithecka e cdo gje: Ne kete prizem, mendoj se znj. Ervina Toptani ia ka dalur ose arrire qellimit ose qemtimit te saj letrar, intelektual dhe kulturor, per faktin se njerezit nuk jane substanca te thjeshta kimike, apo nje qark (rreth) i mbylllur vicioz dhe biocenoz me nje qender te vetme dirigjuese ose komanduese, por jane nje elipse, sinteze ose simbioze e gjere me dy pole kryesore (poli dhe antipoli)ne te cilet, ne njerin ekzistojne faktet dhe deshmite, e ne te tjetrin idete dhe teorite.

    Flas (shkruaj) gjithenje mbi artin, stilin, talentin, akribitetin, luciditetin, subtulitetin dhe testamentin e saj letrar dhe kulturor qe ngjajne ne nje galeri te madhe me plot e perplot imazhe, pasazhe, mesazhe, ngjarje, figura dhe personazhe te ndryshme.

    Se kendejmi, i demtuari ose i grabituri qe iu buzeqesh ose aplaudon grabitesve, persekutoreve dhe ekzekutoreve te tij, sipas Uiliam Shekspirit, sikur fshem ose mbane dicka te njejte dhe te perbashket me ta. Ne kete rast, Ervina ben te kunderten. I demaskon ata.

    Do shtuar ne fund se duke lexuar librin ne fjale ( Mafia ne familjen time) dhe shkrimet tjera letrare dhe kulturore te Ervina Toptanit: Bindesh ne mendimin dhe besimin e njohur shkencor dhe intelektual te Friedrich Nietzsches kur thote se: Forca ose fuqia e shpirtit te njeriut, rritet ose shumefishohet ne perpjestim me pamjen, trupin (organizmin) dhe trurin (intelektin) e tij.

    Ne instance te fundit, enet e zbrazura dhe kokat boshe, gjithemone ushtojne shume, ose bejne me shume zhurme.

    Me ceshtjet dhe aspektet e se kaluares te familjes Toptani dhe te tjera, le te mirren historianet, kronistet ose logografet e ndryshem.

    Gjithe te mirat znj. Ervina, te ciles i uroj mendje pjellore dhe rezultate te reja ne kete fushe sfiduese, lukrative, kontemplative dhe kompetitive!

    • “Bindesh ne mendimin dhe besimin e njohur shkencor dhe intelektual te Friedrich Nietzsches kur thote se:
      Forca ose fuqia e shpirtit te njeriut, rritet ose shumefishohet ne perpjestim me pamjen, trupin (organizmin) dhe trurin (intelektin) e tij.”

      Pikrisht ketu tek Friedrich Nietzsche e ka zanafillen racizmi i NACIONALSOCIALIZMIT, nga i cili u frymzu autori i librit “MEIN KAMPF”.

  5. Kosova, Shqiperia dhe shqiptaret, e pane dhe njohen bashkimin e tyre shtetror dhe nacional gjate periudhes kohore (1939-19459)….Mbase ne kohen e fuqise ushtarake dhe politike te nipave dhe sternipave te Friedrich Nietzsches etj……Personalisht, nuk shoh asgje te keqe per ne shqiptaret ne kohen e Führerit (Hitlerit) dhe Duces (Musolinit)!

    Na pacin ne qafe “kombi i madh” amerikan dhe “gjelat e galeve” (francezet) qe i ndihmuan dhe fuqizuan ruset dhe serbe ne te dy lufterat e medha boterore!

    Zaten, per ate pune ne shqiptaret sot paguajme haracin me te madh!!!

    Ne te kunderten, edhe ne vepren e tij kapitale “Fenomenologjia e Shpirtit” (Phänomenologie des Giestes) te Hegelit, mund te gjeni (hasni) plot motive, ngjarje, fenomene dhe interpretime te ndryshme ne kete fushe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu