Gjek Ndou, Sazan Guri , Gjergj Lulaj, Marqel Lataj , Nikoll Gj. Lleshi , e shumë figura të tjera nga të gjitha trojet shqiptare , të gjithë me tituj akademik, ishin sëbashku me të tjerë në një takim që u mbajt sot në Milot , Shqipëri, për ta përkrahur Nismën e Deçanit për Braktisjen e Islamit, njoftoj për Drinin njëri ndër nismëtarët kryesor të kësaj nisme, Alberto Lekaj nga Lumbardhi Deçanit.
Të gjithë të pranishmit ishin të njëzëshëm se braktisja e islamit tashmë është një proces i pakthyeshëm kombëtar gjithëpopullor pasi njerëzit e kanë kuptuar se cilat janë pasojat e panislamizmit në rrethanat e islamit Global.
Pra, siç doli nga takimi i intelektualëve të shquar të kombit kjo braktisje e fesë islame tashmë ka karakter gjithëkombëtar dhe ndërlidhet me interesat e kombit për të mos i lejuar të tjerët që në emër të kësaj feje të na shembin e shkatërrojnë kluturalisht e kombëtariesht.
U arrit pajtimi i përgjithshëm se në këtë vazhdë do të mbahen takime të tjera në mbarë Shqipërinë dhe hapësirat ku jetojnë shqiptarët në Gashullin Ilirik (Ballkan). Në bazë të asaj që thekson aktivisti i njohur i kësaj nisme, Rizë-Fishtë Krasniqi nga Prishtina, aktivitetet e tilla për ndërgjegjësimin e popullatës shqiptare do të mbahen në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik.
Sipas deklaratës së Fisht Krasniqit për Drinin, nisma tashmë ka marrë hov dhe përqafohet nga shtresa të mëdha të popullatës shqiptare.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe aktivistja e çështjes kombëtare nga Skenderaj, Vlora Gashi, poeti Sokol Halili etj.
Punë e mbarë.
Për mua kjo lëvizje në fakt është lëvizje për rimëkëmbje kombëtare dhe e vetmja mundësi mbijetese e kombit shqiptar.
Ju përshëndes dhe përkrah pamëdyshje!
Lajm më të bukur nuk dua të kem sot! Lavdi Kombit të Arbërit ! Lavdi nismëtarëve! Jam gati t’i shërbej fizikisht dhe moralisht kësaj çështje që është ngjarja më e madhe e këtij mijëvjeçari!