ARKIVI:
6 Prill 2025

Ajvaz Berisha, së shpejti del me një nismë qytetare për Drenasin!

Shkrime relevante

Seksi fetar sipas përshkrimit në një poemë nga Lirim Patrioti

Foto nga artisti Sak Muji, (Sylë Mujaj) ... Shkruian e këndon: Lirim...

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

Nexhmije Mehmetaj Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe...

Zonja Anna Luhrmann, kërcënimi juaj vie nga lëshimet ndaj serbëve dhe masat ndaj Kosovës

Në foto: Anna Luhrmann Gani I. Mehmeti Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe...

Mbresa e kujtime apo kur e prisnim të shtunave Ali Sutajn

Arif Molliqi, Llukë e Epërme  Mbresa dhe kujtime KUR E PRISNIM TË SHTUNAVE ALI...

Refugjate, në vendin tënd…!

Dijana Toska, gazetare, Shkup Të ndjehesh refugjate në vendin tënd! Si ta duash...

Shpërndaj


Nga: Zeqir Bekolli

Prof. Dr. Ajvaz Berisha, ish-dekan i FKF-së, ish-konzull në Frankfurt dhe ish-komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së për Ndërhyrje të Shpejtë, së shpejti pritet të dalë në publik me një Nismë Qytetare për Drenasin, me të cilën do të garojë në mandatin e ardhshëm për pozitën e kryetarit të Komunës. Këtë veprim ka vendosur do ta ndërmerr , siç thotë, i shtyer nga kërkesat e shumta të qytetarëve të pa kënaqur me qeverisjet e deritashme në këtë komunë.
Komuna e Drenasit, tash për tash, është njëra prej komunave më të varfëra, edhe pse disponon me pasuri natyrore, toka pjellore, rini e intelektualë të shkolluar e të emancipuar dhe me burime e natyrë të mirë. Të gjitha këto resurse që i ka ky

mjedis, në zemër të Kosovës, në vitet që shkuan nuk janë përdorë për të mirën e qytetarëve, të cilët të zhgënjyer me qeverisjet e deri tashme, kanë zënë me të madhe t’i braktisin fshatrat e tyre për të shkuar në mërgim, por edhe nëpër qendrat e Kosovës, sidomos në Fushë-Kosovë, për të siguruar ekzistencën. Berisha po thotë se mbi 50 biznese janë larguar nga komuna, në pamundisi për të vepruar, gjë që e kanë pamundësuar punësimin dhe mirëqenien në këtë komunë për qytetarët të cilëve ju mungojnë gjërat elementare për jetë siç është në radhë të parë uji i pijës.
Veç kësaj, toka bujqësore e komunës, nja 5650 hektarë ndodhen nën sistemin e ujitjes, me mundësi potenciale për zhvillimin e një bujqësie të fuqishme. Por, mungesa e politikave qeverisëse, jo vetëm bujqësinë, por edhe kulturën, sportin i kanë lënë shumë mbrapa.

Qytetarët po ankohen edhe për politika “monarkiste” si në qeverisje, ashtu edhe në politikat e punësimit, të subvencionimit, të ndarjes së bursave, thotë ai. Një logjikë e udhëheqjes mbi bazën e grupeve të interesit, të tenderomanisë e nepotizmit i ka bërë qytetarët të zhgënjehen dhe të kërkojnë një udhëheqje që në plan të parë ka interesin qytetar, e jo interesin e xhepit. Shumë prej tyre po mendojnë se unë jam njëri prej tyre, që Drensin do ta kthejë në mesin e komunave të zhvilluara sepse për këtë i janë të gjitha potencialet.

Nëse më jepet besimi mua, pohon ai, komunën do ta kthej në një vend ku qytetarët do të ndjehen plotësisht të barabartë si në politikën e punësimit, të subvencionimit. Shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, bujqësinë do t’i kem në top prioritet, kurse brenda një mandati komuna

do të ketë një fizionomi tjetër, një zhvillim tjetër, pa nepotizëm, familjarizëm, korrupsion e tenderimin. Për bizneset do të krijohen kushtet për t’u kthyer e vepruar në komunë në mënyrë që qytetarët ta gjejnë mirqenin e tyre në vendlindje pa pasur nevojë të ikin nga komuna e Kosova. Të gjitha këto Berisha i shfaqi në ndejën e mbrëmshme, në odën e tij organizuar për simpatizantët e tij të shumtë që i ka në komunë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu