ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Pse dredharakët, posaçërisht sundimtarët, i shajnë ose lavdërojnë?

Shkrime relevante

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Mendon se lufta mund të përfundojë vitin e ardhshëm

Foto: Lars Eivind Bones / Dagbladet Marlene Lundberg Holm Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
___
Në jetë askurrë s’e kam menduar cili qe motiv që dredharakëve u jepte më shpresë.
Nga t’ia filloj më parë më thoni? Ah ç’mu sosën klithmat duke parë nga realiteti. E gjithë këtë këtë sherrnaj, se di se si e mbante kjo tokë e mbuluar me gjak! Dje kishin privatizuar çdo gjë. Nesër historinë, kulturën, ekonominë dhe emrat e mbiemrat e lashtë etj, etj.
Mirpo, mbasi prej qytetarit të rëndomtë me brekë të grisura bëhet sundimtar e dredharak edhe në dy mënyra e asnjëra nuk mund t’i atribohet krejtësisht as fatit e as virtytit, më dyket se nuk duhet t’i lë anash, ani pse për njërën do të mund të flitej me gjerësisht kur bëhet fjalë për kombin. Këto mënyra janë kur ndokush bëhet dredharak ose nëpërmjet “krimesh e veprash të turpëshme, ose kur një qytetar i rëndomtë, me ndihmën e qytetarëve të tjerë, bëhet sundimtar i atdheut të tij. Gabuan, pra, dredharakët me rastin e kësaj zgjedhjeje e kjo qe shkaktore e shkatërrimit të tyre të fundit.
Cinizmi ekstrem i tyre dhe “vdekja e natyrshme” nuk i çliron dot këta aktorë politikë nga gjyqi i historisë. Nuk e di se kush më gënjeu që heshtja është flori! Pastaj më thanë më mirë “ik”, ku nuk kruhesh nga morrat… atje në parcelën ku luzojnë vetëm horrat. Unë nuk e di nga më rrjedhën fjalët dhe netët i shtyej duke menduar – si bëhet halli këtij vendi.
Unë nuk aludoj vetëm në deputetët “antikë”, por edhe në shumë traktatistë oligarkësh opozitarë që janë marrë me këto çështje hektarësh, pronash, dhoma e dëshmive, gylenistëve, Mitrovicë e Ujmanë etj. Ndonëse andej në kancelaritë e tyre shkruhej “bukur” antishqptarishtë. Të gjitha këto mijëra hektar i humbëm. Ah këta oligarkë e deputet të poezisë antikombëtare?!
A të zeztë e pranveres apo veres! Po vallë kush martohet në parlamentë? Vinë e shkojnë tregtarët e trojeve, nesër do votohet! Mblidhet parlamenti, bëhen aleanca, hiç mos u mërzitni, vëllëzër shqipëta:
“Këto troje dardane janë të Cërnagorës, Serbisë e të Maqedonisë etj!”
Sa herë “horratë” krihen e zgërdhihen, digjen mijëra e mijëra hektarë dhe nuk skuqen e nuk turpwrohen nga turpi… “80 deputetët dredharak” që i dhan votë demarkacionit. I falen 8200 hektarë dhe 3200 hektarë edhe Debelldenë të Dardanisë e lamë me gjak, 80 “hora” të kombit pa hezitim votuan që ta rrisin territorin e botës sllave të Serbisë, Maqedonise e Malit të Zi, edhe ashtu të rritur në kurriz të shqiptarëve ndër shekuj. Absurdi politikë i opozitës, qenka marramendës. Shikoni këto fytyra e mbani mend!”
Të gjitha shenjat tregonin se komunistët e rinjë ishin përgatitur nga baballarët e tyre për një sundim tepër të gjatë. Dardania ishte mësuar me fatkeqësi të zgjatura, zagarët duke menduar, me sa dukej, sundim të përjetshëm. Makina mitformuese “bolshevike” ishte e tillë, saqë, edhe pas rënies së tiranis sllave, vazhdoi prodhimin e saj me bijtë e tyre. E riparimet, e në këtë rast, nuk ishin gjë tjetër veç mbulime krimesh, ekonomike, njerëzore, që nuk mund të gëlltitëshin dot nga asnjë kohë…
Kot jemi përpjekur për t’i kritikuar mesa duket dhe koha e maskarenjëve, na paskan tradhëtuar. Ej dredharak, shkoni te varri e pyetni Ademin! Sepse ne sundimtarët, brenda vetes dreqin keni!
Dëshira për të pushtuar pushtet, vërtet është diçka e natyrëshme dhe e zakonshme për ta; dhe gjithmonë, kur e bëjnë politikanët e korruptuar që mundën, lavdërohen, ose të paktën nuk do të qyrtohen nga partitë e tyre dhe një ditë (po) nga Gjykata; mirpo kur nuk munden, por duan ta bëjnë me çdo kushtë përseri për ta kapur pushtetin, këtu është gabim dhe lypset gjykuar e dënuar.
Pra, dredharakët kishin bërë këto gabime të rënda: i kishin shtuar fisnikët e vegjëll e kishin forcuar në Dardani fuqinë e një korrupsioni politikë; kishin sjellë në Dardani të huaj shkja e turk shumë të fuqishëm; kishin ardhur jo të banojnë këtu; por për të krijuar koloni në Kek, Airoportë, Portale Doganore etj… Dredharakët, posaçërisht sundimtarët qenë ngritur me ndihmën votuesve kurse këta dredharak lindën pas luftës, kështu ligjet e shtetit nuk kishin rëndësi në ndonjë kuptim të veçantë ideologjik.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Dhe këta dredharakë, fatkeqësisht, vazhdojnë të sundojnë! Dhe askush nuk çanë kryet për këtë sëmundje të tmerrshme që ka rrokur kombin shqiptar!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu