ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Shënime dhe kujtime nga notesi im për disa ngjarje të periudhës para e pas luftës…!

Shkrime relevante

Një histori ndryshe për një ngjarje historike në një roman, rrëfyer nga Bardh Nëngurra

Bardh Nëngurra, Sarpborg, Norvegji HYRJE Ishte verë e vitit 1972 dhe udhtoja me...

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Nga: Kumrie Shala, shkrimtare
___
PARA DHE PAS LUFTE
* Të shkëputura disa ngjarje kur lufta përfshiu Kosovën dhe pas saj “liri”!
Lufta shpërtheu, e bashkë me luftën edhe  vullneti për të çliruar atdheun tim të përvuajtur.
Një ngjarje për rininë shqiptare të Kosovës e timen ne  luftën e fundit.
Nën kthetrat e shkjaut me dekada,populli im e bashkë me të edhe rinia ime . Atëherë kur unë se bashku me shokët dhe shoqet e mia shpërthenim ne fazën e zhvillimit, për te dashuruar, për te shijuar rininë,për te jetuar si çdo ri në botën e civilizuar e demokratike, nuk na lejuan pse ne ishim shqiptarë, sepse ne ne vënd qe te dashuronim, ne dashuruam pushkën që të çlirojmë vendin tonë nga okupatori shekullor serbë.
Si çdoherë ndërshekuj , ulërimat e gjakpirësve morën dhenë para 25 viteve,qe edhe  hijet tona i kishin fobi,edhe diellin deshën të na ndalnin, mos të rrezonte mbi Ne, i gjithë vendi ulërinte nga zërat e tyre, si qentë të tërbuar, që të na i shuajnë shpresat qe të na  rrëmbejnë te bukuren tonë – Kosovë.   Saherë që na takonin ishte fjala e  tyre “tisi allbanac”,e vërtetë se Ne, ishim shqiptarë,e për ta ishim halë në sy, për ogurzinjtë, okupatorin serbë. Atë botë, filluan te shkatërrojnë ; rininë, shkolla, fabrika, spitale, burgosin intelektual, deshën edhe ëndrrat  të na i shkatrrojnin dhe jetën tonë, edhe pse padrejtësisht u munduan  çdo gjë rreth nesh ta na bëjnë shkrumbë e hijë.
Dikur studente e  pastaj luftetare e flaktë për çlirimin e atdheut  tim, për lirinë e popullit tim të përvuajtur nga ogurzinjtë shekullor,e bashkë më rininë tonë e  timën ,lufta filloj, detyrat që afroheshin ishin gëzimi jonë,” O vdekje o liri”, ishte e ngulitur kjo fjali në kokat tona, qe brez pas brezi,na lanë baballarët, gjyshërit e stërgjyshërit tonë. Ne, e harruam dhe e lamë pas dore rininë tonë qe ti dalim zot, vendit tonë, tokave të baballareve e stergjusherve tonë.
Në atë botë ishin ditë trishtimi të jetës s’sonë ,por edhe të gëzimit, që njëherë përgjithëson, UÇK-ja, ndali hovin e çetnikëve ,militarëve dhe paramilitareve serbë, ndaj popullit tim të përvuajtur më shekuj.
Lufta mori përmasa në gjithë territorin e Kosovës, e se bashku me ushtrinë tonë të lavdishme nuk kursyem as rininë tonë, që ja falëm atdheut, popullit, kullave, maleve ,fushave te vendit tim-Kosovë.
Falë gjakut të derdhur të Invalidëve të  ushtrisë sonë te lavdishme -UÇK-se, falë dëshmorëve, martirëve , veteraneve të mirëfilltë, sot ne po gëzojmë lirinë,duke falenderuar edhe Bashkesinë Nderkombetare, NATO-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.për lirinë  sakrificën time, dhe sakrificën e të gjithëve atyre që kontribuuan për Kosovën,asnjëhere nuk është e plotë pa të dashurit tanë, që u zhdukën pa gjurmë që u dergjen nëpër burgje, nga ogurzinjtë grabitqare serbë.
Dikur nxënëse, studente e flakte për çlirimin e vendit tim, atë botë rinia mbeti pasdore,e tani pleqëria po vjen me vrap, por prapë me zuri te pa thyeshme për drejtësinë barazinë e popullit tim te përvuajtur…
E ne, sot jemi me zemër të thyer, me rini te vonuar,  pa lirinë dhe pavarësinë e plot te vendit tim te përvuajtur me shekuj…
Politika e shtetit tonë nuk do te doja qe ju pushtetaret tonë, të harroni sakrifocën e popullit e te rinisë shqiptare ne Kosovë, ne përgjithësi.
Është e dhimshme nese nuk ndali e të shikon së pas 25 viteve çka kemi vuajtur, e tash ti fusim vësht ne lesh, është pa dinjitetshme, që të shtrini dorën e pajtimit me ogurzinjtë shekullor; të falni varre te pa zbuluara, të falni dhunime, të falni masakratë në territorin e Kosovës, të falni toka, të falni çdo gjë t’pa falshme, e mbi të gjitha të falni plagë e  gjak, e hajrat (prona) qe askush ne botë  si  kishte falur, atyre gjakpirsave që deshtën të na shpopullojën, e që rininë  tonë e bëri të plakët para kohe.
Ata të cilët u munduan më çdo kusht te na bindin të harrojmë vendin tonë, por këtë se arritën e tash ju politika e shtetin tē Kosovës, mos lejoni që rinia jonë, të leshon me vetëdeshire Kosovēn, por krijoni kishte për ta, që te mos të mbetët vëndi ynë ne pleq e plaka, punoni fort për te mirën e ketij vendi se ka vuajtur shumë e mos i lejoni ta harrojë vendlindjen e tyre te përvujtur brez pas brezi.
Prandaj  ju politikanet tonë duhet te jenë te kujdeshëm së çka nënshkruajnë e çfarë vendosin për Kosovën. Ky popull ka vujtë shumë, ju denon vuajtja e tij, nese padrejtësishtë  aprovoni vendime që lendojnë të gjallët e të vdekurit.
Mos falni ,gjak e plagë, mos  falni varre te pa zbuluara përhirë të popillit, për hirë të rinisë, për hirë te burgosurve, për hirē te Dëshmorëve që pushojnë në varre,që u flijuan për lirinë e shteti tonë!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkrimi juaj është një testament i fuqishëm i rezistencës dhe sfidave që ka përjetuar populli ynë.
    Edhe pse kanë kaluar 25 vite nga çlirimi, Kosovës ended i mbetet të bëj në ndërtimin e shtetësisë dhe konsolidimin e demokracisë. Synimin të bëhemi pjesë e organizmave ndërkombëtar dhe integrimeve euroatlantike vazhdon të mbetet thelbësor.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu