ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Vendosen tabelat informuese për rëndësinë e Ujëvarave të Mirushës

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

31 janar 2024, Mirushë

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Ecopana, përfaqësuese e WWF Adria në Kosovë, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës kanë bërë sot vendosjen e tabelave informuese për rëndësinë e Ujëvarave të Mirushës si Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë. Vendosja e këtyre tabelave ka për qëllim të ndërgjegjësojë vizitorët për rëndësinë ekologjike, shkencore, estetike, kulturo-historike dhe atë turistike të Ujëvarave të Mirushës.

Territori i Ujëvarave të Mirushës ka një biodiversitet të pasur, me rreth 330 lloje të bimëve vaskulare, 44 lloje të kërpudhave të larta, lloje të shumta të shtazëve, e dhjetëra lloje të rralla insektesh të ujërave. Tabelat informuese të sapovendosura do të kontribuojnë në ndërgjegjësim mjedisor dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë në ruajtjen e trashëgimisë unike natyrore të Ujëvarave të Mirushës. Me vendosjen e këtyre tabelave, ne shpresojmë të nxisim turizëm të përgjegjshëm dhe të kontribuojmë në shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore”, tha Krenare Salihu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Ecopana/WWF Adria në Kosovë.

Ajo sqaroi se aktiviteti për vendosjen e tabelave informuese është bërë në kuadër të projektit për pendën (digën) e Mirushës, që mbështet nga organizatat The Nature Conservatory (TNC), Open Rivers Programme (ORP), zbatuar nga Ecopana/WWF Adria në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Komunën e Malishevës, Universitetin e Prishtinës si dhe institucionet tjera relevante. Penda në Mirushë ishte ndërtuar ilegalisht midis viteve 2011 dhe 2013 fillimisht për prodhim hidroenergjetik, por tani nuk shërben për asnjë qëllim. Studimet e bëra në kuadër të këtij projektit të Ecopana/WWF Adriana në Kosovë për pendën e Mirushës tregojnë se ndikimi i saj ka qenë i dëmshëm për florën e faunën.

“Gjatë vitit 2023 kemi bërë studime profesionale rreth lumit Mirusha si një nga degët e majta me të rëndësishmë të Drinit të Bardhë, si dhe studime për ndikimin e pendës në biodiversitet dhe mjedis, anën hidrologjike e statike si dhe sigurinë e saj. Jemi në diskutime së bashku me MMPHI-në si dhe me Komunën e Malishevës për të marrë vendimin për zgjidhjen më të mirë të mundshme, në radhë të parë për banorët që jetojnë afër, për faunën ujore që për fat të mirë është mjaft e pasur, si dhe për mjedisin”, shtoi drejtoresha ekzekutive e organizatës Ecopana/WWF Adria në Kosovë, Krenare Salihu. 

Ndërsa Sami Behrami nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Natyrës falenderoi Ecopana/WWF Adria për mbështetje në vendosjen e tabelave informuese. 

“Këto tabela kanë rëndësi të vecantë meqë ata që e vizitojnë Mirushën do të njoftohen më mirë për vlerat e ujëvarave dhe potencialin natyror që posedon kjo zonë. Për shkak të këtyra vlerave kjo zonë në vitin 2012 me një vendim të qeverisë është e mbrojtur si Monument i Natyrës me Rëndësi të Vecantë me sipërfaqe prej rreth 600 hektarësh”, theksoi ai.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në komunën e Malishevës, Avdi Morina gjatë vendosjes së tabelave informuese theksoi rëndësinë e kujdesit më të madh të institucionale lokale dhe qëndrore për mbrojtjen e Ujëvarave të Mirushës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu