ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Serbia sfidon BE-në dhe SHBA-të – bëhet gati për luftë

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

  • 17 dhjetori serb i vitit 2023 ngjet aq shumë me 30 janarin gjerman të vitit 1933.

Marrëveshja e Brukselit [24 shkurt 2023] nuk merrte në konsideratë letrën e Joe Biden-it dërguar presidentit serb në fillim të mandatit të tij, ku potencohej njohja reciproke në qendër të dialogut Kosovë-Serbi, në themel kishte kalkulimet gjeopolitike të Francës dhe interesat e saj në Europën Juglindore. Prandaj, si e tilë, ajo i bën lëshime të ndjeshme Serbisë, me idenë që të kalohet nga njohja në qendër të dialogut tek njohja vetëm de fakto, duke e shoqëruar atë me lëshime shtesë që kanë të bëjnë me krijimin gradual të “Botës serbe”. Kështu gjykonin në Paris e më pas edhe në Bruksel, se Beogradi do të gjykojë racionalisht dhe do të pajtohet të shkëputet nga ndikimi rus.

Në këtë kuadër, Britania e Madhe rezulton se gjykonte më racionalisht duke qartësuar pozicionin e saj, pa kalkuluar në mundësitë e tërheqjes së shpejtë të Serbisë nga hemisfera e interesit rus. Ndërkaq blerja e kohës nga ana e Serbisë përmes mbështetjes së Ukrainës me stoqet e armëve dhe municionit serb, mund të cilësohet hë për hë vetëm veprim taktik i qastit dhe kalkulim më shumë prej ushtarakësh se sa prej politikanësh vizionarë.

Vazhdimi i luftës në Ukrainë gradualisht e shndërron Rusinë në vasale të Kinës ndërkaq Serbinë në vasale të Rusisë. Por, nëse për BE-në dhe Europën në tërësi rreziku rus është permanent, mbështetja për ushtrinë ukrainase është de fakto beteja vendimtare për ta ndalur shtrirjen e Rusisë tutje qoftë në Baltik, qoftë në Ballkan, për SHBA-të, për aq kohë sa ato vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën me kapacitetet që po e mbështesin, Kina shndërrohet në rivalin e saj kryesor, që synim ka riformatimin “e rendit ndërkombëtar dhe fuqinë ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike për ta bërë këtë.”
Si në rastin e Kinës, edhe në rastin e Rusisë, është e ditur – ato tashmë kanë objektiva të qarta strategjike për riformësimin e rendit botëror. A do të jetë ky rend i bazuar në interesat e pesë fuqive të reja [SHBA-ve, BE-së, Kinës, Rusisë dhe Indisë], duke etabluar Rusinë në mesin e pesëshes, apo jo, është jetike për Serbinë.
Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet e fundit në Serbi, pohon politologia e njohur e portalit kroat Geopolitika dhe politologe nga Universiteti Libertas, Dr Jadranka Polović, “tregojnë se Rusia po vepron në rajon me më shumë besim, si një aktor që haptazi synon të formësojë politikën rajonale”. Në këtë kuadër, çështja në këtë rrjedhë zhvillimesh gjeopolitike nuk është vetëm lufta në Ukrainë, por edhe mundësitë që ajo të ketë fronte të reja në Europë e gjetkë, duke e shpërqëndruar betejën me Rusinë dhe frontin e ndarjes mes pesë të fuqishme në fjalë. Në këtë përplasje të karakterit të pastër gjeopolitikë, zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe fundi i tyre tashmë i njohur, rezultojnë t’i kenë shërbyer çimentimit të pushtetit të Aleksandër Vuçiqit më shumë se çdo pararendësi të tij, duke përfshirë në këtë kuadër edhe vetë Milosheviqin.

Vuçiqi tashmë këtë fuqi politike do ta përdorë për pozicionim edhe më pro Rusisë, duke cenuar rëndë interesat e BE-së dhe SHBA-ve në rajon.
Në rrafshin e analizës politike gjithësesi se mirren në konsideratë deklaratat e politikanëve, por që analiza të jetë më e plotë, më shumë i kushtohet vëmendje veprimeve të tyre. Në këtë pikë analistët i gjasojnë sivëllezërve të tyre që veprojnë në Intelegjencë. Në profesionin e inteligjencës, shprehet në një shkrm të gjatë William J. Bums, të publikuar në Foreign Affairs më 30 janar, ne studiojmë me kujdes atë që thonë liderët. Por ne i kushtojmë edhe më shumë vëmendje asaj që ata bëjnë.”
Represioni në rritje i Vuçiqit ndaj opozitës në vend dhe agresiviteti i tij, me theks ndaj Kosovës, i shoqruar me thellimin e bashkëpunimit me Rusinë, Kinën, Iranin…, janë rrjedhimisht kërcnim real i paqes në rajon dhe sfidim publik që ajo i bën BE-së dhe SHBA-ve. Shih për këtë, kundërveprimi duhet të jetë i koordinuar dhe pa vonesë.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, siç njoftojnë mediat e rajonit, ka pranuar 750 dronë kamikazë Shahed-136 nga Irani. Këtë fakt e konfirmoi të hënën që lamë pas edhe zëvendësministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për Çështjet Politike, Ali Bagheri. Ndërkaq një ditë më pas, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se, Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia. Po atë ditë në Beograd zbarkoi Mirosllav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe si për të mbuluar veprimet që pritet të ndërmarrë Vuçiqi ndaj Kosovës në javët në vijim, ai pretendon të rikthejë në vëmendje çlshtjen e dialogut, respektivisht realizimin e Marrëveshjes së Brukselit!

Ndërkohë, pas 13 vitesh Serbia po konsideron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke shfrytëzuar si alibi tensionet në Ballkan e kudo në EvropëAi ka thënë se ka marrë “argumente të forta” nga ushtarakët për ta rikthyer draftin, që ishte pezulluar më 2011 në përpjekjen për të profesionalizuar ushtrinë.
Iniciativa për këtë çështje, komentojnë mediat, ishte nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe, ndërkaq propozimi i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.
Presidenti serb u ka thënë gazetarëve se shërbimi ushtarak do të vendoset të jetë mes 90 apo 100 ditëve.
Kjo ide – e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, me të drejtë është cilësuar nga ekspertë e fushës jo vetëm të rajonit, se ka për synim destabilizimin e rajonit.

Formalisht Serbia është neutrale, por ushtria serbe si gjithmonë mban lidhje të ngushta me Rusinë. Nga Rusia blen shumicën e armëve të saj, duke përfshirë avionë luftarakë dhe tanke. Edhe pse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes I Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, disa herë në prononcimet e tij publike së fundmi ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar nga Serbia. Në konferencën e fundvitit për medie, Maqedonci ka thënë se tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovën.

Gjenerali Mojsiloviq i Serbisë…

Me këto veprime jo vetëm Serbia, por edhe një lagje e diplomatëve perendimor, de fakto po sfidojnë tok si BE-në edhe SHBA-të, ndërkaq vajtje-ardhjet e Lajçakut vetëm sa i shërbejnë vetmashtrimit në “sistemin” liberal-demokratik të Weimar-it, alias Beogradit, teksa ushqehet tutje iluzioni se Serbia, vazhdon të ketë nevojë për forcën restauruese të një lideri të dorës së fortë, siç është Aleksandër Vuçiqi!

Prandaj 17 dhjetori serb i vitit 2023 ngjet aq shumë me 30 janarin gjerman të vitit 1933. Këtë fakt kanë filluar ta pranojnë liberalët real të Serbisë, por jo edhe dyshja Borrel-Lajçak!
Refuzimi i pranimit të këtij realiteti, nuk do të thotë se ai nuk egziston!

Kompleksiteti në rritje i zhvillimeve politike në rajon, mbi të gjitha, shpejtësia e zhvillimeve në rrafshin global, është dhe po vazhdon të jetë e një rëndësie vendimtare. Në këtë kontekst, përshtatshmëria e shtuar e shtetit do të jetë thelbësore: në një botë të karakterizuar nga ndryshime të shpejta, dy republikat tona [Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës] duhet të jetn në gjendje të reagojë shpejt ndaj këtyre zhvillimeve të reja. Kjo kërkon jo vetëm që strukturat të bëhen më fleksibël, por edhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të sigurisë dhe intelegjencies.

Ushtrimet luftarake të Ushtrisë së Serbisë…

Në një botë të ndërvarur, shumë nga ndeshtrashat në sferën e sigurisë, kalojnë kufijtë. Një politikë që këtë sferë të interesit nacional, e lë totalisht në duart e “instrumenteve” mbinacionale, ose edhe më keq, një politikë e mbyllur në lëvozhgën e interesit të ngushtë shtetëror, nuk i përgjigjet realiteteve komplekse. Prandaj, në këto rrethana, ne duhet të vepromë si Komb.
___________
Fusnotat:

1. William J. Burnshttps://www.foreignaffairs.com/united-states/cia-spycraft-and-statecraft-william-burns
2. 
Dr Jadranka Polović: https://www.geopolitika.news/razgovori/intervjui/dr-sc-j-polovic-globalna-geopolitika-je-na-raskrizju-a-broj-vojnih-sukoba-u-porastu/
3. Po aty.
4. https://www.slobodnaevropa.org/a/srbija-obavezni-vojni-rok-inicijativa/32762793.html

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Njerezit e zakonshem ose te rendomte ne pozita ose funksione te larta dhe te jashtezakonshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe te tjera: Sipas ideve dhe teorive te njohura shkencore ose politologjike, jane me te rrezikshem, me helmues dhe vdekjeprues, se sa tiranet, diktaroret, vrasesit, masakruesit ose sundimtaret e huaj.

    Me kupto pa te keq z.Ramabaja!

    Joe Biden eshte plak matuf, ose nje lider (politikan) i shpenzuar dhe konsumuar aq shume nga jeta e gjate politike ne SHBA-s. Donald Trump, jo vetem qe eshte i moshuar ose plak, por edhe i pa ditur ose krejt hajvan! Plus mik dhe jaran i forte i masonerise dhe oligarkise boterore. Miliarder i “kalibrit” ose “formatit ruse” si Behgjet Pacolli etj.

    BE-s nderkaq, ngjane ne kullen e Babilonise dikur…kur krahu i djathte i saj, nuk dinte kurre se cka (cfare) ben ose planifikon i majti ose anasjelltas.

    Putini i Rusise eshte ne epersi enorme dhe absolute ne raport me Brukselin dhe Uashingtonin…

    Nuk perjashtohet mundesia qe ruset te fitojne edhe luften e tyre imperiale dhe apokaliptike-kunder Ukraines….per te zbritur dikur me vone ne Kosove (Ballkan) me ndihmen e Rexhep Taip Erdoganit, Aleksandar Vucicit, Edvin Rames, Behgjet Pacollit, Albin Kurtit dhe Vosa Osmankes & Company! E ndoshta dikur me vone deri ne Bruksel…!?

    Ne ate loje te ndyer, makabre, funebre dhe teper perfide, te te ashtuquajturit “profesor doktoret” ose “akademiket” (dekademiket) e ndryshem shqiptar ose kosovar, jane vetem marioneta ose kuaj trojan ne “shahun e madh” politik dhe diplomatik te bllokut (kampit) te njohur ruso-turk ne Ballkan (Kosove)….!

    Nderkohe qe lojtaret e rryer dhe me pervoje, nuk i japin ( nuk i falin) kurre Mbretin dhe Mberetereshen per “tore” ose kuajt te thjeshte ne fushe si Albin Kurti, Edvin Rama, Behgjet Pacolli etj…te cilit ti (me shume te tjere si ti) i quani “heronj” ose “gardian te shtetit”!

    Nuk ecet kurre perpara me nje hap para dhe dy hapa prapa, o jarani i pites!

    Flasim me vone, nese Donald Trumpi vjen (kthehet) prap ne pushtet!?

    Do kete me pak ( ose hic) SHBA-s ne Nato, BE-s (Gjermani) dhe ne Kosove e Shqiperi…dhe shume me teper Rusi dhe Turqi ne Ballkan!

    Do kete me pak luftera ose konflikte te ndryshme, por shume me teper konfuzion, anarki dhe siguri gjithandej globit.

    Dhe, ti me te tjeret si ti, do jeni prap “prof. dr.” ose “akademik” ne Kosove e gjithandej….fale censures dhe mediokracise se editoreve ose botuesve te ndryshem kosovar, te cilet ua kane dhene ate mundesi per shkaqe ose motive te panjohura dhe evazive.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu