ARKIVI:
4 Mars 2025

Entuziazmi për kryeministrin shqiptar të Maqedonisë Veriore

Shkrime relevante

Kur avokati Spartak Ngjela flet qesim

Eshref Ymeri Në emisionin “Breaking” të kanalit televiziv “Top Channel” të datës...

Përse në Maqedoni nuk shkruhen emrat e shqiptarëve siç janë?

Dr. Anna Hida, Romë (Nushe Zhuba) Shumë pyetje ia drejtoj vetës, por nuk...

Pse nuk ia pranoj mikes vlerësimin e saj për mua si atdhetar…?!

Nga: Gjergj Kabashi Një mike me shkroi me 1 mars 2025 se...

Përvetësimi i Gjergj Kastriotit duhet t’ua marrë shqiptarëve rrënjen historike

Daut Dauti, historian, Londër Shkrimtari Jusuf Buxhovi, është i njohur si njëri...

Shpërndaj

Nga: Arif Molliqi
___
“Jena gëzua, jena gëzua/
jena ba me u tranue…” thotë disi kështu një këngë e jona.
Edhe në shqiptarët kudo qofshim (është bërë modë të themi kështu), jena gëzua që në Maqedoninë e V. është zgjedh një kryeministër Shqiptar- Talat Xhaferi.
Edhe unë them së është mirë kjo që ka ndodhë.
Edhe unë jam gëzuar.
Pa marrë parasysh se ky kryeministër është i përkohshëm për 3-4 muaj, është qeveri teknike, me detyra të kufizuara…
Edhe ashtu jemi gëzuar.
Gjithsesi “Kryeministrin teknik” e “promovuan” me shumë pompozitet “ajka” e mediave shqiptare si: Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhala të sponsorizuar nga BDI-ja, dhe që gjithë kohën gjatë ceremonisë ata qëndronin në ulëset e ambasadorëve dhe VIP-ave, në sallën e Parlamentit maqedonas…
Edhe ky gjest na gëzoj(?!)
Nejse, në kemi harruar (për pak qaste) se në qeverisjen e BDI-së, 20 vjet kanë mbetur vendbanime, fshatra shqiptare në Maqedoni që s´kanë shkolla në gjuhën shqipe, s´ka emërtime shqip, s´ka lëshim dokumentesh shqip…Në librat e gjeografisë dhe historisë çka nuk thuhet për shqiptarët…?!
Nejse,
në kemi harruar se edhe në kohën e Jugosllavisë kemi pas kryetar shqiptar Sinan Hasanin… dhe e dini ku kemi qenë?! Disa në burgje, disa me të drejta të kufizuara dhe qytetarë të diskriminuar…Pra, ai kryetar, paramendo i gjithë Jugosllavisë çka prodhonte përveç lavdërimeve (sikur tani) dhe burgjeve si ky i Idrizovës…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu